[ PREMISE 9/10:
Morphine mbeten nje nga grupet me origjinale dhe eksperimental te viteve '90.
U frymezuan nga shume lloje te ndryshme muzike (blues, rockabilly, jazz, new wave), por asnjehere nuk e humben rrymen e tyre te vecante: ate te nje muzike te udhehequr vetem nga saksi dhe kitare bass me dy tela. ]
[ketu nje prezantim te shkurter me nje nga emrat me te medhenj te muzikes se viteve '90]
Mark Sandman (1952 - 1999) mbetet gjithashtu nje nga personalitetet me ndikues ne ate dekade.
Sandman nuk i perfundon studimet e larta e i dedikohet muzikes. I apasionuar pas instrumenteve afrikane vetem me nje tele, vendos te mesoje kitaren bass pa taste (
fretless) vetem me dy tela: ishte i bindur se dy tela mjaftonin per te tingelluar te gjithe notat e mundshme. Ishte gjithashtu edhe nja fan i zjarrte i poezise se Beat Generation, i
Tom Waits dhe
Nick Cave (mjaft te degjosh nje note ne muziken qe luante!). Ne te vertete Sandman ishte edhe nje poli-instrumentist. Me pare kishte patur shume eksperienca te ndryshme (punoi si taksist, ndihmes ne peshkarezhat e Uashington-it, por nderkohe enderronte te kishte nje bande).
Good (albumi debut i 1992) eshte sinteza e pare e ketij produkti artistik. Kopertina eshte nje vizatim shumengjyresh plot lule ekzotike. Ky album i pare sherben edhe si nje lokalizues i menjehershem i stilit te trios
Morphine: nje hibrid jazz-i, rock'n roll-i me nje kantautor me ze bariton. Atmosfera qe krijohet eshte ajo
noir, plot tym e mbushur me nje vokalitet thellesisht te ngrohte.
'Good' eshte
title-track, ajo qe jep menjehere nje shembull te thjeshte te asaj qe do behej tingulli dallues i
Morphine. Nje
riff spiral se cilit i bashkohet saksi dhe tamburet afrikane. Zeri i thelle i Sandman hyn embelsisht ne nje kontekst erotik (
You're good good good good / ti je e mire, e mire, e mire, e mire...) e me vone (
You push push push so good...). Ndersa saksi degjohet akoma edhe me shume, nje nderthurje blues-i,
cool-jazz e tribalizmi perfundon kengen qe i jep titullin albumit.
'The Saddest Song' paraqet nje poezi te embel, pothuajse te trishtueshme. Muzike qe fsheh nje balade perbrenda.
TREAT ME WRONG HONEY, I DON'T CARE
'Claire' eshte akoma me origjinale, nje kryeveper nese do e degjoni! Keto dy kenge jane ndoshta prova me e forte sesi mund te krijosh nje blues modern ne vitet '90 te karikuar njekohesisht me drame e intensitet, por pa emocionin tipik te nje blues-i klasik.
Duetet e saksit dhe bass-it jane ato qe vendosin strukturen e kenges me nje riff te cilin eshte me te vertete e veshtire ta harrosh:
Treat me wrong honey I don't care
You never liked much anyway
You told me meet you about half past eight
You said you'd kill me if I was late Claire
Oh Claire
(me trajto keq e dashur, nuk me behet vone
une kurre nuk te kam pelqyer shume
me the te te takoja ne tete e gjysme
me the se do me vrisje nese behesha vone Claire
Oh Claire)