26 August, 2014

HOLY GHOST! - 'DO IT AGAIN' [HOLY GHOST!, 2011]

Deshmi per suksesin e nje revival-i, te rilyer me boje, te viteve '80 (degjo te hershmit LCD Soundsystem apo The Rapture), muzika e kercimit [dance] u rikthya fuqishem me keto Holy Ghost!, ose amerikanet (Nick Millhiser dhe Alex Frankel) nga Bruklini (NY).
Pasi firmosen per etiketen e pavarur DFA Records, 'Do It Again' sherbeu si prelud per albumin e tyre te 2011 me te njejtin titull.
Nje mesim per sjelljen ne rastisje 'hipster-ash' apo 'normcore'. Cfaredolloj gjeje duan te thone keta terma sot!





VIVA LA FÊTE - 'NOIR DÉSIR' [OST I KILLED MY MOTHER, 2009]

Hubert Minel: What would you do if I died today?
Chantale: I'd die tomorrow. 
 
Hubert Minel: I wasn't born to have a mother.
Julie: Maybe your mother wasn't born to have a son.
 
Chantale: Do I look dead to you? 
 
 
 

24 August, 2014

VERA PO MBARON... E UNE FLUTUROJ TUTJE.

Te qeshurit bashke, kripa mbi trupin ende te palare, linjat e kodrinave te ishullit, kafeja e mengjesit (e stermadhe), rera e nxehte, syzet e diellit, lekura e qetesuar, leshimi nen uje, dielli mik, syte, kafshet e veres, plazhi i fshehur, te berit banje lakuriq, ngjitja mbi shkembinj, njohja me njerez te rinj, djerset nga vapa, floket e kuqerremte, era qe than, gjuha e huaj, nata, vetedija qe rritet, vendi i humbur, bota e vogel, dashuria pas kendit, deshira per braktisje mendjeje, gjumi, agimi ne plazh...
Mos valle duhet te shkoj me tutje une nga kjo bukuri e gjithanshme? E perkohshme dhe mbaruese si fluturimi i nje disku frisbee!








06 August, 2014

JUANA MOLINA - MASHTRIME NE LABIRINTIN (FOLK DIXHITAL) ARGJENTINAS














Une dua jo nje grua, dua shume gra, sic vihet re ne shqyrtimet artistike kete muaj... Mirepo, njera ne vecanti me ka mashtruar mire kete muaj; Juana Molina.
Argjentinase (lindur ne Buenos Aires me 1967), kendon me pak ze, gati peshperit polishtresash (vjersha ne gjuhen meme) non-sense ('Un Día').
Folktronike dhome jo kaq e lehte per tu percjelle, efekte instrumentesh plastike (proto-techno), hipnotizimi nga cudia dhe ciklet e zgjatura te vokalit femeror (femijeror!) krijojne ambjent enderrimtar te magjishem, sikur mbeshtjellur ne bimesine e drureve te atij vendi te bukur shtrire ne kontinent...


















Dream-pop, folk dixhital si tek 'Dar (Qué Difícil)', quajeni si ta doni, fakti eshte qe kjo muze propozon nje muzike origjinale, shprehese si nje kuader panamerikan, me kaq nuanca saqe te duket vetja sikur je ne nje park lojrash, pasi ke thithur tymin e gjetheve qe indios djegin... Kercime obsesive ('Los Hongos de Marosa'), ku psikika vihet ne prove (shpirti i kohes?) ne saje te zerit qe tregon lirika me nje interpretim abstrakt. 
Gjeni Juana Molina; gjeni eshte gruaja!




04 August, 2014

NIKITA QUASIM - MIKROTINGULL NE PJESE PER PIANO

Edhe pse gjen pak informacion ne web, tashme eshte e njohur legjenda qe tregohet per kete vajze; filloi te luaje muzike (te eksperimentoje, me mire) ne moshen 11-vjecare, kur e ema mbushte vetem 40-vjecare. Fenomeni qe i terhoqi vemendjen ishin zhurmat e paqarta te centrifuges se lavanderise. Kjo i regjistroi e i kampjonoi me nje kompjuter Apple...


















Eshte e vertete: muzika e saj eshte tmerresisht klasike (sidomos live ne piano), mirepo me nje dendesi te madhe elektronike dixhitale e doze eksperimentimi. Kombinimi fitues eshte nje lloj ndjesie i nje fantazme brenda ne erresire...
Akoma jo shume e njohur nga kritika (edhe pse nen mbeshtetjen e Nicolas Jaar dhe etiketes Clown and Sunset), nentembedhjete-vjacarja Nikita Quasim (po, lexuat mire; 19-vjecare sot!), me origjine ruse (San Pjeterburgu) dhe afgane, pritet te beje per vehte mjaft te interesuar te zhanrit...




03 August, 2014

JENNY HVAL - FRAGMENTE TE MEMORIES TE TRANSKRIPTUARA SHTREMBER [INNOCENCE IS KINKY, 2013]

The voice is a second flesh that cannot be seen.
This body is not the vision.
The seer cannot go there.



















Liria.
Akuti ne rritje derisa behet i panatyrshem per veshin human.
Po, sepse eshte zeri madheshtia e muzikes se norvegjezes Jenny Hval (lindur e rezidente ne Oslo). Tone kaq te sfazuara saqe gjurmet audio shnderrohen ne instalime visuale per mendjen, marrin forma te crregullta e zbulohen e zhduken papritmas.
Nuk ka nje ritem te arsyeshem ne kete eksperiment te zerit (kujtoni Meredith Monk, Diamanda Galas), duke mos paralajmeruar fundin (where do I end?) dhe pa pretendime mirekuptimi. Gjendje qe verifikohet ne (pa)kushtet e lirise totale, piketakimet elimohen e hapesira mbush e vetmuar vizionin.



















Femerore.
Pershkruar si nje personalitet i forte (i papajtueshem me klishet e artit sot!) dhe e dhene per multidisiplina (audio-artist), Jenny Hval shpreh nje sensualitet te semure (“Hello? Excuse me? / I think you left something at my house... / Oh yes... My virginity. / Bring. It. Back”) me nje medyshje mes kenges e recitimit, ku kitaret elektrike sherbejne si paralele zbutese.

AI ASO - JAPONEZJA E BRISHTE, E PAPESHE DHE KALIMTARE




















Me trajta, zeri is saj duket aq i lehte, saqe mendon se do te fluturoje tutje.
Muzike vaji engjellore. Ninulla adulte.
E (te dish) qe ka bashkepunuar edhe me banda metalaresh eksperimentale japoneze.
Modalitet ekstrem ne perpunimin e tingullit (minimal).
Nuk duhet t'i pyesesh asgje kesaj kukulle (sepse behet fjale per nje ze kukulle ketu!), vetem shikoje, aty ne mes te dhomes tende, boshe, teksa lekundet ndopak...





02 August, 2014

MOMMY [XAVIER DOLAN, KINEMATOGRAFI 2014]








INDOCHINE - 'COLLEGE BOY' [ECRIT & RÉALISÉ PAR XAVIER DOLAN]

"Kur jeta te shtyp eshte si nje ekran i madh me format 1:1. Mirepo, kur me ne fund jeta te buzeqesh, ekrani hapet gjeresisht e ajo qe sheh te le pa fjale..."
(Xavier Dolan ne lidhje me filmin e tij Mommy, prezantuar ne Kane 2014)
Dhune ofruar falas, linja ndarese mes te drejtes dhe te gabuares, qe ne moshe te re, ne korridoret e shkolles, jashte oborrit (edukues), ne syte e kolegeve nxenes (te cilet fotografojne ne kohe reale!). Indiference. Totale.
Ditet e sotme, ku ndodh dashuria?
Dhe gjetja e kanaleve te tjere shfryerje per individin qe akumulon keshtu energji negative brenda nuk eshte kurrsesi nje eksperience e lehte dhe e papjekur... 


01 August, 2014

DAVID AUGUST - 'YOU GOT TO LOVE ME' (NXENESI I HAMBURGUT NXJERR KRAHET)

Para ca muajsh kisha shkruar per kete 'pupil' (DAVID AUGUST - 'PHENOMENA' [TIMES, 2013]. CLASSICALLY TRAINED HANDS)...
Nje laissez-faire ne te gjithe kuptimet!
Rruge te lire nismave; Ti Duhet Te Me Duash ('You Got To Love Me') lexon titulli i gjurmes superhit te David August (nga Hamburg-u i Gjermanise).
Nje gjykim aspak modest, gati urdher i vetsigurte, kjo gjurme te ben per vehte fale ritmit plot te kercyeshem (too dance-able, male and female!) dhe tekstit titullar qe mban...
Ne e percjellim me entuziazem e sens lehtesie gjithashtu! 



 

SALLY GO ROUND THE ROSES

Ka kohe qe e kendoj menjeheresh bashke me mikeshen e ngushte (karaoke?)...
Seli (Sally) qe shkon te mbledhe trandafila (roses), gjest jo kaq i zakonshem (sot)...
Bime me efekte anesore te pelqyeshme per kedo, por jo shume ne linje me ligjet kombetare (ne vitet '60)...





Aroma, shije, pertypje anesore, nxjerrje abnormale, post-perceptime jashte normes; perreth trandafilave nenkuptohej mesi i drogave te lehta (bimesore)...
Duet fantastik (grupi legjendar britanik Pentangle), rebel, me prirje 'trasgresive', dalje duarsh (batute!), leshim muskujsh perkohesisht, fluturim menderor tipik, auto-pelqim shfaqes, ironi e vetkontrolluar...
'Sally Go Round The Roses' - magnetizon ne menyre te gezueshme!
Poooooooooooooo, dreqin...

VIOLETA PARRA [NE JEMI BOTA, NE JEMI FEMIJET] - 'VOLVER A LOS DIECISIETE' // VETEM DASHURIA, ME SHKENCEN E SAJ, NA BEN TE PAFAJSHEM...

Do doja te kthehesha ne moshen 17-vjecare, kur xhiroja (m)e kembe, naten, rrugeve plot pluhur te qytetit, e kur ndjehesha i sigurte nga familja (ne forme!) e besoja akoma ne magjite e zemres (ne dashuri)...
Nuk e njihja Violeta Parra-n (e nuk e kisha pare akoma filmin autobiografik!) e varret e perbashketa ne pjese te tjera te botes (ne Kili)... Nuk e dija se cili kishte qene Victor Jara...



















Nuk e di si quhet fenomeni ne fjale;
kur ne situata krejt te huaja per nga prejardhja e kultura jote, tingujt qe te kane shoqeruar qe ne vegjeli, edukimi ne moshe te re, marredheniet me prinderit e paracaktuar etj etj, ti e gjen vetveten papritmas ne momente kaq te (percaktuara!) e te cuditshme saqe pikellohesh, ndal e reflekton per periudhen qe po kalon ne pergjithesi, dhe jo thjesht ne lidhje me njerezit qe te rrethojne e qe te duan fort (fatmiresisht!), por ne raport me vetveten.
Ndoshta gjeja me e veshtire per tu piketuar ne jeten e individit (te pakten, kete perceptoj une nga librat ekzistencialiste qe lexoj rregullisht!)...
Muzike e izoluar ne kontekste gjeografike (folk tradicional), mirepo me ngarkese ndjenje kaq te rende saqe perhapet me lehtesi ne realitete te ndryshme, madje aktuale, ne segmente kohore te passhme...
Forca e se vertetes!