23 September, 2011

DISCO INFERNO - SUMMER'S LAST SOUND

23-shtator-2011: ka me shume se nje dite e gjysem qe vera na la, ne kuptimin fizik flas.
Cili e mban mend tingullin e fundit te stines qe sapo iku? Zerat, muzika, miqte, e dashura, familja: ku ishin? Ti ku ishe?
Nuk ka rendesi, s'ka gje nese nuk mban mend. Eshte ironike ceshtja, si emri i ketij grupi: Disco Inferno. Nuk bejne as muzike per disko e as muzike pop (fale Zotit). Perdorin melodi te kendshme, natyrale (zogj, zhurmen e ujit), te zgjatura e me tekste serioze (do te thoja!). Shtrihuni mbrapsht, hapni krahet dhe perqafoni tingujt e fundit... E ndjeni te ngrohtin? Dhe e gjithe kjo ne kohen kur te gjithe degjonin grunge e grupe 'rock-u' te rizbuluara bajate me vone (nuk eshte ne stilin tim te pergojoj grupe te tjera).
Benin muzike post-rock (mbani mend mire kete term te zbuluar nga Reynolds ne revisten Wire ne 1994!) dhe ne i jemi mirenjohes per kete EP te tyrin ne 1992. 
















And any fool would know
That smashing people's hearts
Can be so much more fun
Than breaking people's bones...  

/ne shqip

se cdo i marre duhet ta di
se t'i thyesh zemren njerezve
eshte me gallate
sesa t'i thyesh kockat...

21 September, 2011

BUFFALO '66 - A FILM BY VINCENT GALLO

Billy Brown: I'm asking you to come there and make me look good. Alright? And if you make a fool out of me, I swear to God, I'll kill you right there. Boom! Right in front of Mommy and Daddy. And I'll tell you something else, you make me look bad... I will never ever talk to you again, ever. But if you do a good job, well, then you can be my best friend. My best friend that I've ever had. You hear me...




















//ne shqip
Billy Brown: Po te kerkoj te vish ketu e te me besh mua te dukem mire. Ne rregull? Dhe nese tallesh me mua, te betohem qe do te te vras ne vend. Bum! Mu perpara mamit dhe babit. Dhe te them edhe kete tjetren, nese me ben te dukem keq: nuk do te te flas me kurre me goje, kurre me. Por nese sillesh mire, ti mund te behesh mikja ime me e ngushte. Mikja ime me e ngushte pergjithmone. Me degjove...

Directed by Vincent Gallo
Screenplay by Vincent Gallo, Alison Bagnall
Story by Vincent Gallo
Starring Vincent Gallo, Christina Ricci, Anjelica Huston, Ben Gazzara
Music by Vincent Gallo

20 September, 2011

EINSTURZENDE NEUBAUTEN - INSTALLATION NO. 1

Ndertesa te reja qe shemben:
Formacioni avangarde gjerman themelues i levizjes Geniale Dilettanten gjate viteve '80. Do te perfaqesoje grupin me novator dhe sugjestional per me shume se dy dekada, me nje karriere brilante derime ne ditet tona. Derivuar nga karikimi tipik provokues dhe shkaterrues i post-punk-ut, do te formohen fale "nihilizmit pozitiv" te liderit Blixa Bargeld do te luajne nje "terapi te zhurmshme" (noise-therapy). Ky i fundit do te mbroje idene e ekstraktimit elementar te zhurmes/noise ne muziken rock/industrial dhe i gjithe projekti do te vazhdoje ne vijen e nje minimalizmi qe do te ekzekutohej nga artiste jo-muzikante.





















Blixa (do te thote "te holla" duke iu referuar parave, ne fakt ketu flitet per emra fallso sepse jane qe te gjithe pjelle e mendjeve "te semura" te artisteve) shkruan tekste kryesisht ne nje tapet ekzistencialist dhe kampjonon zerin e tij me modele kafsherore dhe te fantastikuara (ndersa mezi pickon kitaren). N.U Unruh (emri ne gjendjen civile Andrew Cludy) nderhyn ne formacion me happening (forme teatri bazuar ne ngjarje dhe jo protagoniste) zhurmash dhuke u mbeshtetur ne ritmet tribale te Mufti F.M Einheit dhe nga basisti Marc Chung.

Instrumentet jane plotesisht free, dmth ato ne dispozicion te grupit, ("demokratike" me kuptimin te mases) pothuajse te gjithe primitive: hekurishte, llamarina, xhama, uje, gjilpera e cdo mbetje industriale qe riprodhon zhurme te vecante, por te vertete. Ne thelb zgjidheshin posacerisht si instrumente tipik te degradimit urban te shoqerise. Nje lloj primitivizmi muzikor ose me mire zhurmues. E gjithe idea perforcohej nga format e teatrit (Blixa do te mbetet gjithmone i pasionuar), happenings dhe shfaqje turbulluese dhe mjaft te veshtira per tu regjistruar ne nje shirit studioje. Ingredientet kryesore ishin vegla pune te industrise metalmekanike, mjaft zhurmuese dhe ciklike ne ekzekutim. Debutimi do te ndodhe ne show-n e (1980), nje vend i braktisur, shnderruar ne qendren e eksperimetimeve avangarde te kohes ne Berlinin Perendimor. Neubauten njihnin mire manifestin e futuristit Luigi Russoli, me titullin "Untergang Show", "L'arte dei rumori", 1913, njohuri qe e shfrytezojne ne manipulimin e zhurmes ne studio.

Shkak i fshehur i zhanrit te vecante qe formacioni do te perpunonte ishte shperthimi elektro-pop ne mesvitet '70 ne Gjermani te asaj rryme qe njihet me emrin Neue Deutsche Welle (edhe pse mund te perjashtojme shembullin e mire te DAF). Deklarata e pare "zyrtare" e ritualeve anti-pop do te jete albumi i debut Kollaps (1981). Gjithsesi do te kishin me shume se nje vit pothuajse qe kishin materiale origjinale. Pasi reputacioni ekzagjerues dhe unik ketyre shfaqjeje perhapet ne artikujt e revistave te artit ne Gjermanine Perendimore, grupi regjistron edhe gjurmet e para me Mongam Records per te kaluar me pas ne etiketen big te Zick Zack, etiketa me e forte ne skenen indipendent gjermane. Do te jene kjo periudhe qe do te pararendi albumin Kollaps (1981), manifestim i ideve origjinale te grupit ("Tanz Debil" do te misheroje frymezimet industriale). Do te shfrytezohen parimisht cdo burim zhurme i jetes industriale te perditshme: nga rrjedhja e ujit ("Negativ Nein"), tek zhurmat e makinerive automatike, tek carjet e asfaltit ("Steh Auh Berlin").
Nga nje pikeveshtrim artistik, Neubauten perfshijne cdo teme qe perbente rrymen industrial, te ekzekutuar nga nje formacion i ri. Ndikimet kalonin nga minimalizmi elektronik, progressive, tek free-jazz e deri tek krautrock. Fale performencave shkaterruese dhe katastrofike te Blixa-s & shoke, fama e Neubauten kalon kufijte e Gjermanise (gjate nje shfaqjeje ne Kaliforni do t'i jape flake tastierave).















Gjate turnese se pare londineze, mblidhet material per albumin fortesisht noise-industrial te Zeichnungen Des Patienten O.T. (1983) me gjurmet polemike, gati filmike te "Armeni" ndersa punohet njekohesisht edhe per 80-83 Strategien Gegen & Architekturen, antologji e veprave te para (permban "Kalte Sterne", "Schwarz"). Ne Zeichnungen Das Patienten O.T. vihet re teknikat e forta kitareske te Alexander Hacke (shpesh firmos edhe nen emrin Von Borsig). Vepra nuk mjaftohet vetem nga eksperimentet origjinale sonore te grupit ne ato vite, por do te jete edhe nje concept industrial me permbajtje dramatike dhe fije psikologjike. Duke u nisur qe nga titulli (vizatimet e pacientit O.T'), i cili i referohet Oswald Tschirtner, nje artisti skicofrenik austriak. Fragmentet zhurmues ilustrohen nga uleritje vuajtese (kryevepra "Armenia", "Abfackeln!"), gervishje mendore, djegie te mishit te njeriu, rrahje metalike periodike e shperthime zerash histerike. E para do te risjelle me mjeshteri tingujt tradicionale te Kaukazit brenda nje laboratori me inxhiniere terroriste qe cirren ndersa "permendin" torturat e nje genocidi te harruar nga shoqerite e huaja. Realizohet mrekullisht nga Neubauten duke u konsideruar si nje nga denoncimet me rrenqethese e te dhimbshme. Imagjinohen lehtesisht kufomat armene te hedhura ne varre te perbashketa poshte mbetjeve industriale te shkaterrimeve. "Styropor" ndjell shpirtra tribale me muziken gati ekzotike (flaut e perkusione) dhe te kenduarit ritual.
Blixa perzien keshtu artet vizive (mjaft provokuese imagjinata qe buron nga tingujt qe degjohen), muziken dhe hetimet psiqike ne nje album qe tingellon akoma aktual.

Projektet e fundit do te vazhdojne (sic pranojne edhe vete Neubauten nga website i tyre zyrtar) te analizojne marredheniet mes zhurmesh dhe qetesise ne muzike. Blixa do te vazhdoje te jete nje artist krijues, vegjetarian, te punoje ne projekte ambicioze e "te cuditshme" (si psh te beje nje album me fotot e te gjitha tualeteve te hoteleve ku ka fjetur vitet e fundit) e te shkruaje libra. Ndikimet e tij muzikore shkojne nga Can, Neu, Kraftwerk dhe Velvet Underground.

I pyetur se perse Einstürzende Neubauten nuk perdorin me cekice pneumatike ne skene, Blixa pergjigjet:
"Epo mire, ka qene gjithnje e kote te prisje nga ne dicka te tille.Kur me pyesin se perse tani nuk me pelqen te shkaterroj gjerat materiale, u them se ne ne fakt nuk kemi shkaterruar kurre asgje. Ajo qe ne shkaterronim ishin pre-konceptet e publikut, ne menyre qe te mos vinte ne koncert me paramendime. Nuk e kam menduar se ne jete do te shkaterroja skena, besoj qe keto ngjarje kane qene me teper raste/koincidence sesa veprime provokuese... si nje shenje qe ishim te gjalle".














Ka akoma shume per te shkruar/diskutuar mbi kete formacion modern dhe eksperimental.
Tekstet ekspresioniste te Blixa jane pothuajse te gjithe ne gjuhen gjermane, me pak perjashtime. Eshte nje kusht per te krijuar poezi origjinale, te cilat shpesh perkthehen me kujdes ne anglisht, por jane te pamundura t'i adaptosh ne te kenduar. Vemendje te vecante meriton logo simbolizuese e kulturave pre-kolumbiane/azteke, me nje skice njeriu me dy krahe e dy kembe (njera gjymtyre me e shkurter se tjetra). Ose derivimi i emrit si denoncues i ndertesave moderne te themeluara ne Berlinin e pas-Luftes se Dyte Boterore (nga 1945 e me pas).

Formacioni do te jete ne krye te listes se emrave me iniciatore ne skenen industrial/indie duke eksperimentuar formulen e tyre origjinale qe konsiston ne perdorimit e (jo)instrumentave per te qendruar ne mes te tingullit dhe zhurmes.

19 September, 2011

SOLEX - CUT & PASTE NGA DYQANI I DISQEVE NE AMSTERDAM

Solex is de naam van de Amsterdamse solo-artiest Elisabeth Esselink. Haar muziek is een combinatie van popmuziek, elektronica en geluidssamples.
(Solex eshte projekti i solistes nga Amsterdami: Elisabeth Esselink. Muzika e saj eshte nje kombinim i pop-it, elektronikes dhe kampjonimit)

















E vuri re vone qe dyqani i disqeve ku punonte, perfaqesonte nje miniere tingujsh dhe keshtu vendos te perpunoje vete nje numer te pafundme kampjonesh muzike te dores se dyte. Rezultati ishte ky album Low Kick And Hard Bop (Matador, 2001) i cili i tejkaloi shpresat e te gjitheve: nje kryeveper pop-i te lehte, plot fantazi e melodi.
Ne sapo e degjuam, e bleme dhe i dhame voten 9/10.

18 September, 2011

ART OF NOISE - ARTI I ZHURMES

Arti i Zhurmes:
Ndonjehere artisti ka nevoje per ate te shkrete "fame" te perkohshme apo sukses te menjehershem, te pakten per te vetmin motivacion te vlefshem: leshimin e asaj muzike te brendshme, unike si menyre shprehjeje. E njejta gje do te ndodhte me Trevor Horn, liderin-ideator te mevonshem ne formacionin elektro-ambient te 'Artit te Zhurmes'.
















Novacione me sfond ambjenti elektronik, pioniere te break-dance, pop-it eksperimental e ndikime nga Claude Debussy dhe rrenjet e futurizmit. Ja tek eshte prezantimi/historia i/e grupit eksperimental Art Of Noise dhe albumeve te tyre me kopertina vizatimesh teatrale:

"This limited circle of pure sounds must be broken, and the infinite variety of “noise-sound” conquered".
(rrethi i kufizuar i tingujve te mirefillte duhet te thyhet, keshtuqe varieteti i pafundme i "tingujve-zhurme" te mund te mposhtet)
... nga futuristi Luigi Russolo

Projekti Art Of Noise merr forme ne Londer, ne rrethin e artisteve si Trevor Horn (pasi kishte shperthyer me suksesin e 'Video Killed The Radio Star' te Buggles e njekohesisht vokalisti i Yes) dhe ideve te reja qe perpunoheshin akoma ne mendjen 'elektronike'. Eshte fillimi i viteve '80 dhe tekniket e zerit ishin personazhet me te kerkuar nga grupet qe guxonin dhe qe tentonin te publikonin albume novatore. Te kshilluar nga gazetari muzikor, nje lloj anetari jo-muzikant i te rinjve Art Of Nose, Paul Morley, emrat e Anne Dudley, J.J Jeczalik dhe Gary Langan do te ndihmonin Horn te hidhte ne nota e eksperimente sonore idete 'e cuditshme' qe kishte per qellim. Nga ky sfond paraprak formohen Art Of Noise, ne vitin 1983 ne Londer. Fillimisht mbrohen nga etiketa e re e te njejtit Horn me emrin ZZT (Zang Tuum Tumb), e cila perurohet me extendet playing Into Battle With The Art Of Nosie. Fale ritmeve sintetike elektronike te 'Beat Box', e cila te ben per vehte me nxitje te parezistueshme kercimi ne drejtime dada. Gjurma, ose me mire suita me fantastike qe nuk kishte kurrsesi rivale ne ate periudhe, do te ishte 'Moments Of Love', xhiro ciklike melodike dhe te riiteruara mrekullisht nga tastiera prezantuese. Do te shnderrohet ne nje 'torture' instrumentale, e destinuar per te duruar ne kohe dhe per tu degjuar ne momente delikate te interaksionit human.

Momente dashurie:
Art Of Noise (emrin nga futuristi italian Luigi Russolo dhe manifesto i tij) do te perfaqesojne projektin me origjinal, fantsatik qe qarkullonte ne rrymen ambient dhe ne kohen kur te gjithe dukeshin se mund te riprodhonin muzike me baze synth-i, edhe pa asnje ide ne koke. Gjurma 'Momente Dashurie' eshte impresionuese, e mprehte dhe delikate si nje veper surrealizmi, frymezuese per imagjinate romantike apo episode flirtues. Suksesi i "turpshem" kalon me publikimin e albumit e shkelqyer debut Whos' Afraid Of The Art Of Noise? (ZZT, 1984), ne te cilin propozohen gjurme te njejta dhe kompozime te reja (kush ka frike nga arti i zhurmes?). Nje nga keto gjurme me fat eshte dhe 'Close (To The Edit)'. 'Beat Box (Diversion One)' do te ishte gjurma qe do te vihej me shume nga dj neper diskoteka. Eshte triumfi i tingullit artificial, atij krijuar me kompjuter, ku elektronika minimaliste dhe dukshem e thjeshte nuk ishte bajate, mbarte koncepte dhe kalime muzikore interesante. Tingujt ishin vetem ne aparence te ftohte sepse elementi kryesor ishte komplikimi spiral i zhanreve, cikli gjithnje i ndryshem. Ne fakt Horn ishte shume perpara me perzierjen e vecante te funk-ut, pop-it, jazz-it dhe dance music. Ishte paraardhesi i pop-it eksperimental. Gjurma eshte melodike, delikate si asgje tjeter dhe intime ne te njejten kohe (do te pefshihet ne mjaft compilation chill out).
Ne fakt marifeti i pothuajse te gjithe diskografise se grupit ishte te kombinonte te gjithe pikat e manifesto-s te futurizmit dhe te kishe fantazi kampjonimi te rralle (kjo e fundit nuk i mungonte aspak katershes se Art Of Noise!). Asnje nuk do besonte se synth-pop-i mund te ishte kaq i "cuditshem" dhe me nivel sonor kaq abstrakt. Albumi ne fjale eshte padyshim nje pjese e rendesishme e historise se muzikes.

16 September, 2011

STELLA - FILMI FRANCEZ QE PASHE MBREME






"Stella eshte nje nga ato filmat qe po t'i tregosh duket sikur po tradheton te verteten..."












Regjia: Sylvie Verheyde
Aktore: Karole Rocher, Benjamin Biolay, Guillaume Depardieu
Viti: 2008, France

PENTAX SHKREPI PER MUA - MY PENTAX SHOT FOR ME

Blue Pattern (motiv blu) / Water, Glass and Lights (uje, xham dhe drita) / Moving (ne levizje) / Letters In Blue (shkronja ne blu)




































13 September, 2011

BISHTI I BARDHE

Bishti i Bardhe
Zogj metalike
siper ne lartesi
fluturojne
ne pemet pa gjymtyre
Jehonat e tyre
neper kutite e vogla
atmosferen unazojne
Mrekulli krijojne
pa na lajmeruar
Me cizme mes
mbeturinave te tregut
Symbyllash
vetmine tone ndjejme
Te ulet
Vullneti i vertete
tregoi fytyren e tij
Por vetem per nje çast
fatkeqesisht
Valet e huaja
diten flakin tutje
Nga drure te vdekshem
ngrohemi cdo mbremje
Lule blejme
Nuk besojme as tek magjite
Shpirtrat tane
kycur ne kafaze te ndryshkur
si kanarina veprojne

[ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', dhjetor '10 ]

08 September, 2011

FISH TANK - TE MARRESH ME TE MIREN NGA JETA




















Fillimisht, sa per te terhequr vemendjen: ka marre Cmimin e Jurise ne Kane ne 2009.
Drame sociale qe konsumohet ne periferine e Londres, ku ne qender eshte lidhja eme-e-bije. Evidente zgjedhja e regjizorit per te xhiruar me kamera ne dore dhe vendosje naturalistike e gjithe filmit.
Adoleshence e veshtire ajo e Mia-s, me nje karakter te forte, perplases, antikonformiste, e cila jeton ne nje ambjent te zhurmshem (me festat e se emes nate-per-nate ne shtepi!), e qe nuk hapet me askend per arsye injorimi. Loach, e ema (aktorja Kierston Wareing), e kalon jeten e saj te shoqeruar me burra te rastit ne shtepi, mes dyzina shishesh me alkol dhe pa asnje shoqe te vertete. Ekonomia e varfer qe karakterizon zonen (Essex) ben qe te mos kete shume gjera per te kaluar pasditen per Mia-n. Kjo e fundit, detyrohet nga mosdegjimi te shfryhet ne veprime te dhunshme (goditje me koke shoqes duke i thyer hunden!) e te akumuloje inat e urrejtje kundrejt te gjitheve atyre qe e rrethojne, perfshire te emen.

Ndodh qe njihet me nje burre (Connor), te cilin e ema e pranon ne shtepi dhe fale ndjeshmerise se ketij konsolidohet njefare konfidence, duke i rrefyer keshtu edhe pasionin e saj me te fshehte: kercimin (ah, kolona sonore shpalos nga rock'n roll i James Brown e deri tek rap-i i Eric B & Rakim). Te bashkejetosh perdite brenda kater mureve ben qe mes Mia-s dhe Loach te ndizet xhelozia tipike qe shperthen me nje konsumim raporti seksual midis Connor dhe Mias. Arritja personale e Mia-s, te beje per vete Connor, ka me shume rendesi se cdo gje tjeter. Eshte zevendesimi i figures patriarke, bindja se nena eshte e papjekur dhe e pazonja te jape nje edukim te mirefillte.
















Mes shqetesimit psikologjik dhe turpit, Mia deshiron te zbuloje se kush eshte ne te vertete ‘ky’ Connor dhe fshehtazi meson se eshte i martuar e me femije.
Hakmarrja eshte automatike (marrja peng e vogelushes se Connor-it) dhe ndoshta ne kesisoj situatash eshte me mire sepse te con drejt e tek zgjidhja: nje rifillim te ri dhe hapje horizontesh, aq shume te domosdoshem per adoleshenten Mia. Deshira e Mia-s per tu aratisur me nje kale te lduhur me zinxhire personalizon nje mikrokomos te ikjes nga realiteti i perditshem (uji), i cili nuk ofron shume per kete ‘peshk’.

Regjizorja Andrea Arnold ka preferuar te luaje rolin aktorja debutante (Mia eshte e adhurueshmja Katie Jarvis ne filmin e saj te pare!) dhe nuk bie asnjehere ne narracione makininesh, ruan progresin dramaturgjik, megjithese humb pak nga liria dhe estetika ne minutat e para te filmit, por le te flase vete telekameren (kemi pershtypjen se telekamera i ndjek hap pas hapi aktoret), pershkruan e njeh mjaft mire personazhet, vendet dhe na fal momente mrekullisht te bukura kur ngadaleson skenat (kercimin e Mia-s me ‘California Dreaming‘ perpara Connor-it, psh). Filmi nuk i frikesohet thjeshtezimeve dhe trasmeton gjithmone cdo detaj ne marredheniet e tre protagonisteve. Per ata qe do ta shohin ne gjuhen origjinale (nje british te forte!) do te verejne sesa shume zhargone perdoren, pikerisht per te dhene impaktin e vertete e jetes ne ato lagje.
Dinamikat e ketij akuariumi (fish tank) jane unike dhe perfaqesojne proven sesi mund te behet nje film me nje teme kaq te veshtire e me aktore jo-profesionale (pa llogaritur Michael Fassbender qe luan Connor).
Fish Tank eshte nje denoncim social dhe lutet per nje vezhgim me te perpikte realiteteve urbane.

07 September, 2011

I FEEL LOVE - NE PISTEN E KERCIMIT

Nje nga kenget me revolucionare te viteve te fundit (viti i publikimit: 1977). Sic ka thene guru Brian Eno (se per ne eshte guru) 'do te ndryshoje pergjithmone boten e muzikes, mbi dhe nen pisten e kercimit'. Zhanri elektro alla-Kraftwerk (ka dore edhe Moroder ketu!) ben qe dansit, houzit e teknove te ardhshmet do t'i hapeshin rruget kollaj per t'i bere njerezit te kercenin (me klas mos harrojme!).



Kjo cover nga Black Strobes (jane ata te kolones sonore te filmit RockeNRolla) e 'I Feel Love' (fale dives Donna Summer) risjell edhe njehere disco-music ne nivele te larta.
Aristokracia e pistes se kercimit po therret!

06 September, 2011

NINA DHE POEMA ELEKTRIKE

Vere spinen
I rrotullohem vrimes (...)
si shamani per shi
qiellit i lutet
Kokrrizat e pluhurit
me corapet e hirta
u puthen
Muzika
vdekjen e veshit
paralajmeroi
Si tanku
kur pas bombardimit
kalon
Shtypen e ringjall
Ecen ne trotuarin me gropa
Duhet ta dish:
'I dashuri yt, vrasesi yt'
E te mendosh
se te njejten gjuhe
keni folur...
Dua fqinjen tim - Dua edhe pushken time
Flokekuqja
ne te djathte ulej
Duarkryq rrinte Nina
Ere lengjesh organike...
Fatale
poeme elektrike!

[ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', dhjetor '10 ]

TOO DRUNK TO FUCK

E kush nuk e ka provar te pakten njehere?
Sigurisht qe preferojme versionin origjinal, po vendosem kete te Nouvelle Vague, thjesht (ose gabimisht!) per te afruar me shpejt me muziken punk ato 'kukullat' qe ne dhomen e gjumit vishen gjithnje me muzike ne sfond.
'Mjaft i/e pire per te palluar': nuk ka nevoje per prezantime, jane Dead Kennedys, ndoshta grupi me i madh hardcore-punk ne Sh.B.A.
















Jello Biafra's (ish liderit) do t'i pelqente besoj. Gjurma perfaqeson piken ku bossa-nova takon punk-un, jo keq, eh, si kombinim? Atehere cfare prisni, nxirrni corapet dhe alkolin e fshehur! Sonte do dalim.

DALEK: HIP-HOP ASHTU SIC NUK E KENI DEGJUAR KURRE

'Ne pergjithesi te gjithe kane tendencen per te harruar. Ne fillimet e tij hip-hop-i ishte forma e artit me avangarde qe ekzistonte ne kontinentin amerikan. Sot kushdo mund te beje dj, por ne ate kohe asnje nuk e dinte se c'do te thoshte fjala... Nje dj, shtoi dhe nje poet (master of ceremony) dhe do te perftosh nje forme muzikore qe rilidh jazz-in e pare spoken-word (vetem me te folur). Hip-hop-i ka perfaqesuar gjithnje nje gjuhe qe gllaberonte gjithcka qe e rrethonte ate. Hiphopper-at e pare nuk kishin frike nga asgje, provonin gjithnje dicka te re, luanin muziken qe preferonin (...)'.
(nga nje interviste me Dälek, 1998)
















Degjonin grupe si FaustVelvet Undeground, Can apo te tjera me prejardhje nga krautrock-u gjerman. Ne fakt keto nuk kane te bejne aspak e ntyren e piset te muzikes se Dalek, por ndikimet jane te paevitueshme dhe te pajustifikueshme (sikur te mos ishin dashur kaq shume nga grupi keta supergrupe!). Efektet, ndotjet dhe te reajt jan te panumerta.
Me albumin debut Negro, Necro, Nekros (1998), nje kryeveper absolute ne artin e rapper-ave dhe te te berit muzike hip-hop (megjithe degjenerimet dhe gjurmet bajate qe degjoheshin neper tv muzikore).  Bashkepunojne vetem me etiketa te vogla, te panjohura ne kohe (si psh Gern Blansten) dhe perfshijne ne repertor suite te gjata (mendoni se nje pjese ne album titullohet 'Three Rocks Blessed', zgjat me shume se shtate minuta dhe perfundon me improvizime dhe nxitime te tablas indiane!), zhurme me sfonde ritmike. Rapping serioz, nese mund ta quajme















Nje arritje spektakolare (me kuptimin e vertete te fjales! ketu levdatat nuk aspak te tepruara!) jane pothuajse 11-minutat e 'Images of .44 Casings': cikel pafundesisht i hekurt, leviz ne sfond si nje sharre/disk elektrik/e qe mbaron rrotullimin e rikthehet serisht, fjalet jane rrefyese, te qarta, aq sa nevojiten per te krijuar nje nga gjurmet me novatore ne hip-hop (nese e ruan akoma kete terminologji!).
'Imazhe, miliona imazhe, ja me cfare ushqehem une...'. Gigante te llojin e vet, ne te pakten i kemi shume borxh!
http://www.myspace.com/dalek

05 September, 2011

RETROMANIA E SIMON REYNOLDS

Arsyetim i gjate i Simon Reynolds (lindur ne Londer ne 1963), njeriut qe te gjithe e njohin si 'ai qe shpiku termin post-rock' me librin e tij te fundit: 'Retromania'.















Tema kryesore eshte 'fundi i muzikes' (vdekja e veshit meqe ra fjala!): debat qe kalon mespermes nostalgjikeve te rockut, dubstepit, Botes se Trete, hipnagogjikeve, mediave te reja, web-it, free-license, open-source apo une-shkarkoj-me-emule-ne-mp3...
Kapaciteti narrativ dhe metodika bejne qe Reynolds (tashme i njohur per ne qe kemi ne librarine e dhomes kryevepren 'Post-Punk Rip It Up') te shquhet si me moderni dhe si superkritiku me aktual ne muziken e sotme dhe e asaj qe do te degjojme ne te ardhmen.
Nje parashikim i perpikte dhe i plote. Me kusht qe dikush te ulet e ta lexoje!

02 September, 2011

HIPNAGOGJIK - NEON INDIAN ME DEADBEAT SUMMER

Iluzioni hipnagogjik i ka rrenjet heret ne vitet '80, fale agjerimeve te gjata dhe ushqimit me kokrra halucinagjene. Artiste te shumte i kane dedikuar karrieren dhe krijimtarine (artificiale?). Mund ta pershkruajme si esenca e tepert e frymezimit. Rrok larg, atje ku fantazia merr nuanca te huaja, te alienizuara dhe realiteti jo vetem humb, por nuk merret parasysh as si mundesi.















 
Gjendja hipnagogjike njihet nga mjeket dhe eshte hapi i ndermjetshem/tranzicion mes gjumit dhe te qenit zgjuar. Eksperience e trupit dhe e mendjes. Merr nga endrrat dhe i shton ketyre ndjesite paralizuese te shqisave: te parit, te degjuarit dhe prekjen, por ne mungese te ndonje stimulit real. Per tu provuar!

Duke e perkthyer ne tinguj: nje seri muzikantesh amerikane, te dashuruar me teknikat analoge te viteve '80, italo-disko (e mbani mend Moroder?), kitsch, synth-pop, videogame dhe muzika nga videokasetat e blockbuster-ave (filmi Be Kind Rewind me Jack Black!). Tradita do qe cilesia te jete ajo lo-fi.
Nje nga emrat e shumte qe kemi me perzemer, brenda kesaj kusie qe zien akoma, jane Neon Indian: endrra me sy hapur! Perfytyroni adoleshentin qe e ze gjumi para tv (natyrisht plot ngjyra te forta!) me joystick-un ne dore dhe polaroid te varur ne mure...

Titujt ne albumin Psychic Chasms (2009) te japin shpejt idene e nje udhetimi ngarkuar me kokrra me ngjyra ('Should Have Taken Acid With You '), shirita kasetash te ngjitura me ngjitese te tejdukshme, diell te forte veror ('Deadbeat Summer') siper terracave dhe neonet qe ndricojne naten jashte lokaleve. Mendja fluturon, pulsacionet udheheqin, danca hipnotike fton, elektronika/power-pop luhet kthyer mbrapsht ne stereo ('6669 (I Don't Know If You Know)'), melodi te buta qe mposhtin makthe nokturne.

Ka per te gjithe me keto perbindesha te rinj. Gati per te luajtur?

01 September, 2011

I LOVE LOMO - MOS MENDO, SHKREP!

Ka nje 'mode' kohet e fundit qe po luan mendsh te apasionuarit dhe nostalgjiket (perfshire mua!) e filmave te vjeter ne boten e fotografise: quhet Lomografia.


Stili nenkupton foto te shkrepura ne menyre te menjehershme, jo te persosura, ndoshta te djegura, me hije e drita te mbiekspozuara. Jo me kot i binden urdherit 'shkrep dhe mos mendo!'. Ne kete menyre perjetesojme ato momente intime, spontane dhe personale qe aq shume i kerkojme ne fotografine dixhitale.
Protagoniste e kesaj levizje, nisur ne fillim te viteve '90 e qe vazhdon te perhapet edhe sot, eshte nje aparat fotografik me film 35mm te quajtuar LOMO (LC-A).
Karakteristika me e vecante e saj eshte trupi plotesisht plastik ('plastic power'), nje fokale prej 32mm dhe me shndritshmeri relativisht te vogel. Projektuar nga nje inxhinier sovjetik (ja pse edhe kosto e arsyeshme!) paraqet perreth fotos nje 'efekt tuneli', dallues per kedo qe i njeh.
Nuk eshte e vetmja lomo (Diana F+, Holga 35mm, Sprocket etj etj...).

Moda e vonshme eshte kthyer ne nje lloj feticizmi super cool, fale dy studenteve austriake nga Viena te cilet i dhane emrin ketij fenomeni: Lomografia.
 
Te shkrepesh spontanisht, te improvizosh ne cdo moment, ne cdo pjese te dites, nga afer dhe me autoshkrepje manuale, dy-a-me-shume-mbivendosje, me efektin fisheye, pa pare fare ne objektiv. Pa u shqetesuar per kurrfare rregulli qe permendet neper manualet e fotografise se sotme. Underground dhe unike!
Rezultati i ketij pasioni jane grupet e shumte ne rrjetin flickr, facebook, web-magazine, global community, aplikacione simuluese per smartphone, te cilet ndajne imazhe dhe ballafaqohen mbi design, stile dhe nenkulturen analoge.




















Toy camera sepse ngjasojne me nje aparat kalamajsh, ngjyra-mgjyra dhe funksonojne me filmat tradicionale. Retro-chic perfaqesojne nje shije jo-komerciale te te berit foto!
Ajo qe duhet ne kohen ku cmimet e larta percaktojne (gabimisht) cilesine ne modernizem.
Ne padyshim, jemi te dashuruar qe me shikimin e pare! Cilin e ka marre malli te shkoje e te laje filmin tek fotografi?














E detyrueshme (dhe kenaqesi!) t'i hedhesh nje sy faqes zyrtare, nga ku kemi marre hua edhe imazhet ilustruese: http://www.lomography.com/