29 November, 2011

MIA ZAPATA (THE GITS) - RIOT GIRRRLS PAR EXCELLENCE

Mia Zapata ishte vokalistja me origjine hispaniko-amerikane e grupit rock underground The Gits; nje nga grupet dhe projektet me premtuese ne skenen punk-rock te Seattle-it ne vitet '90. Zapata bente pjese ne levizjen 'Riot Grrrls' dhe me albumin Frenching The Bully (1992) konsiderohet si me te miret ne publikimet hardcore-punk.
Zapata u pa per here te fundit pak minuta pas mesnates se 7 korrikut te 1993, ndersa po dilte nga nje pub dhe shkonte ne apartamentin e nje miku; u gjend e vdekur, pasi e kishin perdhunuar, si pasoje e mbytjes dhe shtrengimit te forte ne oren tre te mengjesit... Mia ishte vetem 27-vjece.
















Pas vdekjes se Mia Zapata-s, Valerie Agney e grupit 7 Year Bitch (grup 'Riot Grrrls' nga i njejti qytet, e cila titullon albumin e dyte Viva Zapata, per nder te mikes) i jep jete 'Home Alive': nje shoqate qe u ofron mbeshtetje psikologjike vajzave/grave dhe organizon kurse per vetmbrojtje.
Autori i vrasjes dhe perdhunimit arrestohet nga policia e Miami-t, 9 vjet me vone...

26 November, 2011

PUMP UP THE VOLUME (1990)

















Kemi nje muzike, nje mikrofon, nje aktor terheqes dhe nje moshe te mrekullueshme per te jetuar.
Te kater keto elemente e bejne Pump Up The Volume nje nga filmat me perfaqesues mbi jeten adoleshenciale amerikane (e me pas kudo!) ne fundvitet '80. Djemte e vajzat ne moshen e pubertetit gjejne nje ze, me ne fund. Tabute mbi seksin (oh, te shkretat tabu dhe i bekuari seks!), relacionimi me moshatarin, mospajtimi me modat e me muziken rebele (punk-u e rap-i pseudo-gangster), papjekuria ne dashuri, frika nga e reja, ngulitja tek e vjetra, radiot pirate... Te gjithe keto pershkrime nuk mjaftojne per ta etiketuar filmin: eshte nje eksperience, jo thesht nje film per adoleshentet.
Kenaqesia fajtore, emocione qe te vijne ne mendje, kujtime te puthjes se pare, zbulimi i trupit, rebelimi, muzika, volumi i larte: mekati.




















Padyshim nje nga filmat me te nenvleresuar per vlerat qe mban, Pump Up The Volume meriton shume me shume. Dhe nese keni deshire te beni rremuje (me plot te drejte!) ne pike te nates per shkak te ndone ndjenje drejtesie te vonuar qe iu ndizet ne zemer, te nje lloj hakmarrjeje, te nje lloj merite te sinqerte, gjeni videokaseten (jemi ne fillimvitet '90!), lidhni altoparlantet dhe fikni dritat...
Muzika, me besoni, eshte nje thesar plot me tinguj te denje per tu degjuar gjate gjithe jetes: Leonard Cohen, Cowboy Junkies, Bad Brains, The Jesus and Mary Chain, Primal Scream, Soundgarden, Henry Rollins dhe Pixies.
Dhe po nuk iu pata bindur me fjalet e me muziken mesiper, le ta dini qe aktori terheqes eshte Christian Slater dhe tipja me te zeza quhet Samantha Mathis!

25 November, 2011

MI AND L'AU - NINULLA MELANKOLIKE FRANKO-FINLANDEZE

Young God Record: Incizime 'Zoti i ri'.
Mjafton vetem emri i etiketes dhe emri i Michael Gira (Swans) per te kuptuar shpejt se me cfare muzike e kalibri kemi te bejme.




















Izolimi. Mi and L'Au jane nje cift te dashuruarish (Laurence vjen nga Parisi dhe Mira vjen nga Finlanda) dhe me kete debut kalojne nje kufi: ate te purifikimit. Vizatojne nje linje tejpertej ndjenjave: nje poeme sentimentale-minimale. Shpirti (Ajo) vjen nga pyjet e Finlandes, bohemiani alla-theDreamers nga Parisi dhe per tu ngrohur luajne ninanulla te dehura me vere. Fantazma te zbehte te Francoise Hardy, Cat Power, Leonard Cohen e Nick Drake bredhin perqark.
Kujdes!
'They Marry' (duket nje titull-genjeshter ne ditet e sotme!), nje valz ne celsin folk ku gati degjon tingullin e pickimeve te kitares (e mrekullueshme pastaj 'How'). Te ngjan me nje lavjerrs qe lekundet ngadale ne mes te akujve. Rrefime me zemren ne dore, ze vasheze qe fluturon mbi aurorat nordike. Ndizni nje zjarr (ose nje cakmak!), hapni nje shishe vere tjeter, afrohuni tek oxhaku se muzika eshte e gjate... Te jemi te sigurte qe cdo note elementare e luajtur, cdo fjale e peshperitur jane te sinqerte si uji i ftohte qe zbret nga mali.
Romance melankolike? Jo vetem kaq.

















Kulmin e arrijne me nje 'Bingo' (albumi Good Morning Jokers): ultraminimale me zerin e Mira-s si zane qe te flet me ze te ulet tek veshi.
I paevitueshem korruptimi i brendshem, tradhetia, dashuria...

24 November, 2011

PRAM - SHOQERITE IMAGJINARE

Le t'i harrojme yjet. Le te imagjinojme vetem nje vend te perkohshem, te se kaluares, i cili formohet enkas per t'u zhdukur me vone, si nje grumbull rere qe thithet tutje nga oqeani, nje litar per te mbikaluar boshllekun, nje dicka qe qendron ne mes, nje interval, nje lloj toke e Piter Pan-it, nje bar nenujor, nje fllucke qe pulson larg nga te gjithe e nga gjithcka, pikerisht sic ndodh me historite e dashurise, kur jane te mrekullueshme.














Pram jane nje grup anglez (Leeds), misterioz qe qarkullonte ne Angline e viteve '90 dhe aktualisht akoma aktive. Nuk luajne as per qejf e as per hir te tingujve jazz, luajne muzike origjinale sepse vijne nga planeti Venus (Legendary Band Of Venus)... Po, po. Dhe kane kuptuar para nesh se kjo jete nuk ruan respekt per askend, nuk te sheh ne sy dhe gezon ne pisllek. Pram luajne muzike per personazhe kokeulur njerez: paljaco cirku, gra-gjyle, xhuxha, njerez te tipit elephant-man (Lynch), kabaretiste, bohemiane, freaky, te frikesuar e te cuditshem (degjoni Penny Arcade nga albumi Dark Island, 2003)...
Mirepo, nuk mbaron me kaq! Muzika e tyre (albumet e pare Helium dhe Sargasso Sea) ndricojne nga mrekullia sonore: saks, flaut, akrobacira tamburesh, tastiera synth, piano, instrumente pa emer, ze sirenash, engjellish, nimfash, sound post-new-wave, post-rock, post-gjithckaje...

















Alienizimi i shoqerive industriale, depresioni e stresi si pasoja anesore te modernizmit, jane vetem disa nga semundjet qe muzika e Pram sheron. E nuk do jesh vetem: prane teje ose duke t'u afruar do jene gjallesa nenujore, kafshe qe jetojne mbi rere, amfibe terheqes... Shoqerite imagjinare!

23 November, 2011

GOOD BYE LENIN!

'Sa cuditshem, nuk paska ndryshuar asgje!'.
'- Perse, mos duhej te ndryshonte dicka?'

(dialog mes Christiane dhe te birit Alex)

















Konference per shtyp (e rreme):
Berlini ne Gjermanine Lindore ne fundvitet '60. Alex (Daniel Brühl) jeton me familjen e tij ne nje lagje dosido. Cdo gje shkonte vaj derisa babai papritmas nuk kthehet me nga nje udhetim ne Perendim. Christiane, e ema e Alex, e kalon dhimbjen e braktisjes duke iu dedikuar me dhembe e shpirt socializmit (si shume entuziaste te tjere!). 'Partia mbi te gjitha' beson kjo grua, e cila e pranon qe socializmi kufizon lirite e individit, por ne kembim te ofron siguri dhe ne kete menyre sikur e perkufizon kuptimin e jetes. ne tetor te 1989, pikerisht ne muajin me te rendesishem dhe ne vitin me te rendesishem per Gjermanine, Christiane hyn ne koma per shkak
te ne infarkti.




















Bie muri (cfare efekti ben, kur e thua sot, me kaq lehtesi!) dhe per te mos tronditur rizgjimin e se emes, Alex dhe shoku i tij rindertojne ambjentin, mobiljet, sfondin familjar, idealet e hershme, TV e hershem te para-Gjermanise se re se bashkuar tashme. Zhvleresohet monedha kombetare, reklama me Coca-Cola pushtojne muret bosh, me mijera lloje ushqimesh dalin jashte perdorimi (me to edhe kastravecat Spreewaldgurken!), supermerkatot mbushen me mallra importi, nga Perendimi vijne per te blere shtepia te mrekullueshme me pak leke. Bien nje
nga nje simbolet e ish-fuqive ne pushtet.
Planit narrativ i shtohet keshtu edhe historia familjare e raporti eme-bir. Ky i fundit mundohet 'ta ruaje' te emem nga aktualiteti i huaj duke rindertuar e rishembur vende (Platten Bau!) e ngjarje te kaluara (shoku me endrren per tu bere regjizor, rinderton ngjarje dhe lajme politike ne nje tv te vjeter!). Nuk i shmanget ne kete perpjekje, njefare melankolie qe kenaq dhe kujtime nostalgjike qe shpejt do te riktheheshin ne mode (po te flasim sot, psh!). Alienizimi i nje populli qe e gjen veten te katapultuar drejt nje te ardhme te pasigurte dhe te re, personifikohen nga mimikat sociale te aktoreve brenda kater mureve te dhomes se nje gruaje te semure (Christiane).
Drejtuar nga Wolfgang Becker, filmi (fitues si filmi me i mire ne Festivalin e Berlinit ne 2003) paraqet ne te vertete nje drame realiste me mesazhin 'jeta eshte ajo cfare ti jep e merr, pavaresisht se cfare ndodh jashte'. Sistemet ndryshojne dhe ata qe pesojne, vuajne, gezojne, trasformohen (ose jo), perpiqen, jemi ne, eshte jeta jone, familja, familjet.
Fundi i konferences!

(ps: Se harrova: muzika eshte e Yann Tiersen dhe ka plot referime vizuale e sonore nga filmat e Kubrick.
Me bukur se kaq!)

22 November, 2011

JOHN FRUSCIANTE - IKONA E KITARISTIT 'HUMBES'

Po degjoja Niandra LaDes & Usually Just A T Shirt dhe tashme jam i bindur: John Frusciante eshte nje ikone, nje nga 'humbesit' me te medhenj te kohes sone. 
Imazhin e Frusciante-s e lidh githnje me ate te kitares. Me kitaren perkrah sepse keshtu donte ai. Nje perkushtim i devotshem, i perjetshem. Nje kitare, shume kitare: aspak nje instrument i zakonshem per kete kantautor pa ndrojtje. Nje kurator tingujsh (nuk i le gje mangut Nick Drake, Syd Barrett, Neil Young).
I besueshem!
'Forever Young' ketu poshte, mbetet nje ushtrim vokal, nje rifle njelloj si nje buzeqeshje, nje rrefim intim, ikes si fotograme filmash nokturne, i thelle si ngjyra e zeze naten... Theres.

14 November, 2011

FORMER GHOSTS - 'DREAMS'

















... In my favorite one
there is an ocean sky and salty lips
lightning and the sound of waves
You once said that you remembered
why it is so hard to stay away
So don't
well don't...
Do all these dreams only mean a thing to me?
just close your eyes and meet me there
oh meet me there

You once said you remembered
why it is so hard to stay away...

//ne shqip
Former Ghosts - 'Endrra'

... Ne te preferuaren (endrren) time
ndodhet nje qiell mbi oqean dhe buze te kripura
shkreptima dhe tingull valesh
Ti dikur ke thene se e mbaje mend
pse ishte aq e veshtire te rrinim larg
Keshtuqe mos
mos...
Mos duan te gjithe keto endrra te me tregojne dicka mua?
Vetem mbyll syte e tu dhe me tako atje
Oh, me tako atje

ti dikur ke thene se e mbaje mend
pse ishte aq e veshtire te rrinim larg

CUT COPY - ZONOSCOPE




















Tani ne Australi ben vape, ndersa ne ketu mblidhemi te gjithe me shall ngjyra-ngjyra.
Cut Copy vijne nga kontinenti i kangureve dhe na bejne neve te kercejme (te hidhemi se paku!) si kangure. Nuk eshte dhe aq e veshtire perderisa nxjerrin nje album si ky Zonoscope (2011). Vendosin ne mes te gjurmeve 'lloj-lloj' muzike, nga Moroder, tek Radiohead (mutacione), nga Brian Eno tek Talking Heads, pa harruar ne asnje moment ata qe rezistojne ne pisten e kercimit. Dhe ajri i kondicionuar nuk funksionon perhere!
Nuk ka maja ne asnje gjurme, por thjesht jane (ster)munduar te krijojne atmosfera, hije, momente. Nisin me nje 'Need You Now' qe te mbetet ne mendje per shume kohe: elektropop qe angazhohet ngadalesisht dhe perben ndoshta cilesine me te larte te albumit (bashke me 'Blink And You'll Miss A Revolution').
Album i pelqyeshem ('Take Me Over') per shume arsye: per peshen e lehte qe mban, per ritmet dance dhe elektropop qe imiton, per zerin e thelle, per artwork-un/kopertinen... Sepse vijne nga Australia (dhe per ne ngasin 'makine e kohes'), sepse bejne qe vitet Dymije te na duken si nje remix i pafundme!
Dhe nese muzika iu ben tani te kerceni neper dhome, prisni perseri veren dhe mendoni se cfare mund te beni jashte. Pa shallin qe iu mbron!
http://soundcloud.com/modularpeople/sets/cut-copy-zonoscope/

13 November, 2011

BULETINI I NJE TE RIU (pj. I)

Nuk bente vecanerisht ngrohte dhe megjithate ai e dinte se temperaturat do te rriteshin menjehere ato dite, nga pese ne gjashtembedhjete grade...
Vendosi te dale, i mbytur nga shume mendime ne koke. Nga dritarja e hapur degjonte zerat e te qeshurat tipike te vogelusheve qe vraponin poshte ne kopshtin e ri. Kishte ore qe qendronte, ashtu pergjunjesh siper shtratit duke veshtruar pa fjale perjashte. Madje me raste, mbyllte syte dhe degjonte te therriturat me tonalitete te larte. Mendonte per te kaluaren dhe njekohesisht per te ardhmen... Ata qe e njihnin e dinin se ishin te vetmet momente qe ai mendonte seriozisht per keto dy argumente. Qendronte aq gjate sa shpesh i formoheshin acarime te skuqura tek kupa e gjurit te majte. Pastaj conte floket per nga mbrapa dhe gjesti simbolizonte marrjen e nje iniciative.
U vesh, mori canten me nje liber te kuq me dy lapsat e verdhe brenda dhe doli. Nuk i beri te gjithe rrotullimet e celsit tek dera: e dinte qe do kthehej shpejt. Tek shkallet u kujtua se duhej te blinte buke, veze dhe shishen e zakonshme te brandy-t ne oferte. Besonte shume tek minimumi jetik. Na thoshte se 'te pakten njehere kjo varferi e thjeshtezuar i duhej njeriut per te kuptuar...'.
Hyri, si cdo dite, tek bari me i piset rruges. Aty punonte e njejta grua e shendoshe me floket gjithnje te lagura me uje. Nuk kishte kurre njeri aty, pervecse ndonje lypes qe perseriste po ato pyetje apo dikush qe dilte nga tualeti pa mberthyer mire pantallonat. U mat disa here perpara se te zgjidhte sasine e sheqerit. Ne faqet e fundit te gazetes mbi banak gjendej nje reklame mbi semundjet qe kapin njeriun ne moshe te pjekur, pas te dyzetave dhe keshillonte se nuk duhej ta ekzagjeroje me kafet, cigaret dhe alkolin. Degjonte e lexonte shume gjera ne dhjete oret e nje dite marsi, ndoshta teper per shijet e tij, por shume pak i besonte. Thoshte se 'historia e nje bretkose qe nga kenetat e metropolit perfundon drejt e ne nevojtoren tende' ishte me e besueshme. Ngriti jakat e palltos dhe vazhdoi mbi trotuar: kafen e piu pa sheqer kesaj rradhe! Sa per te provuar sa e hidhur do ishte perkundrazi! 
Pemet nuk kishin akoma gjethe, por pritej nje lulezim i afert, ndjehej ne ajer qe dicka po ndryshonte ne klime. Por jo vetem ne klime, ne pergjithesi! Autobuzi dridhej sahere qe rrotat shkelnin neper gropat e asfaltit dhe pasagjeret ne kembe dhe ulur dukeshin sikur po e benin mbi karrige te vjetra. Fytyrat ishin si te plastifikuara, ngjanin te gjitha njelloj, as dielli i fresket nuk po i jepte hije. Me sy kapte trupat e atyre qe ktheheshin nga vrapi paraditor. Vriste mendjen se si do e organizonin diten ata njerez, ku punonin (nese punonin!) dhe nese kishin preferenca muzikore te ngjashme me te tiat!!! Syzet i mbronin nga pluhuri i rruges qe nxitonte persiper sapo kalonte nje TIR. Parku ishte ai me i aferti me shtepine e tij dhe fatmiresisht nuk ishte nje dosido. Kishte pozicion te vecante dhe mjaft terheqes per ate. Jo sepse e mbante veten per nje antagonist te etur por sepse i ngjallte emocion dhe frymezim per te shkruar mes faqeve te bllokshenimeve. Po s'ishte perhere keshtu; kishte jave qe nuk shkruante asnje rresht, as edhe e prekte fleten e verdhe te bllokut.
Ngjitur me parkun ndodhej nje aeroport i vogel per fluturime private dhe kombetare. Parashikonte me saktesi se kur nje avion i nje linjeje te caktuar do te ulej apo do te ngrihej. Zhurmat i jepnin ndjesine e levizshmerise, se ndryshimit, te gjallerise. E megjithate mbizoteronte nje harmoni e kaosit... Siper ne qiell kjo, te pakten! Vetem per kete pershtypje te pelqyeshme degjonte vazhdimisht albumin 'Music For Airports'!
Me te bezdisshmit, per te, ishin helikopteret, benin mjaft zhurme dhe ishin pothuajse te gjithe te vjeter ose te shemtuar si modele. I krahasonte me gjinkallat ne vere dhe turbulliren qe te provokonin ne tru. Liqeni i vogel, gati i improvizuar i parkut i sherbente si peisazh ideal per te zene vend e te qenit rrafsh me token dhe barin e thate. ishte e rendesishme per te te prekje token, dheun dhe kodrinat, tangentja e te cilave gjuante druret me te larte. Te qeshurat ose me mire klithmat e femijeve tutje (se ishin me te shumte ne numer klithmat!) i terhoqen vemendjen.
U afrua dhe ndersa e ema e njerit frynte fllucka sapuni me gojen e madhe, ky i ndiqte dhe shpesh rrezohej pertoke. Qante dhe qeshte dy minuta me pas. Sa mire, te pakten po mundohej seriozisht per te mberritur dicka ne jete... Vendosi te nxirrte aparatin e te fotografonte skenen per pak minuta keshtu mund ta pershkruante me vone e ta perdorte si nje ilustrim per nje ese qe iu fut ne koke. E mbante aparatin anash gjurit te majte, duke e kontrolluar sahere nese e inkuadronte mire objektivin. Papritmas vogelushi i afrohet dhe rrezohet mu perpara kembeve te stolit. Menjehere e ema mberriti dhe e mori ne krahe.
Nuk e konsideroi te bukur, trupi ishte i holle, jo shume i drejte, por i zhdervjellet. 'Duhet ta kerceje bukur rock'n rollin ose me mire punk-un', mendonte...

[vazhdon...]

11 November, 2011

POLIÇA - 'DARK STAR'

Merr nje ritem down-beat te viteve '80, kampjono nje ze femeror, regjistro dhe le neper blog komente si: alt-indie, dark-female-voice, drum-game, mid-80's sound etj etj...
Ose mund ta interpretojme ndryshe: Poliça eshte nje grup i fshehur qe ka nxjerre kete gjurme pseudo-indie dhe qe duam apo s'duam ne, pelqehet shume nga komunitetet ne rrjet! Kete shohim ne nga jashte te pakten. Dhe tani qe e degjuam edhe ne te FV, kane te drejte ta luajne track-un vazhdimisht neper webfaqe 'underground'.
Poliça me 'Dark Star' ia arrijne plotesisht ketij qellimi. Dhe ne kenaqim veshet me muzike te re.
Ose... relativisht te re!

10 November, 2011

SHTHURJA

Tetembedhjetevjecarja me vrull ne dhome
Mbi shtrat hidhet
E kishte prekur shume shpejt
Tek 'vendi'...
Dikur, ne vjeshte, mblidhte gjethe
Do rritej
Si adoleshente e mencur
Kohe e larget tashme!
Lotet prishen vizat blu te carcafit
Kukullat mbyllen syte
Ngjyra roze iu duk e shemtuar

Kilometra larg
Ajo lodhej ne punet e shumta
Kallo mes gishtave
Pa doreza
Buzekuqi i thare ne sirtar
Cader edhe ne ditet me diell
Ne autobuz ne te njejten sedile
Tymin e cigares per te dashur
Goten me vodka per mike
Qepallat e rena per maske
Kollen e trashe per ze

Ai hapte deren ne oret e voneta
Hynte ne kuzhine nga uria
Zorret urdheronin
Ndizte driten
I vetmuar ne mes te drites
Shkelte mbi cimenton e akullt
As insektet autoktone nuk verente
Kerkonte per te njejten shishe
Mallkime bajate qiellit plot re
Nga goja avuj te ftohte
Dhembe te verdhe naten gervishnin

Gati?
Le te nise!
Se ne rendin e dites
Ketu sherri eshte
Degjohen pjata e mallkime nga me te zezat
Zhurme!
Mllefe te vjeter sa mosha e drurit
Pluhuri mbi komodine nxitonte lart
Perseri zhurme...
Plasje!
Thyerje...

Ekrani katror trasmetonte lajme
Gara veturash epoke
Plane te pare udheheqesish partie
Spotet televizive joshnin me vajza me paruke te bardha
Emra te rreme
Plafff: shpulla e rradhes zgjon fqinjet
Keta gezojne
Kercejne si me buton
Nen dritat shumengjyreshe te ambulances e policise
Copezat e gastareve pasqyronin fytyra plot djerse

Protagoniste
Aq te stermunduar nga rolet perkates
Ne te pafrikesuar
Plot gaz
Presim fundin e aktit 'Shthurja'

FUND I PERKRYER

Ja ku jemi, te pese brenda nje autoveture te zeze duke u zhdukur me shpejtesi naten permes rrugeve te boshatisura te ketij qyteti qe mezi ekziston. Mund te ishte nje qytet ne nje kontinent tjeter, mjafton te ishte ne jug ose ne perendim...
Nje mbemje e perkryer, nje energji qe ndjehej sapo hyme ne lokal. Elektrizuese. Ajri ishte freskia e profumosur me eren intime te vajzave qe vishnin fustane te zinj e qe flirtonin duke kafshuar buzet qe i shkelqenin nga vodka. Ishim vetem ne, te vetebraktisur ne nje qoshe te kesaj periferie, armiqesore per nga shija muzikore dhe hapja sociale. Alkolin kishim per shoqerues te besueshem, muziken si te dashuren e perzgjedhur, poezite e Rimbaud e Baudelaire per ego intelektuale. Perqafimet e fotot bardhe&zi do te na mbeteshin si kujtime te ndaluara. Do t'i lekundnim si nje kembane qe rreh per nje mekat te konsumuar fshehtas, gjithe afsh...
Shpejtojme me nje Volvo te zeze. Te qeshura femerore e uleritje si te ishim ne gjendje ekstaze turbullojne lagjen plot shtepi te bukura trikateshe. Do te na pelqente te benim sic bente Ian Curtis qe, ne cdo dere te shtepive te te pasurve ne Manchester, shkruante me jashteqitje qeni dicka thjesht qesharake ose te sharje te ndyra.
Nderrojme muziken ne kasetofon dhe ja nje gjurme me nje intro te paharrueshme: 'Trust Me' (Swans). Nje veper arti: gjate tingujve te kitares degjohet rregullisht nje frymemarrje e zorshme, sikur te ishin(m) paciente ne shtratin e vdekjes... Shenje e keqe qe e perbuzim!
Te gjithe me nje shishe gjysem boshe ne dore, mallkojme kohen e paket qe kemi, ndersa ndalohemi nga dy buste me uniforme blu. Fytyrat na ndricojne nga drita e forte rrotulluese siper autovetures!!!

08 November, 2011

FILM C.R.A.Z.Y.














'Passage enfance-adolescence' sic do te thonin francezet, apo kanadezet qe flasin frengjisht ne Montreal.
Nje kalim femijeri-adoleshence.
Madheshtor si film, delikate si teme, stil glam, sensual, rinor, me personalitet, identitet (seksual), me dashuri, plot ndjenja, muzike rock, romance, modern, naiv, konservator, rebel... I cmendur dmth: CRAZY
Dhe tani me vrap te ndizni nje cigare dhe te shkarkoni ilegalisht filmin!

07 November, 2011

LEYLAND KIRBY - WHEN WE PARTED MY HEART WANTED TO DIE















Rezident ne Berlin, por eshte anglez. Thur muzike (per 78 xhirosh) sikur te ishte nje neurolog qe heton zonat gri te trurit. Meposhte degjoni thjesht 15min adagio, per momente prekese, memorie qe zhduken, zhurme rrugesh, ambjent, piano etj etj...



Leyland Kirby - When We Parted My Heart Wanted To Die
(Kur u ndame, zemra ime donte te vdiste)

03 November, 2011

LISTEN TO ME, SOUL MUSIC MAKES YOU FEEL GOOD



Me degjoni mua:
muzika soul te ben te ndjehesh mire!!! Verifikoni vete nese beni 'luaj' meposhte...






Electric Wire Hustle - 'Again (Scratch 22 Remix Version)'

ALEX PRAGER - FOTOGRAFI AUTODIDAKT DHE MELODRAMA KINEMATOGRAFIKE

















Lindur ne Los Angeles ne 1979, fotografia e Alex Prager po konfermohet si nje nga me origjinalet ne skenen artistike kaliforniane. Shkrepjet e tij bejne per vehte jo vetem publikun kinema-dashes, por edhe ate me pak 'te pajisur' me shije. Kjo fale referimeve ne kulturen popullore, ate 'pop' qe njohim mire te gjithe. Fotografia   tij eshte e famshme per ate qe 'nuk tregon', duke thirrur ne mendje faktore e elemente te jashtem.
Look prej modele revistash te shkelqyera, sikur vijne nga vitet '60, plot ngjyra te ndezura identifikojne dukshem nje epoke. Por nuk mjaftohet me rindertimin e nje stili. Dramaciteti i disa fotografive ben qe te duken si fotograme filmi (ndikime nga kinematografia e Alfred Hitchcock, Douglas Sirk, revista fashion etj).
Ne fotot e Alex Prager (http://www.alexprager.com/) duken gra, vetem gra. Gra te deshperuara, te lira, misterioze, te paturpshme, rebele, apo sikur jane te mbyllura ne kafaze. Jane ato protagonistet e pare ne kuadratet 'retro'.
















Forca e ketij artisti modern (sepse eshte modern!) eshte se na ben te interveprojme me te imagjinuaren:
te komunikoje ajo cfare kemi jetuar si spektatore me ate cfare imagjinojme ne koken tone.