28 December, 2011

LE VENT NOUS PORTERA...

Mbaroi miq. Erdhi fundi i vitit. Kaq ishte, ose me mire, kaq kishte per te na ofruar.
Imazhe te shemtuara ne TV, funde e rifillime projektesh, miqesi te rastit dhe momente intimiteti te parashikuar tashme, buzeqeshje e shifra brenda grafikesh, festa te shpejta, perqafime kalimthi, biseda te kuptimta, shaka te pakuptimta, vajza e djem te frikesuar nga ku di une... Kafshe te kthyera ne lodra personale, objekte teknologjike si terheqje fetishiste, dashuri te ngjashme, flirte bajate, tavolina plot gota boshe, alkoli pa shije, miq qe derdhin pleherat, muzika pa domethenie, fjalet pa tingull, fytyra te habitura, era qe iken, lufterat, era qe do te vije, tapeti fluturues qe do na mbaje, shpresa, shkeputja perfundimtare, embrioni...
Ne. Dhe koha...

 

23 December, 2011

ZZZ IS PLAYING 'GRIP'...

ZZZ jane nga Hollanda dhe meqe ne te blogut vendosem ta kalojme kete fundvitin ne Amsterdam, kemi kaluar kohe duke u azhurnuar mbi grupet e pavarur hollandeze (pa nenvlerezuar ketu te madhen Elisabeth Esselink-aka-Solex). Kur, papritmas, nje mik na njohu me ZZZ: qe dashuri vizive menjehere!
















Nje videoklip live qe eshte nje spektakel: efekte grafike te imituara nga atlete qe pupin mbi dysheke me susta: pulse > rotate > flip > i/o Error > blur > particle burst etj etj... Pastaj ndodhet ai tipi qe lyen me boje te bardhe linjen e minutazhit poshte! Dhe i gjithe publiku eshte pak metra me andej, aty perreth qe deshmon per cdo pregatitje artistike para se te xhirohej videoklipi.
Muzika synth-pop, luhatjet elektronike te synth-eve dhe kreativiteti vizual i bejne keto kater minuta te gjurmes 'Grip' (albumi Running With The Beast, 2008) nje 'udhetim per syte', mahnites dhe i kenaqshem!
ZZZ is playing 'Grip': a good trip!

DEVENDRA BANHART - KASETA TE RENA MBI CATINE E SHTEPISE SE STERGJYSHEVE

I papershkrueshem reagimi kur degjova per here te pare kete Devendra Banhart: nje artist-legjende, nje guru qekur perpara se te regjistronte dicka mbi shirita kasetash! Hippie i vonuar, plot ngjyra te dishepujve hindu, aksesore e oriantalizma dehes, jehona zerash prej viteve Pesedhjete, tinguj te vjeter si per te shitur mobilje antike...

 


Epo, s'kishte sesi te ndodhte ndryshe, per nje qe eshte rritur ne San Fransisko (habitati ideal i te debuarve poete!).
Duken menjehere shenjat prej gjeniu te vetmuar: nen ndjekjen/ndikimin e Vashti Bunyan (pranuar vete nga Devendra!), Syd Barrett dhe Tim Buckley. Eskursione blues-i primitiv, folk-u dhe country te paparashikueshem,eksperimente origjinale me zerin, rregullimet sonore, instrumentet dhe krijimin e dramave te kaluara personale.
Realizem nostalgjik, tradita urbane te sapokaluara nga dy gjenerata te meparshme, balata prekese, 'feja' e naturalizmit, himne per kisha e katedrale, improvizime e mini-poema, doo-wop prej hippie-sh, boogie femijeror etj etj... jane vetem disa nga lekuret e kamaleontit Banhart.
















Sot ne e etiketojme neo-psikedeli, weird-folk apo new-weird-America, por ne thelb mua me duket vetem dashuri e rilindur per ato artiste te kaluar qe nuk paten driten qe meritonin ne kohen kur kendonin me syte mbyllur... Dhe ndoshta eshte me mire keshtu, per te gjithe!

FRAZA PER TE RIUN - JULIAN CASABLANCAS: 'TOURIST'

Harrojini The Strokes. Mesoni per Julian Casablancas solist. Kerkoni per albumin Phrazes for the Young (2009) dhe pastaj shkoni tek gjurma nr. 8: 'Tourist'.
Udhetimi rifillon.
Turisti, sepse eshte ajo cfare jemi shnderruar ne ne keto dekadat e fundit: te huaj brenda botes ku jetojme, te semure nga deficiti i perqendrimit, vagabonde pa nur, te mbytur nga bolleku materialist, te mposhtur nga hijet e ndertesave te larta, te harruar nga pastertia e pellembes meme qe na mbajti lart...
















I feel like a tourist out in the country
Once this whole world was all countryside
Feel like a tourist in the big city
Soon I will simply evaporate...


Mjaftojne pak rreshta nga kjo gjurme dhe refleksioni humb rrugen, miq...

I feel like a tourist lost in the suburbs
Soon the whole world will be urban sprawl
Feel like a land lover out on the ocean
Feel like a teardrop streaming off your chin

NUK DOJA TE ISHA FANTAZMA JOTE - THE NATIONAL: 'ANYONE'S GHOST'

Hudson eshte lumi qe rrjedh mespermes Nju Jorkut lindor dhe diku aty ndodhet nje keshtjelle e braktisur... Thuhej se pikerisht aty ishte vendi i persosur per te luajtur drejteperdrejte grupi alt-pop The National. Thuhej gjthashtu se vetem aty vokaliteti dhe akustika e instrumenteve do te ishin te paperseritshem ne cdo studio moderne...
Dhe ashtu na duket neve, te pakten nga kjo video live e 'Anyone's Ghost': gjurme e preferuar e vete autorit te blogut...
Kush thote se sot nuk ka muzike te mire perqark, le te kafshoje gjuhen!
















Say you stay at home
alone with the flu
find out from friends
that wasn't true
go out at night with your headphones on, again
and walk through the Manhattan valleys of, the dead

Didn't want to be your ghost
didn't want to be anyone's ghost
didn't want to be your ghost
didn't want to be anyone's ghost
but I don't want anybody else
I don't want anybody else

You said I came close
as anyone's come
to live underwater
for more than a month
you said it was not inside my heart, it was
you said it should tear a kid apart, it does

Didn't want to be your ghost
didn't want to be anyone's ghost
didn't want to be your ghost
didn't want to be anyone's ghost
but I don't want anybody else
I don't want anybody else
I don't want anybody else
I don't want anybody else

I had a hole in the middle where the lightning went through it
told my friends not to worry
I had a hole in the middle someone's sideshow wouldn't do it
I told my friends not to worry

Didn't want to be your ghost
didn't want to be anyone's ghost
didn't want to be your ghost
didn't want to be anyone's ghost

22 December, 2011

MEN WHO DANCE pt. 2 - JONATHAN RICHMAN: 'I WAS DANCING IN THE LESBIAN BAR'

Ky quhet Jonathan Richman dhe para se te kendonte lirikat e tij nga me fantastiket dhe femijore, ka qene lider i Modern Lovers, nje grupi new-wave nga Bostoni qe nxorri nja dy albume te mira ne vitet 1976-1986...
Po kjo gjurma qendron me vehte. Jo thjesht per nga titulli ('I Was Dancing In The Lesbian Bar'), qe mbetet mjaft ftues dhe interesant, por kryesisht per nga thjeshtesia dhe fluiditeti i tekstit 'provokues'. Nje rrjedhje vezhgimesh e lirshme dhe njekohesisht moderne, dedikuar bareve gay/lesbian-friendly... Per te mos folur pastaj per kercimin alla-kabaretist te artistit naiv/neoklasik.
Nje tjeter mashkull qe kercen mire dhe nje tjeter videoklip qe meriton! Nese preferoni mos me besoni, por per mendimin tim kemi nevoje per artiste te tille sot, aspak 'te rende' dhe me personalitet te hapur e unik:
















Well I was dancing at a night club one Friday night
And that night club bar was a little uptight
Yeah, I was dancing all alone a little self conscious
When some kids came up and said, "for dancing come with us."
And soon...
I was dancing in a lesbian bar.
I was dancing in a lesbian bar.
Well I was dancing in the lesbian bar
In the industrial zone.
I was dancing with my friends
And dancing alone.
Well the first bar things were alright
But in this bar, things were Friday night.
In the first bar things were just alright.
This bar things were Friday night.

I was dancing in a lesbian bar.
I was dancing in a lesbian bar.
Well I was dancing in the lesbian bar
Way downtown
I was there to check the scene
And hang around
Well the first bar things were stop and stare
But in this bar things were laissez faire
In the first bar things were stop and stare
In this bar things were lassez faire.
I was dancing in a lesbian bar.
I was dancing in a lesbian bar.
In the first bar folks were drinking sips
But in this bar they could shake their hips,
In the first bar they were drinking sips
In this bar they could shake their hips.
I was dancing in a lesbian bar.
I was dancing in a lesbian bar.

MEN WHO DANCE pt. 1 - DAVID BYRNE (TALKING HEADS: GIRLFRIEND IS BETTER)

Dhjetor 1983. Muaji kur linda une. Nje grup anglo-amerikan me emrin Talking Heads (kokat qe flasin) per te promovuar albumin  e tyre te ri, japin nje shfaqje nen titullin STOP MAKING SENSE (e shkruaj me te medhaja sepse meriton te mbahet mend dhe mbi te gjitha te shihet per rendesine dhe madheshtine e te qenit nje koncert live kreativ).
Une sapo kisha lindur e akoma nuk i kisha dhene kuptim jetes sime dhe do te mesoja per te gjithe keto pamje e show te cuditshem shume vite me pas... Pikerisht, vite me pas, nje miku im me dhuron nje vinil te tyrin dhe une luaj mendsh (me plot kuptimin e fjaleve!) nen ritmin tmerresisht kercimtar te muzikes dhe nga ajo dite imitoj levizjet e trupit te David Byrne sahere qe ndodhem vetem ne dhome...
Kurse sot shkruaj ne kete blog nje artikull me titullin
MEN WHO DANCE me protagoniste dy heronj te kopese Musicians.
I pari, sic e keni kuptuar eshte David Byrne i Talking Heads me 'Girlfriend Is Better':
Rrezikshmeri tunduese dhe kenaqesi dinamike! Ja meshkujt qe kercejne, ju vajza e gra:

19 December, 2011

MUZIKE PER TE DEGJUAR NE DIMER - #1 NEOZELANDEZJA ALICIA MERZ (BIRDS OF PASSAGE)




















Alicia Merz vjen nga Neozelanda, shkruan poezi, luan muzike drone dhe publikon albume vetem gjate stineve te dimrit. Eshte nje ritual per te! Dhe meqe ne hapem rubriken 'Muzike per te degjuar ne dimer' menduam ta poziciononim ne vend te pare.
Ketu eshte mengjes e nuk mungon asgje, pervec bores: zjarri, dielli verdhosh, xhamat e gjelber qe reflektojne driten e paket por te forte, carcafet akoma te ngrohte, blloku me poezi, nje laps i zi, dy krahe qe mbulojne trupin dhe disku qe rrotullohet brenda ne stereo.

13 December, 2011

LAURENCE TARQUIN VON THOMAS
















Laurence Tarquin Von Thomas // Photography

WHITE DENIM - STREET JOY
















Eshte e cuditshme sesi ne momente te caktuara muzika te gjendet afer, madje shume afer. Ne kete rast jo vetem muzika, por edhe video ilustruese. Jane amerikanet White Denim me 'Street Joy'.
Dy fjale per kete video dhe gjurme: muzike e lehte, sic mund te duket, por me ngarkese te rende emocionale. Videokaseta kujtimesh, nje dasem e kaluar, bashkime njerezish me dashuri te sinqerte dhe si rrjedhoje te bukur ne shpirt. Nje gjurme e trishtueshme dhe e thelle, te pakten per nga stili retro qe ruan/imiton.
Nje bande qe sigurisht nenvleresohet, por qe pelqehet per menyren autoironike qe kane e per reflektimin qe te fton. E cuditshme, ndonjehere duhet kaq pak per te bere diferencen.
Dhe White Denim ia dalin mjaft mire ne kete prove!

09 December, 2011

TECHNICOLOR WEB OF SOUND - 60s PSYCHEDELIC WEB RADIO













Sinqerisht, ka disa vite tashme qe degjoj kete webradio. Nje radio, fillimisht, pirate, e me vone nje thesar i cmuar, ndoshta me i cmuari per te dashuruarit e rrymes psikedelike te viteve Gjashtedhjete, te atyre miteve Sixties! Shperthen kromatikisht nga ngjyrat e ylberit, psikedeli e hershme, e paster, origjinale, fillesat e cdo gjeje qe do te kishte te bente me rock-un e mevonshem.
Nuk gjejme vetem Beatles, Doors, Rolling Stones, Monkees, Grace Slick, Grateful Dead, Buffalo Springfield apo Love, Fairport Convention, The Charlatans, T-Rex (Marc Bolan), CCR, por edhe te panjohurit Count Five, Chocolate Watchband, 13th Floor Elevators, Electric Prunes dhe Captain Beefheart... Eshte me e mire se bari me i perzgjedhur, o njerez! Material i rrezikshem, apo jo? Hidhini nje sy vete listes...
Kerkoj ndjese per euforine time, por kjo webradio perfaqeson me te vertete muzike per dokumentare tipik te nje epoke te florinjte persa i perket emrave-te-shenjte te muzikes rock. Sahere kemi pare fotografi bardhe-e-zi te rockstareve te pare dhe kemi enderruar veten tone? I mbani mend skenat live ne TV te rock-ut klasik? Woodstock-un e pare? Floket e gjate te drejte? Hipi-te e hipnotizuar? C'me thoni per deshiren per te vrapuar lakuriq nen tingujt psikedelike, nen driten e henes e te diellit? Harruat qe bota perbehet nga ngjyra, shume ngjyra? Po idhujt rebele, guzimtaret me pantallonat kauboj e xhaketat xhins? Do donit te tymosnit thjesht per kulture, te pinit alkol thjesht per kenaqesi, te degjonit nje vinil te rralle me miqte e dashur, te ngisnit motorcikleta e vetura plot stile personale?
Epo mire, dihet, ajo epoke ka mbaruar me kohe, por naiviteti, poezite, muzika dhe energjia e atyre viteve nuk ka reshtur kurre se rrezatuari. Derime sot! Fjale e nje 'kuratori' sistematik!
Shplodhuni dhe degjoni pak muzike per veshet tuaj te ndotur!
http://www.techwebsound.com/whats_playing.cfm

[ ps: une per vehte e kam enderruar githmone nje bar ku ne stereo te luhej kjo muzike! ]

06 December, 2011

MAGNETIC FIELDS - STEPHIN MERRITT DHE FUSHAT MAGNETIKE ME MELODI TE SHKELQYERA



Kujdes! Fusha magnetike ne zgjerim.
Stephin Merritt e kemi shume perzemer per shume arsye: sepse teknikisht eshte gjeni i melodise dhe ne kete menyre shpetoi (me plot gojen e themi!) gjeneraten pop te viteve '90. Nuk po flas per albumin e '69 kengeve te dashurise' (69 Love Songs), por per punet e para te tij. Ka nje album qe i ka shpetuar, ai vete, vemendjes se shumices (dhe me mire keshtu!): Holiday (1993). Gjurme per muzike-dhome, ansamble te vegjel qe formohen ashtu me kot, kendohen deri ne fund nga vete Merritt, pa shume perqendrim, me instrumente lodrash, rrake-take aty-ketu, fizarmonika, ukulele, tastiera plastike, zhurma delikate e papritmas te lehta per veshin. Trekendeshi plotesohet: ndjeshmeri, stil dhe inteligjence.
Efekti i 'Strange Powers' (Magnetic Fields) eshte potencialisht shperqendrues, i gjalle gjithsesi, sikur te kishim nje blete fantastike qe na rrotullohet mbi koke ne ndonje dite plot ere te mire perreth. Fuqite e cuditshme, meqe ra fjala, te mbizoterojne, bejne vend edhe midis endrrave tuaja, naten e diten...
Nga ana tjeter ne mendjen e ketij kantautori jane ngulur prej kohesh poezi te vogla, emocione non-sense, fabula alla-Andersen, copeza jete-zemre, vizione dhe botera te cuditshme... Dhe neve nuk na mbetet gje tjeter vecse te terhiqemi pafundesisht nga fusha magnetike. Cfare kenaqesie!

04 December, 2011

ALAN VEGA ME 'JUKEBOX BABE' - IMPULSE TE CMENDURA ROCK'ROLL-i

















1981. Me nje derrase mangut, me siguri.
Nuk dihet sa vjec ishte ne kete video. Luante protopunk me Suicide (Martin Rev), eksperimente dhe happening me instrumentat e pare elektronike (ne 1974 kishte synth-e para te githeve te tjereve!), adhuronte rock'rollin vrases, leshonte jehona zerash liberatore, ekspozohej me kercime epileptike, vezhgime hipnotike, i ridimensionuar nga muzika, nje Elvis-Elektro-Presley i rimaskuar... Zbriti ne planetin e viteve '80, pulsonte radioaktivitet sonor nga vitet '50, pa kurrfare filtri, seksi dhe aq i rrezikshem ne te njeten kohe...
Alan Vega, fale Zotit, eshte akoma gjalle!!!

03 December, 2011

LOSCIL - SINTEZE E TINGUJVE UNIKE




















Vankuver, Kanada.
(Nuk e di pse, por kete vend e imagjinoj gjithnje te lagesht e me shi...)
Fillojme. Mund te them pa frike qe Scott Morgan, aka-Loscil, eshte nje dishepull i drejteperdrejte i Brian Eno-s (Music For Airports), i gjermanes kosmische music (grupet legjendare Cluster, Ash Ra Temple), kompozitorit minimalist Gavin Bryars dhe sikur te mos mjaftonte, ndjekes i besueshem i formulave dhe ligjeve te termodinamikes (lenda Fizike).
Pikerisht ne 1999, vetprodhoi albumin e tij te pare me titullin: A New Demonstration of Thermodynamic Tendencies, duke kapur keshtu vemendjen e etiketes Kranky.


I specializuar ne muzike per filma e fotografi konceptuale, thur kolona sonore elektro-eksperimentale-akustike. Gjeni i ambient-it, arkitekt i tingullit ('Most of my processed sounds originate as real-world sounds that are recorded and transformed'), muzikant dhome me audio ne formate te pakompresuara, kurajoz dhe i pajisur me instrumente elektronike nga me te cuditshmit: synth-e me hidrogjen te lengshem, kanadezi Scot Morgan (Loscil) perben nje nga personalitetet me aktuale dhe origjinale ne rradhen e emrave te muzikes elektronike.
'The Making Of Grief Point' (perberja e pikes se dhimbjes) nuk i perket aspak ndonje muzike te degjuar mepare. Eshte dicka e pervecme, nje eksperience serioze dhe trasformuese. Unike per kete tingull dhe rrefim (zeri eshte i Dan Bejar te Destroyer) eshte dramaciteti qe i shton degjimit te muzikes ambient.
Dhe e gjithe kjo zbret nga qielli gri keshtu, ne forme fluide dhe tmerresisht e ngjashme me shiun...

02 December, 2011

NICO - FEMME FATALE DHE MUZA ROCK QE NUK NJOHIM

'Muze e Erresires'.
Nico eshte padyshim, personazhi me magjepes, me misterioz ne historine e muzikes rock. Kendoi gjurme te paharrueshme qe i hapen rrugen asaj qe nje dekade me vone do te quhej rryma dark. Meriton nje vend te vecante ne aristokracine hierarkike muzikore. Mori pjese ne projektet muzikore te Velvet Underground (duke bashkepunuar me Lou Reed dhe John Cale) dhe rrezikoi te trondise te gjithe pilastret e muzikes ne pergjithesi me hijen e saj magjepese dhe karakterin e fshehur.




Nje vajze gjermane qe fliste anglishten me theksin e saj tmerresisht erotik. Ishte nje e vajze e gjate dhe bjonde. Bente modelen (asnje reviste e kohes nuk mungoi duke e perfshire ne albume fotografish dhe kopertina te kohes). Emri i vertete: Christa Paffgen, lindur me 1938 ne Keln te Gjermanise (nje qytet i vogel ne periferi te Berlinit). Pas nje episodi tragjik (perdhunohet nga nje punonjes ushtarak!) e veshtiresive te teperta ne adoleshence (shtatzani e padeshirueshme), punoi si modele per Chanel, Vogue, Elle, Tempo etj... deri ne 1965, kur fale miqesise me Brian Jones, hyn ne rrethin e legjendareve Rolling Stones.
















Firmos nje kontrate me Immediate te Oldham dhe publikon gjurmet: 'I'm Not Saying' dhe 'The Last Mile' (kjo e fundit perpunuar nga Jimmy Page). Nje vit me vone gjendet ne Nju Jork ku takohet me Andy Warhol bashke me Factory-n e tij (nje vendtakim njujorkez ku mund te gjendeshin artistet per te shkembyer opinione dhe ide krijuese). Ky i ofron nje rol si protagoniste ne filmin me titullin Chelsea Girl (edhe pse Nico nuk ishte fare pa eksperience sepse kishte patur nje rol te shkurter te La Dolce Vita e Fellini-t). Eshte perseri Warhol ai qe e prezanton me grupin underground njujorkez te Velvet Underground, etapa e saj artistike e momentit.
Me banden Nico do te qendroje vetem pak muaj, aq sa per te marre pjese ne te cuditshmin show te Plastic Inevitable Show dhe te firmose vokalisht disa nga gjurmet me te bukura te historise rock: 'Femme Fatale', dhe me teper se gjashte minutat e 'All Tomorrow's Parties' (te gjithe festat e se nesermes). Video live (sidomos) te kesaj gjurme do te jene edhe deshmia therese sesi ishin koncertet e VU (me Nico-n vokaliste qe rrallehere mbyllte qerpiket e syrit, e trullosur nga droga dhe magjia e muzikes), nje atmosfere aliene ne kufijte e arsyes. Ne fakt Nico do te kete ne repertorin e saj edhe gjurme qe nuk jane asnjehere perfshire ne ndonje album ('Reich der Traume', 'Sagen die Gelehrten' dhe 'The Last Mile').
Edhe spe nuk i shkeput kurre lidhjet me anetaret e VU dhe Warhol, ne fundvitet '60 nderrmerr nje karriere soliste me nje mbeshtetje sonore kryesisht te erret, por inovative. Ne albumin debut si soliste te Chelsea Girl (1967) ekzekuton gjurme te atehershmit tetembedhjetevjecare Jackson Browne, pervec kompozimeve te miqve Lou Leed dhe John Cale. Perpunimet jane te varfera me qellim, timbri i pazakonte (nje armonium indian), kendimi eshte misterioz dhe i deshperuar pikerisht si vete tekstet.
















'Chelsea Girls' i jep titullin albumit. Nje gjurme qe ka pak gjera te perbashketa me muziken rock, por qe prezanton nje forme mesjetare perzire me nje rage indiane. Alienizimi i struktures se kenges, deshperimi dhe ngasherimi prodhojne nje dashuri mistike per melodine me shkeputje violine dhe fyelli. 'Wrap Your Troubles In Dreams' (mbeshtilli shqetesimet e tua ne endrra) perben nje tjeter kryeveper origjinale. Nje vals dekadent, me tekst vizionar dhe mistik (mbeshtilli shqetesimet e tua ne endrra / dergoji ato tutje / vendosi brenda nje shisheje / permes deterave ato do te qendrojne). Deshperimi dhe ankthet e brendshme te artistes (e cila vazhdon te perdore rregullisht substanca toksike) do te jene gjithmone te pranishem midis rreshtave te gjurmeve.

Wrap your troubles in dreams
Send them all away
Put them in a bottle and
Across the seas they'll stay

Po i njejti Cale prodhon Desert Shore (1970) ku pefshihen edhe dy gjurme te perdorura si kolona sonore e filmit te Philippe Garrel (1972) La Cicatrice Interieur (ku aktron vete Garrel). Nje film-tregim unik ne llojin e vet, pa asnje pergjigje, mistik dhe i lire nga konvencionet e kinematografise. Ne film luajne Garrel dhe Ari (Christian Aaron Boulogne, femija qe Nico ka patur me Alain Delon) dhe muzika e Desert Shore ben vetem sa per kornize sonore kameres se Garrel. Skenari eshte pa asnje histori, vetem lidhje imazhesh, ndersa te tre rolet kombinohen ne karavane te gjate lineare ne shkretetiren ekstreme. Skena te nje bukurie mistike (filmi xhirohet ne Egjypt e me pas ne Islande), gati mitologjike: Nico hipur mbi nje kale te bardhe dhe nje djalosh i vogel (le petit chevalier) e udheheq ne mes te shkretetires. Me pas, ne muzg, gjenden te ndalur e te rrethuar nga nje zjarr shoqeruar nga gjurma 'Janitor Of Lunacy'.
Albumi paraqet ne vetvete nje muzike unike, pasqyre e besueshme e vete gjendjes nervoze e te vetmuar te Nico-s. Nje vetmi e pabesueshme, totale dhe psikopatike, tunduese per kedo qe e degjon. Kryevepra tragjike e muzikes. Ne nje interviste do te pranonte vetmine e saj dhe tjetersueshmerine e perhershme qe e tundonte. Asnje referim ne te kaluaren.
Asgje e meparshme i ngjason 'Janitor Of Lunacy', ceremonise se perurimit te fantazmes vajze, te vetmuar ne nje shkretetire bregdeti. Tingujt e armonium-it behen me dominues dhe zeri neutral e therrites i Nico-s te japin pershtypjen e  nje frymemarrje plot makthe, te nje cmendurie te mbyllur hermetikisht, te nje deshperimi aq te thelle saqe nuk mund te shprehesh asnje emocion. Heshtja gjate degjimit kompensohet nga nje madheshti ne performance te paarritur derime sot nga asnje artist. Perqendrim i nje gjurme pa perdorimin e asnje instrumenti klasik (bateri, kitare...), por vetem tinguj te sterzgjatur armonium-i dhe nje ze gotik. 'The Falconer' te genjen me nje hyrje klasicizmi vetem ne fillim sepse vazhdon me te njejten dendesi gjendjesh shpirterore (per te mos thene tepruese), por vetem me me shume ton rrefyes dhe tragjikisht rrethues. Nje pjesez klasike me piano, gati femijerore, nderhyn ne mes te gjurmes per pak sekondash per t'i lene vendin pastaj temes kryesore me baze armonium-i.
Pasi trasferohet ne Paris Nico zhduket plotesisht nga skena muzikore per gjate gjithe viteve '70 per tu shnderruar keshtu ne nje figure mitologjike per rock-un. Rikthimi daton me vitin 1974 me pjesemarrjen ne koncertin e Rainbow te organizuar nga Brian Eno, Kevin Ayers dhe John Cale. Shfaqja shenon edhe ringjalljen artistike per Nico-n. Ne fakt regjistron me Cale dhe Eno albumin The End duke rimarre me nje version gotik edhe gjurmen simbol te The Doors-ave. Pervec pelhures se erret qe karakterizon gjurmet ben polemike edhe per versionin gotik te himnit gjerman 'Das Lied Der Deutchen'.
Nje vit me vone luan nje rol ne filmin tjeter te Garrel: Le Berceau De Cristal e me pas zhduket serisht nga skena.
Pas vitesh azili te padenje ne Paris vendos te zhvendoset ne Mancester pergjate viteve '80 dhe papritmas ben qe te flitet per te fale nje serie te mrekullueshme albumesh. Muzika e saj ishte me kohe perpara energjise se rock-ut dhe arinte nje turbullire te erret qe ne ditet kur kendonte me Velvet. Shembull i mirefillte do te jete Drama Of Exile (1981) qe do konsiderohet edhe si albumi me i vecante i artistes fale gjurmeve te nje bukurie te rralle ('Purple Lips', tingujt glamour te 'Orly Flights') apo te rrefimeve te David Bowie ('Heroes') dhe te Lou Reed ('Waiting For My Man'). Gjurmet e tjera (dedikimi i 'Genghis Khan' dhe 'One More Chance') ndjekin rrugen e tingujve te pazakonte.
Edhe pse stili i artistes ishte tashme konsoliduar, albumi terheq vemendjen e publikut dhe ben qe Nico te shfaqet ne shume pjese te botes, sic tregojne: Behind The Iron Curtain dhe i mrekullueshmi Live In Tokyo, nje koncert spektakolar ne Japoni!



















Dukej me te drjete nje fillim i ri per karrierren e artistes, por me 18 korrik te 1988, ne Ibiza te Spanjes, rrezohet banalisht nga bicikleta dhe vdes nga nje hemorragji e brendshme celebrale. Sic e do manuali i me te medhenjve: ne momentin me te bukur shkaterrojne cdo gje. Per cdo artiste femer (dhe jo!) pasardhese, Nico dhe muzika e saj do te perfaqesonte nje referim konstant dhe gjithmone frymezues.

29 November, 2011

MIA ZAPATA (THE GITS) - RIOT GIRRRLS PAR EXCELLENCE

Mia Zapata ishte vokalistja me origjine hispaniko-amerikane e grupit rock underground The Gits; nje nga grupet dhe projektet me premtuese ne skenen punk-rock te Seattle-it ne vitet '90. Zapata bente pjese ne levizjen 'Riot Grrrls' dhe me albumin Frenching The Bully (1992) konsiderohet si me te miret ne publikimet hardcore-punk.
Zapata u pa per here te fundit pak minuta pas mesnates se 7 korrikut te 1993, ndersa po dilte nga nje pub dhe shkonte ne apartamentin e nje miku; u gjend e vdekur, pasi e kishin perdhunuar, si pasoje e mbytjes dhe shtrengimit te forte ne oren tre te mengjesit... Mia ishte vetem 27-vjece.
















Pas vdekjes se Mia Zapata-s, Valerie Agney e grupit 7 Year Bitch (grup 'Riot Grrrls' nga i njejti qytet, e cila titullon albumin e dyte Viva Zapata, per nder te mikes) i jep jete 'Home Alive': nje shoqate qe u ofron mbeshtetje psikologjike vajzave/grave dhe organizon kurse per vetmbrojtje.
Autori i vrasjes dhe perdhunimit arrestohet nga policia e Miami-t, 9 vjet me vone...

26 November, 2011

PUMP UP THE VOLUME (1990)

















Kemi nje muzike, nje mikrofon, nje aktor terheqes dhe nje moshe te mrekullueshme per te jetuar.
Te kater keto elemente e bejne Pump Up The Volume nje nga filmat me perfaqesues mbi jeten adoleshenciale amerikane (e me pas kudo!) ne fundvitet '80. Djemte e vajzat ne moshen e pubertetit gjejne nje ze, me ne fund. Tabute mbi seksin (oh, te shkretat tabu dhe i bekuari seks!), relacionimi me moshatarin, mospajtimi me modat e me muziken rebele (punk-u e rap-i pseudo-gangster), papjekuria ne dashuri, frika nga e reja, ngulitja tek e vjetra, radiot pirate... Te gjithe keto pershkrime nuk mjaftojne per ta etiketuar filmin: eshte nje eksperience, jo thesht nje film per adoleshentet.
Kenaqesia fajtore, emocione qe te vijne ne mendje, kujtime te puthjes se pare, zbulimi i trupit, rebelimi, muzika, volumi i larte: mekati.




















Padyshim nje nga filmat me te nenvleresuar per vlerat qe mban, Pump Up The Volume meriton shume me shume. Dhe nese keni deshire te beni rremuje (me plot te drejte!) ne pike te nates per shkak te ndone ndjenje drejtesie te vonuar qe iu ndizet ne zemer, te nje lloj hakmarrjeje, te nje lloj merite te sinqerte, gjeni videokaseten (jemi ne fillimvitet '90!), lidhni altoparlantet dhe fikni dritat...
Muzika, me besoni, eshte nje thesar plot me tinguj te denje per tu degjuar gjate gjithe jetes: Leonard Cohen, Cowboy Junkies, Bad Brains, The Jesus and Mary Chain, Primal Scream, Soundgarden, Henry Rollins dhe Pixies.
Dhe po nuk iu pata bindur me fjalet e me muziken mesiper, le ta dini qe aktori terheqes eshte Christian Slater dhe tipja me te zeza quhet Samantha Mathis!

25 November, 2011

MI AND L'AU - NINULLA MELANKOLIKE FRANKO-FINLANDEZE

Young God Record: Incizime 'Zoti i ri'.
Mjafton vetem emri i etiketes dhe emri i Michael Gira (Swans) per te kuptuar shpejt se me cfare muzike e kalibri kemi te bejme.




















Izolimi. Mi and L'Au jane nje cift te dashuruarish (Laurence vjen nga Parisi dhe Mira vjen nga Finlanda) dhe me kete debut kalojne nje kufi: ate te purifikimit. Vizatojne nje linje tejpertej ndjenjave: nje poeme sentimentale-minimale. Shpirti (Ajo) vjen nga pyjet e Finlandes, bohemiani alla-theDreamers nga Parisi dhe per tu ngrohur luajne ninanulla te dehura me vere. Fantazma te zbehte te Francoise Hardy, Cat Power, Leonard Cohen e Nick Drake bredhin perqark.
Kujdes!
'They Marry' (duket nje titull-genjeshter ne ditet e sotme!), nje valz ne celsin folk ku gati degjon tingullin e pickimeve te kitares (e mrekullueshme pastaj 'How'). Te ngjan me nje lavjerrs qe lekundet ngadale ne mes te akujve. Rrefime me zemren ne dore, ze vasheze qe fluturon mbi aurorat nordike. Ndizni nje zjarr (ose nje cakmak!), hapni nje shishe vere tjeter, afrohuni tek oxhaku se muzika eshte e gjate... Te jemi te sigurte qe cdo note elementare e luajtur, cdo fjale e peshperitur jane te sinqerte si uji i ftohte qe zbret nga mali.
Romance melankolike? Jo vetem kaq.

















Kulmin e arrijne me nje 'Bingo' (albumi Good Morning Jokers): ultraminimale me zerin e Mira-s si zane qe te flet me ze te ulet tek veshi.
I paevitueshem korruptimi i brendshem, tradhetia, dashuria...

24 November, 2011

PRAM - SHOQERITE IMAGJINARE

Le t'i harrojme yjet. Le te imagjinojme vetem nje vend te perkohshem, te se kaluares, i cili formohet enkas per t'u zhdukur me vone, si nje grumbull rere qe thithet tutje nga oqeani, nje litar per te mbikaluar boshllekun, nje dicka qe qendron ne mes, nje interval, nje lloj toke e Piter Pan-it, nje bar nenujor, nje fllucke qe pulson larg nga te gjithe e nga gjithcka, pikerisht sic ndodh me historite e dashurise, kur jane te mrekullueshme.














Pram jane nje grup anglez (Leeds), misterioz qe qarkullonte ne Angline e viteve '90 dhe aktualisht akoma aktive. Nuk luajne as per qejf e as per hir te tingujve jazz, luajne muzike origjinale sepse vijne nga planeti Venus (Legendary Band Of Venus)... Po, po. Dhe kane kuptuar para nesh se kjo jete nuk ruan respekt per askend, nuk te sheh ne sy dhe gezon ne pisllek. Pram luajne muzike per personazhe kokeulur njerez: paljaco cirku, gra-gjyle, xhuxha, njerez te tipit elephant-man (Lynch), kabaretiste, bohemiane, freaky, te frikesuar e te cuditshem (degjoni Penny Arcade nga albumi Dark Island, 2003)...
Mirepo, nuk mbaron me kaq! Muzika e tyre (albumet e pare Helium dhe Sargasso Sea) ndricojne nga mrekullia sonore: saks, flaut, akrobacira tamburesh, tastiera synth, piano, instrumente pa emer, ze sirenash, engjellish, nimfash, sound post-new-wave, post-rock, post-gjithckaje...

















Alienizimi i shoqerive industriale, depresioni e stresi si pasoja anesore te modernizmit, jane vetem disa nga semundjet qe muzika e Pram sheron. E nuk do jesh vetem: prane teje ose duke t'u afruar do jene gjallesa nenujore, kafshe qe jetojne mbi rere, amfibe terheqes... Shoqerite imagjinare!

23 November, 2011

GOOD BYE LENIN!

'Sa cuditshem, nuk paska ndryshuar asgje!'.
'- Perse, mos duhej te ndryshonte dicka?'

(dialog mes Christiane dhe te birit Alex)

















Konference per shtyp (e rreme):
Berlini ne Gjermanine Lindore ne fundvitet '60. Alex (Daniel Brühl) jeton me familjen e tij ne nje lagje dosido. Cdo gje shkonte vaj derisa babai papritmas nuk kthehet me nga nje udhetim ne Perendim. Christiane, e ema e Alex, e kalon dhimbjen e braktisjes duke iu dedikuar me dhembe e shpirt socializmit (si shume entuziaste te tjere!). 'Partia mbi te gjitha' beson kjo grua, e cila e pranon qe socializmi kufizon lirite e individit, por ne kembim te ofron siguri dhe ne kete menyre sikur e perkufizon kuptimin e jetes. ne tetor te 1989, pikerisht ne muajin me te rendesishem dhe ne vitin me te rendesishem per Gjermanine, Christiane hyn ne koma per shkak
te ne infarkti.




















Bie muri (cfare efekti ben, kur e thua sot, me kaq lehtesi!) dhe per te mos tronditur rizgjimin e se emes, Alex dhe shoku i tij rindertojne ambjentin, mobiljet, sfondin familjar, idealet e hershme, TV e hershem te para-Gjermanise se re se bashkuar tashme. Zhvleresohet monedha kombetare, reklama me Coca-Cola pushtojne muret bosh, me mijera lloje ushqimesh dalin jashte perdorimi (me to edhe kastravecat Spreewaldgurken!), supermerkatot mbushen me mallra importi, nga Perendimi vijne per te blere shtepia te mrekullueshme me pak leke. Bien nje
nga nje simbolet e ish-fuqive ne pushtet.
Planit narrativ i shtohet keshtu edhe historia familjare e raporti eme-bir. Ky i fundit mundohet 'ta ruaje' te emem nga aktualiteti i huaj duke rindertuar e rishembur vende (Platten Bau!) e ngjarje te kaluara (shoku me endrren per tu bere regjizor, rinderton ngjarje dhe lajme politike ne nje tv te vjeter!). Nuk i shmanget ne kete perpjekje, njefare melankolie qe kenaq dhe kujtime nostalgjike qe shpejt do te riktheheshin ne mode (po te flasim sot, psh!). Alienizimi i nje populli qe e gjen veten te katapultuar drejt nje te ardhme te pasigurte dhe te re, personifikohen nga mimikat sociale te aktoreve brenda kater mureve te dhomes se nje gruaje te semure (Christiane).
Drejtuar nga Wolfgang Becker, filmi (fitues si filmi me i mire ne Festivalin e Berlinit ne 2003) paraqet ne te vertete nje drame realiste me mesazhin 'jeta eshte ajo cfare ti jep e merr, pavaresisht se cfare ndodh jashte'. Sistemet ndryshojne dhe ata qe pesojne, vuajne, gezojne, trasformohen (ose jo), perpiqen, jemi ne, eshte jeta jone, familja, familjet.
Fundi i konferences!

(ps: Se harrova: muzika eshte e Yann Tiersen dhe ka plot referime vizuale e sonore nga filmat e Kubrick.
Me bukur se kaq!)

22 November, 2011

JOHN FRUSCIANTE - IKONA E KITARISTIT 'HUMBES'

Po degjoja Niandra LaDes & Usually Just A T Shirt dhe tashme jam i bindur: John Frusciante eshte nje ikone, nje nga 'humbesit' me te medhenj te kohes sone. 
Imazhin e Frusciante-s e lidh githnje me ate te kitares. Me kitaren perkrah sepse keshtu donte ai. Nje perkushtim i devotshem, i perjetshem. Nje kitare, shume kitare: aspak nje instrument i zakonshem per kete kantautor pa ndrojtje. Nje kurator tingujsh (nuk i le gje mangut Nick Drake, Syd Barrett, Neil Young).
I besueshem!
'Forever Young' ketu poshte, mbetet nje ushtrim vokal, nje rifle njelloj si nje buzeqeshje, nje rrefim intim, ikes si fotograme filmash nokturne, i thelle si ngjyra e zeze naten... Theres.

14 November, 2011

FORMER GHOSTS - 'DREAMS'

















... In my favorite one
there is an ocean sky and salty lips
lightning and the sound of waves
You once said that you remembered
why it is so hard to stay away
So don't
well don't...
Do all these dreams only mean a thing to me?
just close your eyes and meet me there
oh meet me there

You once said you remembered
why it is so hard to stay away...

//ne shqip
Former Ghosts - 'Endrra'

... Ne te preferuaren (endrren) time
ndodhet nje qiell mbi oqean dhe buze te kripura
shkreptima dhe tingull valesh
Ti dikur ke thene se e mbaje mend
pse ishte aq e veshtire te rrinim larg
Keshtuqe mos
mos...
Mos duan te gjithe keto endrra te me tregojne dicka mua?
Vetem mbyll syte e tu dhe me tako atje
Oh, me tako atje

ti dikur ke thene se e mbaje mend
pse ishte aq e veshtire te rrinim larg

CUT COPY - ZONOSCOPE




















Tani ne Australi ben vape, ndersa ne ketu mblidhemi te gjithe me shall ngjyra-ngjyra.
Cut Copy vijne nga kontinenti i kangureve dhe na bejne neve te kercejme (te hidhemi se paku!) si kangure. Nuk eshte dhe aq e veshtire perderisa nxjerrin nje album si ky Zonoscope (2011). Vendosin ne mes te gjurmeve 'lloj-lloj' muzike, nga Moroder, tek Radiohead (mutacione), nga Brian Eno tek Talking Heads, pa harruar ne asnje moment ata qe rezistojne ne pisten e kercimit. Dhe ajri i kondicionuar nuk funksionon perhere!
Nuk ka maja ne asnje gjurme, por thjesht jane (ster)munduar te krijojne atmosfera, hije, momente. Nisin me nje 'Need You Now' qe te mbetet ne mendje per shume kohe: elektropop qe angazhohet ngadalesisht dhe perben ndoshta cilesine me te larte te albumit (bashke me 'Blink And You'll Miss A Revolution').
Album i pelqyeshem ('Take Me Over') per shume arsye: per peshen e lehte qe mban, per ritmet dance dhe elektropop qe imiton, per zerin e thelle, per artwork-un/kopertinen... Sepse vijne nga Australia (dhe per ne ngasin 'makine e kohes'), sepse bejne qe vitet Dymije te na duken si nje remix i pafundme!
Dhe nese muzika iu ben tani te kerceni neper dhome, prisni perseri veren dhe mendoni se cfare mund te beni jashte. Pa shallin qe iu mbron!
http://soundcloud.com/modularpeople/sets/cut-copy-zonoscope/

13 November, 2011

BULETINI I NJE TE RIU (pj. I)

Nuk bente vecanerisht ngrohte dhe megjithate ai e dinte se temperaturat do te rriteshin menjehere ato dite, nga pese ne gjashtembedhjete grade...
Vendosi te dale, i mbytur nga shume mendime ne koke. Nga dritarja e hapur degjonte zerat e te qeshurat tipike te vogelusheve qe vraponin poshte ne kopshtin e ri. Kishte ore qe qendronte, ashtu pergjunjesh siper shtratit duke veshtruar pa fjale perjashte. Madje me raste, mbyllte syte dhe degjonte te therriturat me tonalitete te larte. Mendonte per te kaluaren dhe njekohesisht per te ardhmen... Ata qe e njihnin e dinin se ishin te vetmet momente qe ai mendonte seriozisht per keto dy argumente. Qendronte aq gjate sa shpesh i formoheshin acarime te skuqura tek kupa e gjurit te majte. Pastaj conte floket per nga mbrapa dhe gjesti simbolizonte marrjen e nje iniciative.
U vesh, mori canten me nje liber te kuq me dy lapsat e verdhe brenda dhe doli. Nuk i beri te gjithe rrotullimet e celsit tek dera: e dinte qe do kthehej shpejt. Tek shkallet u kujtua se duhej te blinte buke, veze dhe shishen e zakonshme te brandy-t ne oferte. Besonte shume tek minimumi jetik. Na thoshte se 'te pakten njehere kjo varferi e thjeshtezuar i duhej njeriut per te kuptuar...'.
Hyri, si cdo dite, tek bari me i piset rruges. Aty punonte e njejta grua e shendoshe me floket gjithnje te lagura me uje. Nuk kishte kurre njeri aty, pervecse ndonje lypes qe perseriste po ato pyetje apo dikush qe dilte nga tualeti pa mberthyer mire pantallonat. U mat disa here perpara se te zgjidhte sasine e sheqerit. Ne faqet e fundit te gazetes mbi banak gjendej nje reklame mbi semundjet qe kapin njeriun ne moshe te pjekur, pas te dyzetave dhe keshillonte se nuk duhej ta ekzagjeroje me kafet, cigaret dhe alkolin. Degjonte e lexonte shume gjera ne dhjete oret e nje dite marsi, ndoshta teper per shijet e tij, por shume pak i besonte. Thoshte se 'historia e nje bretkose qe nga kenetat e metropolit perfundon drejt e ne nevojtoren tende' ishte me e besueshme. Ngriti jakat e palltos dhe vazhdoi mbi trotuar: kafen e piu pa sheqer kesaj rradhe! Sa per te provuar sa e hidhur do ishte perkundrazi! 
Pemet nuk kishin akoma gjethe, por pritej nje lulezim i afert, ndjehej ne ajer qe dicka po ndryshonte ne klime. Por jo vetem ne klime, ne pergjithesi! Autobuzi dridhej sahere qe rrotat shkelnin neper gropat e asfaltit dhe pasagjeret ne kembe dhe ulur dukeshin sikur po e benin mbi karrige te vjetra. Fytyrat ishin si te plastifikuara, ngjanin te gjitha njelloj, as dielli i fresket nuk po i jepte hije. Me sy kapte trupat e atyre qe ktheheshin nga vrapi paraditor. Vriste mendjen se si do e organizonin diten ata njerez, ku punonin (nese punonin!) dhe nese kishin preferenca muzikore te ngjashme me te tiat!!! Syzet i mbronin nga pluhuri i rruges qe nxitonte persiper sapo kalonte nje TIR. Parku ishte ai me i aferti me shtepine e tij dhe fatmiresisht nuk ishte nje dosido. Kishte pozicion te vecante dhe mjaft terheqes per ate. Jo sepse e mbante veten per nje antagonist te etur por sepse i ngjallte emocion dhe frymezim per te shkruar mes faqeve te bllokshenimeve. Po s'ishte perhere keshtu; kishte jave qe nuk shkruante asnje rresht, as edhe e prekte fleten e verdhe te bllokut.
Ngjitur me parkun ndodhej nje aeroport i vogel per fluturime private dhe kombetare. Parashikonte me saktesi se kur nje avion i nje linjeje te caktuar do te ulej apo do te ngrihej. Zhurmat i jepnin ndjesine e levizshmerise, se ndryshimit, te gjallerise. E megjithate mbizoteronte nje harmoni e kaosit... Siper ne qiell kjo, te pakten! Vetem per kete pershtypje te pelqyeshme degjonte vazhdimisht albumin 'Music For Airports'!
Me te bezdisshmit, per te, ishin helikopteret, benin mjaft zhurme dhe ishin pothuajse te gjithe te vjeter ose te shemtuar si modele. I krahasonte me gjinkallat ne vere dhe turbulliren qe te provokonin ne tru. Liqeni i vogel, gati i improvizuar i parkut i sherbente si peisazh ideal per te zene vend e te qenit rrafsh me token dhe barin e thate. ishte e rendesishme per te te prekje token, dheun dhe kodrinat, tangentja e te cilave gjuante druret me te larte. Te qeshurat ose me mire klithmat e femijeve tutje (se ishin me te shumte ne numer klithmat!) i terhoqen vemendjen.
U afrua dhe ndersa e ema e njerit frynte fllucka sapuni me gojen e madhe, ky i ndiqte dhe shpesh rrezohej pertoke. Qante dhe qeshte dy minuta me pas. Sa mire, te pakten po mundohej seriozisht per te mberritur dicka ne jete... Vendosi te nxirrte aparatin e te fotografonte skenen per pak minuta keshtu mund ta pershkruante me vone e ta perdorte si nje ilustrim per nje ese qe iu fut ne koke. E mbante aparatin anash gjurit te majte, duke e kontrolluar sahere nese e inkuadronte mire objektivin. Papritmas vogelushi i afrohet dhe rrezohet mu perpara kembeve te stolit. Menjehere e ema mberriti dhe e mori ne krahe.
Nuk e konsideroi te bukur, trupi ishte i holle, jo shume i drejte, por i zhdervjellet. 'Duhet ta kerceje bukur rock'n rollin ose me mire punk-un', mendonte...

[vazhdon...]

11 November, 2011

POLIÇA - 'DARK STAR'

Merr nje ritem down-beat te viteve '80, kampjono nje ze femeror, regjistro dhe le neper blog komente si: alt-indie, dark-female-voice, drum-game, mid-80's sound etj etj...
Ose mund ta interpretojme ndryshe: Poliça eshte nje grup i fshehur qe ka nxjerre kete gjurme pseudo-indie dhe qe duam apo s'duam ne, pelqehet shume nga komunitetet ne rrjet! Kete shohim ne nga jashte te pakten. Dhe tani qe e degjuam edhe ne te FV, kane te drejte ta luajne track-un vazhdimisht neper webfaqe 'underground'.
Poliça me 'Dark Star' ia arrijne plotesisht ketij qellimi. Dhe ne kenaqim veshet me muzike te re.
Ose... relativisht te re!

10 November, 2011

SHTHURJA

Tetembedhjetevjecarja me vrull ne dhome
Mbi shtrat hidhet
E kishte prekur shume shpejt
Tek 'vendi'...
Dikur, ne vjeshte, mblidhte gjethe
Do rritej
Si adoleshente e mencur
Kohe e larget tashme!
Lotet prishen vizat blu te carcafit
Kukullat mbyllen syte
Ngjyra roze iu duk e shemtuar

Kilometra larg
Ajo lodhej ne punet e shumta
Kallo mes gishtave
Pa doreza
Buzekuqi i thare ne sirtar
Cader edhe ne ditet me diell
Ne autobuz ne te njejten sedile
Tymin e cigares per te dashur
Goten me vodka per mike
Qepallat e rena per maske
Kollen e trashe per ze

Ai hapte deren ne oret e voneta
Hynte ne kuzhine nga uria
Zorret urdheronin
Ndizte driten
I vetmuar ne mes te drites
Shkelte mbi cimenton e akullt
As insektet autoktone nuk verente
Kerkonte per te njejten shishe
Mallkime bajate qiellit plot re
Nga goja avuj te ftohte
Dhembe te verdhe naten gervishnin

Gati?
Le te nise!
Se ne rendin e dites
Ketu sherri eshte
Degjohen pjata e mallkime nga me te zezat
Zhurme!
Mllefe te vjeter sa mosha e drurit
Pluhuri mbi komodine nxitonte lart
Perseri zhurme...
Plasje!
Thyerje...

Ekrani katror trasmetonte lajme
Gara veturash epoke
Plane te pare udheheqesish partie
Spotet televizive joshnin me vajza me paruke te bardha
Emra te rreme
Plafff: shpulla e rradhes zgjon fqinjet
Keta gezojne
Kercejne si me buton
Nen dritat shumengjyreshe te ambulances e policise
Copezat e gastareve pasqyronin fytyra plot djerse

Protagoniste
Aq te stermunduar nga rolet perkates
Ne te pafrikesuar
Plot gaz
Presim fundin e aktit 'Shthurja'