emri: Dead Skeletons / album: Dead Magick (2011) / gjurma: 'Dead Mantra'
prezantohen me: 'Ai qe ka frike vdekjen, nuk vlereson jeten'
bishtat:
fantazma, islanda, noise, psikedeli, dark, mantra, vitet dymije, spiritualitet, budizem, pajtim, rini, qiell, bijte, diell, at, drite, embrion, tribalizem, stergjyshor, sherim, rifillim, imagjinar, metropolitan, rage, magnetizem, jete, vdekje, lindje, rock
info:
http://dead.is/deadskeletons.html
31 August, 2011
30 August, 2011
BABA ZULA - TURKISH FUSION
Grup turk qe ruan e rrit rrenjet e muzikes se viteve '70 ne nje simbioze jazz-i, dub-i dhe psikedelie orientale. Gjen fusion, ritme orientale, perkusione, bellydance (ose sic e quajne 'psikobelly') qe shoqerojne ne nje dimension tjeter: plot ekstaze, profume nga Azia e Vogel, tymra nga nargjilea e lagjeve te kulles Gallata ne Stamboll, ngjyra ne erresire te mbytur nga ererat e kodrinave poshte sheshit Taxim, balada te vjetra te Uskudar-it.
Pelqehet shume ne Gjermani (por jo vetem!), fale ndikimeve nga grupi legjendar progresiv Can dhe improvizimeve pikante te muzikes se tyre ekzotike. Nje corbe mes nenkultures flower-power dhe Arabian Nights, le te themi. Absolutisht dehes dhe sensuale.
Ne te 'Funeralit te Veshit', natyrisht, keshillojme per te degjuar te gjithe diskografine!
Kapitull me vehte jane bashkepunimet me Mad Professor. Baba Zula jane edhe nder emrat kryesore qe spikatin ne kolonen sonore te film-dokumentarit Crossing The Bridge: The Sound Of Istanbul (2005), me Alexander Hacke (Einstuerzende Neubauten) e drejtuar nga Fatih Akin.
Per ta mbyllur shkurt: krenare qe njohim kete kompleks!
http://www.myspace.com/babazula
28 August, 2011
SHKREPJET E VERES - SUMMER SHOTS
E di, nuk ka mbaruar ende, po pikerisht sepse na vjen keq per momentet me te nxehta qe kemi kaluar kete vit, vendosem te mbledhim shkrepjet me domethenese tonat ne stinen e veres.
Ne rregull?
Kjo eshte e para: The Pool (Pishina)
Nese doni, dergoni tuajat ne: dieyllka@gmail.com
27 August, 2011
TITUJT E LAJMEVE NE KANALIN STEREO
pjesa I:
Cdo gje ne rregull
Qetesi ne zyren e katit te fundit
Nenat i kane duart me kallo
Miqte 'simpatike' nuk votojne kurre
Valixhja me shenimet idiote
U cmenden tastet e makines se shkrimit
Zoti Aperitiv
Stimul deficit per mua
pjesa II:
Fije per te qepur lekuren
Shefi tullac tymos dyzet cigare
Konservat e peshkut skadojne
Laringu perballe Televizoreve
Pasqyra me dy fytyra
Lodhja kimike
Monotoni seksuale e pamatshme me vizore
Bej gati plackat
[ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', dhjetor '10 ]
Cdo gje ne rregull
Qetesi ne zyren e katit te fundit
Nenat i kane duart me kallo
Miqte 'simpatike' nuk votojne kurre
Valixhja me shenimet idiote
U cmenden tastet e makines se shkrimit
Zoti Aperitiv
Stimul deficit per mua
pjesa II:
Fije per te qepur lekuren
Shefi tullac tymos dyzet cigare
Konservat e peshkut skadojne
Laringu perballe Televizoreve
Pasqyra me dy fytyra
Lodhja kimike
Monotoni seksuale e pamatshme me vizore
Bej gati plackat
[ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', dhjetor '10 ]
24 August, 2011
13 MOST BEAUTIFUL... SONGS FOR ANDY WARHOL'S SCREEN TESTS - JANE HOLZER
Nje kapitull te rendesishem ne karrieren kinematografike te Andy Warhol zene edhe 500 filmat e xhiruar per seksionin Screen Test. Bejme fjale per xhirime kryer personazheve te Factory-s, te cilet vihen ne plan te pare, para nje sfondi te erret. Xhirimi zgjat per rreth 3 minuta dhe protagonisteve i kerkohet vetem te fiksojne me shikim objektivin, te mos levizin (as qerpikun!) ose maksimumi te kryejne levizje apo veprime banale.
"Me lodhin montimet e post-production [...], le videokameren te funskionoje derisa te mbaroje shiriti, keshtu mund te verej personat sesi jane ne te verete"
Idea eshte te kapesh ndonje aksion domethenes, ndersa personazhi kryen veprimin banal (si psh. te lash dhembet!). Qellimi eshte jo vetem te hysh ne boten intime te personazhit, por edhe ta besh spektatorin te mendoje ne qetesi... Provokues! Dhe duke gjykuar nga ky screen-test: per ne sigurisht qe ia arrin! Sensuale si metode, ben qe edhe merzitja te duket e komplikuar!!!
Origjinal!
ps: Muzika eshte e Dean Wareham & Britta Phillips ('Knives From Bavaria'). Live krijojne atmosfera njelloj si neper filmat bardhe-e-zi! Ju jap fjalen!
23 August, 2011
DIRTY BEACHES - BADLANDS
Titulli: Badlands. Viti: 2011.
Vende jo te pershtatshme. Histori e ikjes, e largimit tutje nga kontraditat metropolitane, histori e lenies pas kraheve ankimeve, mallkimeve e pisllekut te kesaj bote qe na ben lavazhin e trurit perdite. Mjetet jane po ato te perhershmet: autostradat e pafundme, 'the lost highways', te cilat mbushin me frymezime e vizione edhe me te deshperuarin.
Sa shpejt ndjehen shijet e preferencat 'fifties' ne kete muzike. E regjistruar me pak buxhet, rezulton ne nje lo-fi psikedelik, me cilesi te dobet (low-fidelity). Idhujt mbeten mbreterit e llojit: Elvis, Cramps, Suicide e duke marre hua zhurmen e Sonic Youth.
Keto rreshta te shpejte pershkruajne karrieren e sapofilluar te Alex Zhang Hungtai, ne art Dirty Beaches. Sound i piset, seksi, per drive-in, ambjetime si ne filmat e David Lynch, gati-gati thithim pluhurat e autostradave perendimore. Kitare te keq-akorduara, echo alla-Suicide te Alan Vega, drita ne muzg, rigjetja e vetvetes, liria...
Badlands eshte album i mire, ambicioz. Presim etapa tetjera zhvillimi ne rockabilly-n e Hungtai. Per tani le te mjaftohemi me klipin e 'Sweet 17'.
A HAWK AND A HACKSAW - I AM NOT A GAMBLING MAN
Mall per muziken ballkanike?
Mire. Keta jane A Hawk And A Hacksaw dhe vijne nga Nju Meksiko (Sh.B.A). As nuk kane lindur dhe as nuk jetojne ne Ballkan e megjithate dashurojne (me shkronja te medhaja kjo fjale!) keto ritme tonat e tradita. Pervec ndikimeve, moshes se re, stilit, mustaqeve dhe veshjeve new-etnic-chic, lujane ne fizarmonike (Jeremy Barnes) dhe ne violine (Heather Trost) kenge e balada te harruara prej vitesh e ndoshta prej shekujsh edhe nga vete ne ballkanasit.
Terheq idea qe nje i huaj dhe i larget kendon e luan muzike nga gadishulli i vjeter i aq-ngaterruar i Evropes Juglindore. Por edhe kenaq ama e ben te hedhesh valle kur i degjon.
E di, nuk duhet shume mund per kete, por te ben mire thelle-thelle ne zemer... Me te vertete!
Cfare kane bere? Pese albume ne studio, bashkepunime me Beirut, grupin tjeter me te njejtat 'shije muzikore' te Zach Condon, turne te shpeshta neper Evrope (meqe ra fjala: eshte kenaqesi t'i shohesh live!) dhe nje kultivim deshire te gjere per te rizbuluar edhe njehere muziken ballkanike. E sidomos per ta perhapur kete dhe bere te njohur pertej kufijve gjeografike
RADIOHEAD - FERAL (THE KING OF LIMBS SESSIONS: FROM THE BASEMENT)
Muzika e Radiohead ne albumin e fundit 'The King Of Limbs' (2011) eshte me teper pune ritmesh, ambientim fantazmash, kercime nga Lindja e Mesme, momente prekese, romaticitet fatal, delikatese tingujsh, loje moog dhe synth, zera ne forme ankimi, qarje, shperthime orgazmash etj etj... Me pak fjale, Radiohead qe njohim!
Pjesa e shkeputur meposhte eshte marre nga provat ne studio per gjurmen 'Feral'.
Gjykoni vete per emocionet qe trasmeton:
22 August, 2011
JACQUELINE TAIEB - 7 HEURE DU MATIN
'... tregon per nje adoleshente qe fantastikon per Paul McCartney...'
Lindur ne Tuniz me 1948, Jacqueline Taieb eshte nje kengetare franceze, me origjine tunizine, e cila shquhet ne vitet '60 si nje 'yè-yè singer'. Pasi trasferohet ne Paris, arrin suskesin e saj me te madh me single-in '7 heure du matin'. Leshuar ne 1967, hiti i saj do te mbetet me i njohuri ne France.
Te kujton 'My Generation' te Who me ate frazen e mrekullueshme: 'talking 'bout my g-g-g-generation...'
PLASTIC BERTRAND - CA PLANE PUOR MOI
Belgjike '77 / Post-Punk.
Dritat, ngjyrat e forta, veshjet bardhe-e-zi, vajzat, rebelimi i te rinjve, nenkulturat, proto-punk-u, synthpop-i, klubet etj etj... Jane vetem disa nga elementet qe mund ta pershkruajne me mire ate dekade: pa asnje plan (per mua)! Nje sukses kulti tashme 'Ca Plane Pour Moi'.
Sa nostalgji per ate ritem...
21 August, 2011
GOTYE - SOMEBODY THAT I USED TO KNOW
Epo mire, degjoni (e shihni) ketu tani:
Shtypni butonin 'Play', ngreni volumin dhe sigurohuni te aktivizoni funksionin 'Repeat'...
Do keni proven e vertete dhe momentin se kur muzika pop shnderrohet ne klas!
Tani shkoni e kerkoni tekstin... Dicka akoma me e bukur!
Shtypni butonin 'Play', ngreni volumin dhe sigurohuni te aktivizoni funksionin 'Repeat'...
Do keni proven e vertete dhe momentin se kur muzika pop shnderrohet ne klas!
Tani shkoni e kerkoni tekstin... Dicka akoma me e bukur!
17 August, 2011
JJ NO. 2
Grupi suedez JJ (Joakim Benon dhe Elin Kastlander, nga Gotenburgu) ofron nje tjeter album te sintetizuar ne atmosfere pop-i me JJ no. 2 (Sincerely Yours, 2009). Ninulla e bute e paharrueshme e 'Things will never be the same again' perzien gjysme-orkestralen me degjimin e lehte (sic thone amerikanet: easy-listening), ze te embel femeror e ritem te kercyeshem. Ekstazen (gjurma 'Ecstasy' nis me zera orkash e krijesash nenujore) qe krijojne e mbajne gjalle me beat-e kreative, strukture kengesh psikedelike, dhe kore me tone prej 'humbesi' (degjoni 'From Africa to Malaga'). Cilesi qe tregojne per aftesite e shkelqueshme te ciftit suedez, i cili nuk ndalet duke dashuruar te rinjte qe e degjojne. Intensiteti, ngjyrat e ritmeve dhe te zerave arrijne kulmin ne 'Intermezzo': instrumentale e veshtire, le te themi.
Gjurmat lene te kuptohet per influenca te ninullave veriore, kolonave sonore te ndonje filmi Western ('My hopes and dreams'), kore-vajzash te band-ave te viteve '60 e nostalgjise qe ndjehet midis-rreshtave.
Delikate e romantike nuk mund te mos bejne pjese e koleksionit personal te disqeve fshehur pas qoshes.
Diskografia:
jj n° 2 (2009)
jj n° 3 (2010)
jj n° 3 (2010)
16 August, 2011
FOTOGRAFIA DHE OLIVIA BEE
'I'm inspired by the people around me – the interactions between my friends, and the interaction between people and nature'
Epo kur ke perballe personazhe te tille, nuk ke se cfare te thuash: "emri im i vertete nuk eshte Olivia Bee, eshte Olivia Grace Bolles. Jam 15-vjece dhe ky eshte nje ditar me disa foto te zgjedhura..."
E sakte, vetem 15-vjece (pesembedhjete!) dhe eshte talente e rritur pak per pasion e pak per rastesi.
Ne shkollat e mesme Olivia u regjistrua ne nje kurs per regjistrime video, por gabimisht e futen tek kursi i fotografise. Dha kaq, nga ketu fillon historia e saj: "une vetem dokumentoj konfuzionin ne nje gjimnaz". Ne fakt, kush me mire se nje pesembedhjetevjecare mund te paraqese jeten e nje teenager-i?
Mes fotove bere miqve, autoshkrepjeve, portreteve mode apo cifteve te dashuruarish, portfolio e Olivia-s eshte i stermadh (e detyrueshme t'i hedhesh nje sy profilit ne flickr!). Per shtypin poublik ka vemendjene Seventeen, Frankie, dhe American Photo (reviste). Per momentin shkrep per marken Converse.
Fotot jane te bukura, disa te mrekullueshme e disa ndoshta me pak. Por nese nuk do ju pelqejne, kujtohuni se eshte vetem 15-vjece!
15 August, 2011
BON IVER
'Ka mish ne kocke'
Biografia:
Lindur ne 30 prill te 1981, Justin Vernon filloi te regjistroi nen pseudo-emri-i-bandes Bon Iver ('dimer i mire' ne frengjisht). Shkon ne Winskonsi per tu izoluar. Ose me mire, shkoi edhe per te luajtur muzike (te kujton Iron & Wine, Little Wings apo Sparklehorse). I lodhur nga nje semundje e pasi nje lidhje serioze dashurie arriti finish-in, perfundoi ne nje camping per tre muaj rresht. Ku? Mes pyjesh. Rezultati ishte nje album prej gati 9-kengesh (i regjistruar brenda 12-oresh!).
Albumi debut For Emma, Forever Ago publikohet ne 2008 dhe kap shpejt vemendjen e kritikeve me skeptike. Tour-i ne Kanada e neper U.S. ndiqet me sukses nga fansa te shumte, dashurues te indie-t e folkut, qe ndoshta kishin kohe qe nuk ekzistonin me ne formen si i mendonin ata.
Me albumin Bon Iver tejkalon vetveten: akoma me origjinal, fale zerit unik dhe 'prekjeve' delikate te rregullimit te gjumeve. (Tani qe po e ridegjoj, eshte e pashmangshme ndjesia e butesise ne gjurme si 'Tower' e 'Perth'.)
Vetmia shnderrohet ne pritje, heshtja shnderrohet ne ze. 'Per here te pare arrita te degjoj veten time. pata kohen dhe hapesirene mundshme per te degjuar zerin e brendshem tim...'.
Diskografia:
For Emma, Forever Ago (2008)
Bon Iver, Bon Iver (2011)
FILM SOCIALISME
Kane - Ne duhet t'i jemi mirenjohes Jean-Luc Godard per dhunen me te cilen ai vazhdon te kerkoje dhe te pyese. Pertej refleksit te kushtezuar e frikes se çdo kthjellim i tij i xhiruar, i referohet 'nouvelle vague', puna e tij vazhdon te jete e pershkuar nga nje vitalitet unik politik dhe intelektual. Shembullor.
Duke pasur parasysh se per cdo perafrim te leximit te nje filmit te tij, na duhet te zbresim ne arenen e shume midis-rreshtave, fenomeneve karstike sonore dhe vizive, nuk mund te mos theksojme se puna e tij e fundit eshte nje 'veper e bukur per tu pare', si te ishte nje pikture nga Cezanne apo nje Rauschenberg.
Sepse para se te mirenjohim edhe njehere tjeter kthjelltesine e tij te pameshirshme intelektuale dhe aftesine e tij te palodhur per te sfiduar sistemet te tere te menduarit me fuqine e ironise e aforizma te mire, duhet te themi se Godard mendon sidomos per imazhet, bukurine, ne cdo klip te tijin e ne cdo frame ne ekran.
Film Socialisme eshte historia e Evropes dhe e Mesdheut. Ari spanjoll ne rrugen e tij drejt Bashkimit Sovjetik, por qe nuk arrin ne destinacionin e tij, Palestina, e cila behet pike referimi per kinemane, nje Evrope, te cilen Godard do donte ta rishihte te lumtur sepse kjo eshte koha kur 'mashtruesit jane te sinqerte'.
Ashtu si ne nje foto e de Oliveira, mbi anijen e Godard udhetohet permes shume gjuheve te Mesdheut dhe historise se tij. Formatet kinematografike shnderrohen, trasformohen, nderrohen, mbivendosen etj etj... Si ne nje loje audio-vizive nentitujt ne anglisht ironizojne tekstet qe degjohen ne film. Vete tingulli tregon, eshte nje nenfilm me vehte. Nje seri qep-e-shqep fjalesh, referime nga William Burroughs, cilesia, regjistrimi ne low-resolution bejne qe regjizori te luaje me materialet e se vertetes. Pamje tronditese, por qe i kemi kaluar qe te gjithe ne keto vite. E paharrueshme pjesa kur ne kuverten e anijes, ne perendim, nuk ka njeri pervec se nje fotografi... Po, sepse keshtu jemi katandisur: ne vend te shijojme madheshtine e natyres, humbim(investojme) kohe brenda ne anije ne vallezime grupesh e aktivitete 'moderne' te kota. Ka vend edhe per Greqine dhe aktualitetin. E lezetshme sesi fjala 'hellas' behet 'hell as' (ferr si ne...), ndersa anija ne udhetimin e saj prek Barcelonen, Napolin, Rusine dhe Gjermanine. Dhe Patti Smith duket si nje fragment, e panjohur ne kuverte dhe ne kabine nga askush. Kohe te tjera?
Ne pjesen e dyte te filmit, nje femije kerkon zgjedhje te reja. Nje ekip televiziv gjednet aty, ndoshta, per te dokumentuar kete perpjekje per demokraci.
Mosperputhjet seriale mes ligjit dhe drejtesise e mbyllin filmin me frazen: NO COMMENT.
Keshtu me udhetimin e tij ne Mesdhe, behet nje rikonstruksion te dhenash dhe nje liste e fakteve qe na çoi ne nje situate te tipit 'fundi i botes'.
Si nje femije ai nuk ka reshtur kurre duke e pyetur lodrene etij te preferuar, Godard vazhdon te cmontoje dhe rimontoje, si nje menyre per te mos hequr dore per te qene i lumtur ne boten reale, me pergjegjesi morale. Polemik sublim, Godard na dhuron nje histori te kinemase, si e vetme strehe ku ben pjes e egjithe bota dhe historia.
Film Socialisme nuk eshte aspak historia e kinemase, por perkundrazi: kinema e historise.
Leksion nga Godard. Faleminderit Jean-Luc!
14 August, 2011
180° SOUTH
'Pushtuesit e se panevojshmes'
Erdhi momenti.
Ishte qe nga koha e Into The Wild qe nuk po gjeja dicka te tille. Nje film-dokumentar, realizimi i te cilit do te tregoje nje histori pa kohe e hapesire. Nje udhetim qe me ka bere te mendoj thellesisht pergjate kalimit tim neper skena: rizbulimi dhe respekti per natyren, zgjedhja pro-lirise pa kufij, ndryshimit brenda vetes qekur nisesh e deri kur mberrin (nese ka nje stacion te vertete perfundimtar!).
Ne 1968 dy miq nisen nga Ventura, Kaliforni, per te shkuar ne Jug, drejt malit Fitzroy ne Kili. Surfiste dhe ngjites, Doug dhe Yvon mbledhin me te nevojshmet brenda nje furgoni per nje udhetim epik dhe aventurier. Dyzet vjet me vone historia perseritet, kesaj rradhe me mjete e pajisje te tjera. Por me te njejtat qellime.
Nje dokumentar terheqes, me klipe spektakolare, fotografi unike dhe muzike neo-folk amerikane.
Nje film absolutisht per tu pare! Vizione te hapura...
Erdhi momenti.
Ishte qe nga koha e Into The Wild qe nuk po gjeja dicka te tille. Nje film-dokumentar, realizimi i te cilit do te tregoje nje histori pa kohe e hapesire. Nje udhetim qe me ka bere te mendoj thellesisht pergjate kalimit tim neper skena: rizbulimi dhe respekti per natyren, zgjedhja pro-lirise pa kufij, ndryshimit brenda vetes qekur nisesh e deri kur mberrin (nese ka nje stacion te vertete perfundimtar!).
Ne 1968 dy miq nisen nga Ventura, Kaliforni, per te shkuar ne Jug, drejt malit Fitzroy ne Kili. Surfiste dhe ngjites, Doug dhe Yvon mbledhin me te nevojshmet brenda nje furgoni per nje udhetim epik dhe aventurier. Dyzet vjet me vone historia perseritet, kesaj rradhe me mjete e pajisje te tjera. Por me te njejtat qellime.
Nje dokumentar terheqes, me klipe spektakolare, fotografi unike dhe muzike neo-folk amerikane.
Nje film absolutisht per tu pare! Vizione te hapura...
LABELS:
180 south,
amerikan,
aventure,
film,
folk,
jug,
kinematografi,
natyre,
on the road,
udhetim
CUL DE SAC
(Ilustrimi: Françoise Dorléac ne filmin Cul De Sac te Polanski-t, ne 1966, duke nxjerre tymin e pathithur te cigares...)
Cul de Sac eshte filmi i vitit 1966 nga Roman Polanski (me aktoren Dorléac, siper ne nje skene). Perfaqeson nje komedi noir, me kalime surreale, erotike e komike ne te njejten kohe. Filmi eshte nder me te miret e regjizorit polak, fale zhanrit qe paraqet (criminal comedy) dhe metodave te xhirimeve tejet te veshtira: komedi psikologjike ne formen e thriller-it...
Pervec kesaj, kolona sonore kompozohet nga muzikanti polak e pianisti jazz, Krzysztof Komeda.
Filmi fiton Golden Bear ne Festivalin e Filmit te Berlinit ne 1966.
Filmi fiton Golden Bear ne Festivalin e Filmit te Berlinit ne 1966.
HIPOKRIZIA E RE E IMPROVIZUAR
Fantazma kurre nuk qesh
kalon mes hekurishteve,
rrenojave
Pergjon edhe ne gjume.
Sikur kerkon dicka
Te tjeret vetem parakalojne
me hapa te crregullt.
Qeshin, fotografojne
perqafohen, preken
vihen ne poze
Vishen me pak rroba.
Duan fjale te bukura,
me te bukura se ato
qe mesuesja i leshon
nxenesve pa kepuce.
Dashurojne ose besojne pak
Presin dicka,
nuk kerkojne aspak.
Cajne permes sheshit
per te zene tavolinat
me te mira,
karriget ne bar.
Degjojne per te kaluar kohen.
Kercejne ne kuzhine
gatuajne gure.
kalon mes hekurishteve,
rrenojave
Pergjon edhe ne gjume.
Sikur kerkon dicka
Te tjeret vetem parakalojne
me hapa te crregullt.
Qeshin, fotografojne
perqafohen, preken
vihen ne poze
Vishen me pak rroba.
Duan fjale te bukura,
me te bukura se ato
qe mesuesja i leshon
nxenesve pa kepuce.
Dashurojne ose besojne pak
Presin dicka,
nuk kerkojne aspak.
Cajne permes sheshit
per te zene tavolinat
me te mira,
karriget ne bar.
Degjojne per te kaluar kohen.
Kercejne ne kuzhine
gatuajne gure.
FLUTURA TE ZHYTURA NE VERE
Floket i mungojne
Forma e kokes perfekte
Forma e kokes perfekte
Era sperme
Vrapon nga dhoma
Ajri ngjyroset nga drita
Lekura e thate pret
Ne pafolur ulemi
Dhe shume kohe keshtu
Dhe shume kohe keshtu
Do kaloje
F u n e r a l i V e s h i t
[ mbi Muzike, Kinematografi, Poezi dhe Fotografi ]
Pre:
Pre:
'funerali veshit' - The Funeral Of Ear
Sepse per ne veshi ka vdekur dhe gjithcka qe sot degjojme ben pjese e funeralit te Tij.
Letra, shkrime, muzike, filma, poezi, imazhe te nje bote tjeter, te nje Toke tjeter.
Femije te nje sfondi tjeter, jo te qiellit blu e diellit ndricues. Ky blog personal do te jete vetem e cara fillestare, rrjedha e ngushte e shpetimit, e asaj drite qe rrezikon te shuhet pergjithmone...
Post-et e ndryshem te blogut (dhe jo vetem!) profumosen shpesh me ndikime "liberaliste" rinore, me pak fjale, ato shprehi spontane qe ndjejme ne momentet qe shkruajme (faji? fotografia qe shkrepim, muzika ne vesh dhe poezite qe lexojme/shkruajme...etj)! Ky blog eshte rezultat i nje pasioni krejt personal per nenkulturat (poezi, muzike, kinema, fotografi).
kUSH jEMI?
"Me teper sesa dashurine apo pasurine me jepni te verteten"
(Henry David Thoreau)
(Henry David Thoreau)
Nje/ose-Disa miq, te ashtuquajtur(e) bohemiane, minimaliste, te dashuruar me artin e nenkulturat 'e nendheshme', nga ketu termi 'underground' (se mos mjaftohemi me kaq!), me lirine e shpirtit, me guximtaret naiv, me Rinine qe (nuk)eshte.
Jemi rebele, pothuajse pa ceshtje, tradhetare padashes te heshtjes e misterit, te humbur e njekohesisht udhetues ne kerkim te se bukures (shpesh e padukshme), poezise surreale, (mos)realitetit kinematografik dhe cmendurise se vallezimit me tingujt...
Kundershtues te se mallkuares "psikanalize sociale" qe me makinen e saj shkaterruese detyron adultin te rishikoje brenda vetes ato emocione femijerore themelore qe kane percaktuar strukturen e tij shpirterore, duke kryer keshtu, padrejtesisht, nje zbulim te fshehte me qellim te nxjerre ne pah dicka rrenjesisht intime... Atehere, me thoni miq, cfare na mbetet tjeter?
Nuk duam te clirohemi nga enderrat, makthet, ngjashmerite e konfliktet tona te brendshme, pa te cilat nuk do te mund te shprehnin kurre ate bukuri hyjnore te qenies 'njeri'.
Jemi per te shprehur dicka e per te terhequr si magneti. Per tu kenaqur me reagimet, por edhe ne pritje te ndonje revolucioni diku, ne ndonje kohe...
Te nje njeriu te ri.
Te nje njeriu te ri.
Subscribe to:
Posts (Atom)