08 October, 2011

    FAUST DHE KRAUTROCK. GERMANY CALLING - GRUPI ME MITIK QE MUND TE EKZISTOJE

    Me nje prejardhje boshe, krijuan nje mur sonor unik dhe mjaft novator, ndikues ne shume rryma pasardhese. Faust do te behen grupi shkelqyes per nentoken artistike, tinguj te rinj, referime improvizuese dhe shkeputje elektrike ne perpunimet ne studion personale Wumme, Gjermani. Do te shperfillnin cdo gje qe ishte para tyre, duke rrafshuar traditen sonore rrjedhuese e duke i hapur rrugen identiteve te reja, pa nje te kaluar te denje, por duke parashikuar te ardhmen e afert e pa patur parasysh asnje model muzike. 
    E gjithcka do te lindte nga akujt.
    Inteligjenca sonore do te shihte driten pikerisht ne nje nga vendet me paradoksal ne Evrope: Gjermania. E pasur dhe e mbushur me asfalte te reja, plot banalitete diskografike do te strehonte ndoshta revolucionin e vetem ne muziken rock, si per nga origjinaliteti ashtu edhe per nga ndikimi dhe liria e shprehjes artistike. Duke ofenduar normalitete aktuale te kohes, te zhytur nga nje naivitet fillestar, do te nisin qyteterime elektonike absolutisht te reja, pa te kaluar dhe ndikime. Eshte era e prog-rock ose me mire e progressive. Per ta kuptuar me mire realitetein gjerman na duhet te kuptojme jeten e nje te riu ne nje qyetet si Munih, Hamburg apo Berlin, ku diskotekat e stermedhaja e te mireorganizuara mbytnin krijimtarine dhe fantazine. Ne fundvitet '60 do te merrte forme ajo qe njihet edhe me emrin muzika kozmike (ku vete karakteri i mbyllur i muzikanteve percaktohej nga "nevoja" per te shpikur dicka te re).  
















    KORRIERET KOZMIKE
    "When Germans do something, they do not fuck around" ka thene ne librin e vet legjendar Julian Cope (Krautrocksampler). Me duket thenia me e pershtatshme per ta nisur kete kritike mbi grupin mitik Faust. Nese ndonje gazetar arti do te perkushtohej te rendiste artistet me te pakuptuar e me te pavleresuar ne histori nga kritika dhe publiku, padyshim qe Faust do te ishin ne vend te pare! Keta ishin te paret qe kapen esencen e shembjes se qyteterimit perendimor, hijeshine e dekadences, moskomunikimin, fobine dhe pengesen e racionalitetit si parim. Ishin rritur si perceptues te nje "rremuje sociale", por nuk ishin te interesuar te pasqyronin kete fakt (sic benin shoket e bankave te shkolles). Perqendroheshin tek individi si nje element modern ngarkuar me frike e paranoja. Vemendja nuk ishte muzika gjermanike apo tingujt novator, por alienimi ne nje qenie kalimtare, te perkohshme, sikur duan te enderrosh endrren e tyre, ta perjetosh pikerisht sic e kane perjetuar ata.
    Miticiteti nuk qendron vetem ne muziken qe riprodhuan, por ne te gjithe sfondin artistik krijues dhe biografik qe i rrethonte gjermanet  qe shpiken ate qe do te quhej "krautrock". Nuk do te ishin vetem nje formcion gjerman i fillimviteve '70 ne Gjermanine kaotike, pa identitet, pa referime perspektive ne te ardhmen. Ishte nje shtet i tronditur nga perbysja e Nazizmit dhe te politikave te djathta ekstreme, cdo e kaluar e cdo prindi te atyre viteve '70 kishte lkidhje me nazizmin dhe mosreaksionin kundershtues ne kohe. Te rinjte nuk e gjenin veten me rock'n roll-in anglo-amerikan te fundvivete '50 dhe as me traditat hippy te fundivete '60. Kemi te bejme me nje revolucion, me nje revolucion artistik vlerash, perceptimesh, tingujsh. Dhe nese ka nje revolucion ne muzike, ai eshte krautrock-u gjerman. Ne encikloopedine muzikore te rock-ut do te renditen nder te paret dhe me ndikuesit ne muziken art-elektronike. Do te udhehiqen nga producenti Uwe Nettlebeck (regjizor dhe shkrimtar) dhe tekniku i zerit Kurt Graupner.
    Duke patur prejardhje te ndryshme artistike, anetaret e Faust do te punonin te vetmuar ne Wumme, fshat 40 km larg Hamburgut. Besonin se per te krijuar dicka te re, te padegjuar kurre duhet te izoloheshin plotesisht nga "e jashtmja" (te njejten gje do kryenin The Residents pak vite me vone me Eskimo). Studjo-shtepi kishte nje forme si shkronja 'H' dhe ndahehs keshtu ne dy pjese, dhomat ne njeren ane dhe studjo regjistrimi me mjaft aparatura elektronike te perpunuar nga vete grupi. Nuk perdornin sintetizatore sepse ishin plotesisht te rindertuar nga secili komponent i grupit per ezigjenca relative per projektet novatore. Keshtu kenaqeshin duke regjistruar vetem zhurma te rastit, si psh ato te rruges jashte studjos ne Wumme...
    Meqe permenda termin "zhurme" me duhet te shkruaj dy rreshta per origjinen e ndikimet post-modenre te saj ne muzike. Pjesa e famshme e John Cage, me titulin "4:33" do te jete shembulli i pare dhe punet e Stockhausen do te pasojne shpejt, por t'i perkufizojme Faust si dishepuj te thjeshte te ketyre dy koloseve te modernizmit boteror do te ishte e pamjaftueshme. Ishin pioniere te orintimit te muzikes drejt pafundesise se tingujve, drejt nje rangu me te gjere te asaj cfare mund te prodhohej me keto instrumente (anetaret e Faust shpesh talleshin duke iu refeuar keture aparateve si "kutiat e zeza"). Manipuluan instrumentet elektrike duke i shtuar module te rinj dhe dhjetra efekte te padegjuara ndonjehere.
    Ne studjo sundonte nje atmosfere mjegullnaje, plot tym duhani, LSD dhe konsumohej mjaft vere e konjak. Perfaqesusit e Polydor u shqetesuan dhe ndaluan pirjen e duhanit brenda mureve te studios. I vetmi justifikim i vlefshem per t'i bindur ishte se tymi i tepert demtonte aparaturat elektrike!
    Pas protestave te 1968 ne mbare boten, muzika dhe politika u afruan tmerresisht dhe u shnderrua ne nje lum mbajtes per clindo te ri qe donte te rebelohej ne njefare menyre. Muzika trasportone cdo gje, nje rryme underground per rinine qe planifikonte permbysje, revolucion. Perbente gjakun e asaj gjenerate.
    "Nje mengjes heret po flija kur dikush shperhteu deren e shtepise dhe hyri brenda. Ishte nje burre me uniforme e me nje automatik ne dore qe me urdheroi te vihesha pas murit me duart lart... Jashte dritares mund te shihja dhjetra te rinj te tjere qe ishin ne te njejten situate dhe mjaft police qe mateshin me armet drejt shkolles. Ajo cfare kishte ndodhur ne te verete ishte se une po ngisja makine  me te dashuren time, e cila i ngjasonte shume Gudrun Ensslin te bandes Baader Meinhof*. Kishin ndaluar prane nje pike karburanti per te marre benzine dhe i zoti i lokalit kishte njoftuar shpejt policine..."
    (*Baader Meinhof ose RAF: ish grup terrorist i se majtes ekstreme ne Gjermani)
    Zappi Diermaier gjate nje interviste dhene Andy Wilson per librin e ketij te fundit me titullin "Faust: Stretch Out Time: 1970-1975"
    Merita e Faust qendron edhe ne faktin se ishte i pari grup i cili eksploroi thelle raportin kohe-muzike. Idete dhe eksperimentet minimaliste te Tony Conrad te The Theatre Of Eternal Music (ose Dream Theatre) do te lene gjurme te thella ne te gjithe veprimtarine e Faust. Eshte me te vertete e veshtire te kuptosh/pervetesosh muziken qe me degjimet e para. Do te gjejme prova ne vete emrin qe kane zgjedhur: Faust, pikerisht si kryevepra e Gete-s, i cili i shet shpirtin Djallit. Manifesti i grupit do te mbetet "Pa kompromise. Ne bejme ate cfare ndjejme dhe pa asnje konsiderate per pasojat, cfaredolloj gjeje te na ndodhi...".
    Nje faktor tjeter ndikues ne muziken e Faust eshte edhe lindja e elektronikes si rryme. Tashme cilesia e muzikes nuk varej me nga aftesite apo dhuntite e performerit sepse me instrumentet e reja (aparaturat e para synths) mund te arrihej ai manipulim i tingullit apo ajo shtremberim i tingullit qe ngjante e parealizueshme vite me pare.




















    TRASPARENTE SI PERMBAJTJA
    Ne 1971 do te debutojne me albumin Faust, objekt kulti qe nga kopertina e vinilit: nje skice radiografike e nje dore njeriu, e nje grushti. Nuk mund te gjehej nje kopertine me paraqitese per grupin. Ishte trasparent, pikerisht si e kaluara e rinise gjermane, deri ne gryke me anglo-amerikanet e kengeve te tipit: i-love-my-baby/she-doesn't-want-me etj etj... Grushti ne radiografi do te jete e nje miku te bandes dhe fotografia eshte bere ne nje lokal ne Wumme. Shume shpjegime dhe hipoteza mund te hidhen rreth prejardhjes se kesaj "logo"-je apo simboli. Sigurisht 'grushti' vizatonte nje vije te drejteperdrejte Faust-situata sociale e Evropes ne ato fundvitet '60, ku fabrika dhe rruge ishin te zena nga protestat e revoltat e klases se mesme, por kjo do te ishte kufizuese. Grushti ne kopertine eshte trasparent, i reflektuar nga neoni i rrezeve X si per te sygjeruar se ka akoma pyetje per te bere, se nuk eshte zgjidhje te deklarohesh thjesht stalinist, trojckist apo maoist. Ne fakt ngjarjet e majit 1968 e provuan kete.
    Duke vezhguar kopertinen te kalon ne mendje edhe idea e trasparences si similitude e boshllekut, e nje realiteti qe po ta vesh nen driten e forte rezulton bosh. Ndoshta koncepti ishte se Faust nuk kishin asgje per te fshehur dhe asgje, megjithese edhe kjo ndihmoi per te krijuar mitologjine qe do i pasonte.
    Autore te muzikes ritmike obsesionuese, shpesh improvizuese (ndikime nga kompozitori Frank Zappa dhe Mothers Of Inventions) gezojne nje reputacion te mire ne ambjentin avangarde nga artistet koerente. LP hapet me nje zgjatje radioaktive shurdhuese, ku ne sfond degjohen e lodhshmja "I Can’t Get No" e Rolling Stones e  me pas beatles-ania "All You Need Is Love". Mesazhi eshte me se i qarte dhe godites: "kemi pranuar cdo gje qe ishte para nesh, ishte ok, por tashme mjaft, nuk durojme me". Disku vazhdon te xhiroje ne fonograf ashtu i ftohte, hipnotizues dhe pa adresues konkret. Eshte "Why Don't You Eat Carrots" (pse nuk ha karrota) manifesti faustian i pare. Menjehere pas zhurmes elektrike te rrafshimeve radioaktive degjojme kitare akustike, manipulime zerash, tromba parakaluese, spote prezantues, kore femijeror dhe zbritje sonore te rralla. Si per te shprehur kontrastet e medhaja ne realitetin rrethues te nje shoqerie shume te papranueshme, pushojme ne nje dialog te dashurish, duke thirrur nostalgjine kabaretiste gjermane.
    Regjistrimete e albumit debutant do te jene plotesisht jashte norme, pa referime serioze. E tille shte e lira "Meadow Meal": nje tallje e normalizimit shoqeror (shprehur ne muzike si improvizime dhe eksplorime free) duke folur per arsyet pavlere ne jete, pa themele e te verteta te forta (humbe rastin te kuptoje).
    Shpesh renditen ngjitur emrave te tjere te, le te themi, mos-krijuesve te rock-ut, si Captain Beefheart, Frank Zappa (ndikime te forta ng ky i fundit), Faust ndahen ne mes te viteve '70. Nje nga arsyet do te jete edhe rrenimi i muzikes ekperimentale gjermane (me rrymen progresive qe po luhej nga praktikisht nga cilido).
    Edhe pse emrat e ketyre individeve te cuditshem dhe antikonformistave nuk njiheshin aspak edhe pas dhjete vjetesh karriere, do te shnderroheshin ne nje mit gjate dekadave qe do te vinin
    . Dhe neve na mungoi pak perpara se t'i humbnim nga syte.
    [artikull marre hua nga ish-faqja web: www.valarock.com, 2007]

    04 October, 2011

    THE CRAMPS: SHPIKESIT E PSYCHOBILLY-T

    The Cramps do te kujtohen per cilindo fan te Rock'N Roll-it si grupi me i cmendur, me out ne fushen e performancave live dhe ne zhanrin qe praktikish ata shpiken: psychobilly-n. Te udhehequr nga nje lloj psiko-seksuali Elvis me pseudonimin glam te liderit: Lux Interior, u shnderruan ne nje legjende fale teksteve pa frena e mbi te gjithe fale muzikes psikopatike rock'n roll, te tronditur ne themel kesaj rradhe nga cmenduria e lire e dekadave '70-'80. Kush mendonte ne keto dekada se rock'n roll-i kishte vdekur tashme, iu desh te rishihte bindjet e tij!


    Sic do te pohonte nje profesor i Rockology ne Amerike (J. H Sasfy) rreth albumit debut te tyrin: 'cdo gje nisi ne 1976 ne nje dhome ne NYC, ku djemte do provonin ritme rock'n roll-i ne erresire e pa ajer te paster'.
    WHAT'S INSIDE A GIRL?
    Ndodhej vetem nje drite blu e erret qe dilte nga tv i dhomes. Do provonin cdo nate si te cmendur duke u udhehequr nga rrahja e baterise te stilit r'n'r dhe duke perzire rryma te tjera rock-u si psikedelia, surf, punk i se '60-ave, garage, por duke i shtuar cdohere elementin me te droguar: veten e tyre!
    Eric Purkhiser eshte nje djalosh i cuditshem nga Akron, Ohio qe vdes te levize me nje cilinder neper duar, doreza dhe syze te zeza.
    Preferon ta quajne Lux Interior (emrin i vjen nga nje reklame per makina te epokes). Kristy Wallace vjen nga Sacramento, Kaliforni; e njohur me pseudonimin Poison Ivy, qe ne moshen 18-vjecare krenohet me pjesemarrjen e saj ne disa filme softcore. Te dy takohen ne 1975 dhe zbulojne qe kane te perbashket pasionin per filmat horror B-movie, pornon, rockabilly-n, country-blues, garage-punk dhe ritet voodoo si nje moment shprehie kolektive. Trasferohen ne Nju Jork dhe bashke me kitaristin Brian Gregory e Nick Knox (ish bateristi i Electric Eels) formojne The Cramps. Debuti ndodh ne tetor te 1976, tek CBGB te Nju Jorkut (lokal i famshem ne Manhatan, themeluar qe ne 1973, ku luajten artistet me te njohur te rrymes new wave e punk rock si Patti Smith, Ramones, Fleshtones, Television, Talking Heads etj).
    Kritika e atehershme flet per nje teknike te paperfeksionuar mire, per nje sinkronizim te vonshem te artisteve te rinj, por cdo gje do te konpensohej nga energjia e Lux Interior, i cili shpreh rregullisht ne skene akte te pahijshme seksuale. Aq ishte dhe ekzibicionet e tyre nuk do te qendronin pa u vene re nga producentet. I pari qe merr guximin eshte regjizori Amos Poe, i cili fton The Cramps te imitojne nje bande vandalesh ne filmin e tij The Foreigner. Alex Chilton i fut ne studiot e Ardent (Memphis) ne 1977 ku regjistrojne disa gjurme, dy nga te cilat do te publikoheshin me vone nen etiketen Vengeance.
    Pas nje seksioni zhgenjyes me gjurmen 'Human Fly' (behen me shume te famshem fale nje videoklipi te vecante te gjurmes sesa permbajtes!), The Cramps firmosin per IRS te Miles Copeland. Ky i fundit ne fillim regjistron disa gjurme per albumin e pare: The Gravest Hits e pak kohe me vone, ne 1980, leshon edhe albumin e mire te Songs The Lord Taught Us. Praktikisht te gjithe gjurmet lindin ose nga repertori personal i dyshes Ivy dhe Interior (Sonics, Johnny Burnette, Little Willie John, Sonny Fisher, Andy Starr, Billy Lee Riley, Ray Harris, Junior Parker etj) ose jane mjaft te ndikuar ('I'm Cramped' i vjedh refrenin 'Psychotic Reaction' te Count Five, e mrekullueshmja 'Sunglasses After Dark' realizohet bashke me mjeshtrin dhe mitin Link Wray).
    Kur ishin trasferuar ne Nju Jork kishin pare live grupin The Ramones e kishin mbetur me te verete te impresionuar. Vecoria sonore eshte se si grupe te tjere te meparshem (The Doors) mungon nje basist duke e detyruar banden te luaje muzike vetem per bateri e kitare.
    Gjurmet ne shumicen e rasteve jane plot tekste per krijesa te enderruara dhe "te peshtira". Ky eshte edhe nje tregues se perse banda nxiti edhe mjaft grupe te tjere te se ashtuquajtures rryma gotich. Per anetaret e grupit qytetet amerikane perbehen vetem nga njerez me mani kafsherore, aliene te ardhur nga Hena (psikopatikja 'Rock On The Moon') apo planete te huaj, zombie ('Zombie Dance'), vampire, rrugace te piset ("Garbageman"), te droguar e prostituta. Ritmi eshte ai urban, metropolitan, kitare te ndryshkura qe leshojne tinguj te pasinkronizuar. bateria ndjek nje rrahje beat te stilit surf. Referimet jane te qarta: The Kinks-at e pare, Charlie Feathers, Link Wray etj. Prova per keto ndikime jane 'I Was A Teenage Werewolf ', rockabilly i cmendur i 'Mad Daddy' (ku Lux merr hua edhe tekniken e The Ventures ne gjurmen 'Surfin' Bird'). Mosperfillja ndaj rrymave inovative te asaj dekade (vitet '80) i jep te drejten The Cramps-ave te mitizojne akoma me frikshem Rock'N Roll-in.
    Psikopatia pafrena e liderit Interior shoqeruar nga ikona superseksi e Poison bejne qe momentet me te bukura te karrieres te jene shfaqjet live. Ne fakt, me teper sesa koncerte, behet fjale per degjenerim te moralitetit dhe etikes, te shporrur keto nga cdo lloj imagjinate te pjellur nga mendja e semure e dyshes.
    Nuk ka vend per asnje dyshim njehere qe keni mundesi te shihni nje regjistrim live te gjurmes nr. 12 te albumit: 'Tear It Up' - nje kryeveper r'n'r. Nje kendim/uleritje me nderprerje e stilit Presley, por me nje poshterim te cdo teknike rock'n roll te meparshme, nje Lux Interior jashte kontrollit, i zhveshur gjysem-lakuriq, vetem me nje pale pantallona lekure te zeze, pa te brendshme, me nje trup aq te dobet, ferkon mikrofonin e ben sikur masturbohet. Nuk kalojne as edhe pak sekonda nga ky degjenerim ekzibicionist dhe fut mikrofonin ne goje... Vazhdon te kendoje e te kerceje si i zoteruar nga nje demon alien.
    Eshte celebrimi i psychobilly-t, rock'n roll-it te djallezuar. The Cramps shnderrohen ne nje nga grupet me te cmendur e me spektakolare ne historine e muzikes rock'n roll.
    http://www.thecramps.com/

    03 October, 2011

    SONIC YOUTH: PIONIERET E NO-WAVE DHE NOISE

    Nder me stimuluesit ne zhvillimet e post-punk-ut amerikan, Sonic Youth do te formohen ne Nju Jork ne vitin 1981. Koncertin e pare, akoma me nje formacion te perkohshem, do ta mbajne ne Noise Festival, organizuar ne galerine e arteve White Columns, ku do te vihen re nga kompozitori avangarde e vizionar Glenn Branca. Sonic Youth do te jene nder me ndikuesit ne tre dekadat e fundit ne muziken internacionale, duke cuditur per nga aftesia dhe larmia e akordaturave te kitareve me cmim te lire... Ndoshta grupi i pare alternative!













    Kur i degjova per here te pare, u dashurova menjehere! Ishte sublime! Me kujtonin nje grup idhujsh te ngushte te legjendareve Velvet Underground, por te pajisur me nje bagazh te ri idesh, fantazish dhe kercenimesh sonore... Me look-un e atij te riut urban style, prej individesh te pavarur e floket e pakrehur, veshje qe dukeshin sikur vinin nga nenkultura e surfistave apo e skateborder-ave, cifti Moore dhe Gordon me ngacmuan e me terhoqen akoma me shume me tingujt e kitareve te keqakorduara e muziken noise qe shurdhonin. Do te mbeten formacioni qe do te provonte dhe guxonte me shume se te tjeret ne keto tridhjete vitet e fundit ne muzike. Pas veshtiresive te fillimi, do te shnderrohen ne nje grup kulti, me plot te drejte. Sekreti ishte po ai i njejti: nuk ishin muzikante te mirefillte! Te marre hua nga bota e artit figurativ, Sonic Youth do te dallohej per nga perzierjet dhe melodite e veshtira dhe teper guximtare qe provuan gjate karrieres se gjate. Eksperimente sonore dhe vokale, performance trondites, intervista frymezuese dhe iluminuese, muzike urbane te re me nivel te larte regjsitrimi dhe krijimi.

    THURSTON MOORE: 'WE DON'T COST MUCH MONEY AND OUR RECORDS BREAK EVEN'
    Tashme nje pesedhjetevjecar, Moore i ngjan nje djaloshi i cili ka mbetur akoma i tronditur nga hera e pare (1976) qe pa live grupin Ramones ne lokalin CBGB. Grupet dhe emrat qe degjonte dhe qe u thellkua me shume ne kerkime ishin personazhe te hardcore-it amerikan (grupe si Civil Dismay, Red Kross, Descendants, Mood of Defiance etj). Kim dhe ai do te mbeten cifti me hippy i te gjithe dekadave te mevonshme, jo thjesht ne fushen e muzikes bashkekohore, por edhe si forme frymezimi per artin pop bashkekohor, fotografine, moden, filma (si psh prezenca ne show-n e Marc Jacobs) dhe bashkeautor i librit "No Wave: Post Punk. Underground New York. 1976-1980".
    Kitaristi Thurston Moore (vinte nga Coachmen) me te shoqen Kim Gordon (kitare bass) gjejne ne mesin e bashkepunuesve te shumte te Branca-s kitaristin e dyte me emrin Lee Ranaldo. Ne fakt Gordon ishte motori energjitik i grupit fale provave me kitaret elektrike dhe ideve vizuale neper vendosjen e instalimeve ne skena e galeri apo kopertinave te albumeve (te cilat jane kapitull me vehte ne biografine e grupit!). Sic thote Moore: "ekzibicioni yne i pare ndodhi ne nje galeri artesh te bukura e aspak ne nje skene talentesh...".
    Me hyrjen e bateristit Richard Edson (vinte nga Konk) banda regjistron albumin debut (nje mini-LP) me te njejtin Sonic Youth (Neutral, 1982), prove e mire e nje rock-u hipnotik dhe te manget nga shume skema te meparshme. Etiketa do te jete nje e panjohur Neutral, e te madhit Glenn Branca. Emrin e grupit e zgjedh Moore: nje perzierje e pseudos te Fred "Sonic" Smith te MC'5 dhe legjendes reggae Big Youth.
    Do te jete vetem me te dytin Confusion Is Sex (1983) do te shpalosin stilin e tyre karakterizues: nje kombinim perfekt i zhurmes dhe dhunen impresionuese, e cila vihej re gjate koncerteve te tyre ne klubet njujorkeze. Do te shprehen si mos me mire me nje shtresezim kitaresh, feedback (efekte Larsen), rumorizem, minimalizem perserites etj etj... duke iu afruar keshtu tradites me te eger rock (referimet e pavdekshme do te mbeten Velvet e pare, Stooges, MC5 pervec artisteve te skenes noise japoneze).
    Skena no-wave (me protagoniste edhe mikeshen e grupit Lydia Lunch) do te lihej me dashje jashte kritikes se fanzine-ve dhe faqeve te revistave me te azhurnuara muzikore amerikane. Sot gjerat kane ndryshuar, fatmiresisht per ne...

    I REALLY FEEL THERE'S A NEW LIBERATION ABOUT WHAT WE'RE DOING
    Sonic Youth jane te medhenj jo vetem nga muzika qe luajne, por sepse asnjehere nuk iu nenshtruan nje presioni te tille qe t'i sillte aq shume perfitime materiale. Urrejne super-mainstrem-in pop dhe per to termi 'underground', edhe pse e veshtire ta percaktosh ne ditet e sotme, fshihet kryesisht ne eksperimentimin ekstrem, i jashtem (exteme outside music). "We consider ourselves a livin band" (e konsiderojme vetveten si nje bande ne zhvillim, qe jeton), pohon Moore: "kemi bere perhere ate qe kemi menduar ne ate apo kete moment dhe nuk jemi ndjere kurre te detyruar apo te ushtruar ne presion aq sa te humbim rruges...".
    Prejardhja kulturale e SY eshte me e gjere sesa mendohet. Moore ka botuar tashme librin me titullin Mix Tape: The Art Of Cassette Culture qe do te nenkuptoje kryesisht nenkulturen e kasetave me shirit qe perdoreshin ne ato vite per te degjuar muziken (cili i mban mend kur i sistemonim me laps?). Kjo gje eshte e lehte per tu besuar sepse atmosfera noise vihet re edhe ne regjistrimete e shumta te bandes neper vite (shume te grumbulluara ne webfaqen http://sonicyouth.utkonos.org/), ku zhurma dhe urbanizimi i muzikes no-wave/rock behet akoma me i gjalle.
    Ndersa qesh thote: "... We are not a typical rock band, but we're not a typical underground experimental band either. I Think tha's what attracts our fans and confuses evryone else"
    (nga AnOtherMan magazine, issue 8, summer '09)
    (ne nuk jemi nje bande tipike rock-ut, por ne nuk jemi gjithashtu as edhe nje bande tipike underground eksperimentale. Mendoj se kjo eshte ajo cka i terheq fans-at tane dhe i ben konfuz te gjithe te tjeret). 

    01 October, 2011

    EXPLOSIONS IN THE SKY - HUMAN QUALITIES

    Hi everyone,
    Our new album comes out today. It's been four years since we were last able to say that, so it feels really good. A lot has happened since then... marriages, babies, friends lost, friends found, illnesses in families, ping pong tournaments, up ands downs, the joy and sadness of everyday life. And all that stuff has somehow made its way into our new songs.
















    The new album is called 'Take Care, Take Care, Take Care' and we are really proud of it. You can find it in all the places that music is offered, both physically and digitally.
    We would recommend the physical, as our in-house artist and close friend, Esteban Rey, has drawn up and put together something that's definitely worth holding on to.
    We will see you soon and as always, thanks for listening.

    Love,
    Explosions

    /ne shqip

    Ckemi,
    Albumi yne i ri del sot. Kane kaluar kater vjet perpara se te thonim qe tani ky eshte nje album i mire. Shume gjera kane ndodhur qe atehere... martesa, femije, miq qe na kane lene, miq qe i kemi rigjetur, semundje ne familje, turne ping-pongu, ngjitje dhe zbritje te jetes, gezime e hidherime te perditshme. Dhe e gjithe kjo beri qe albumi te marre forme ne njefare menyre.
    Titullohet 'Take Care, Take Care, Take Care' dhe jemi me te vertete krenar per te. Mund ta gjeni ne cdo vend ku ofrohet muzike, fizikisht dhe ne format dixhital gjithashtu. Ne rekomandojme te gjeni albumin fizikisht (cd) meqe artisti dhe miku yne, Esteban Rey, ka pikturuar dhe hartuar se bashku dicka qe eshte me shume vlere.
    Ne do te shihemi se shpejti dhe, si gjithmone, faleminderit per degjimin tuaj.

    Me dashuri,
    Explosions

    postuar me 26 prill, 2011

    23 September, 2011

    DISCO INFERNO - SUMMER'S LAST SOUND

    23-shtator-2011: ka me shume se nje dite e gjysem qe vera na la, ne kuptimin fizik flas.
    Cili e mban mend tingullin e fundit te stines qe sapo iku? Zerat, muzika, miqte, e dashura, familja: ku ishin? Ti ku ishe?
    Nuk ka rendesi, s'ka gje nese nuk mban mend. Eshte ironike ceshtja, si emri i ketij grupi: Disco Inferno. Nuk bejne as muzike per disko e as muzike pop (fale Zotit). Perdorin melodi te kendshme, natyrale (zogj, zhurmen e ujit), te zgjatura e me tekste serioze (do te thoja!). Shtrihuni mbrapsht, hapni krahet dhe perqafoni tingujt e fundit... E ndjeni te ngrohtin? Dhe e gjithe kjo ne kohen kur te gjithe degjonin grunge e grupe 'rock-u' te rizbuluara bajate me vone (nuk eshte ne stilin tim te pergojoj grupe te tjera).
    Benin muzike post-rock (mbani mend mire kete term te zbuluar nga Reynolds ne revisten Wire ne 1994!) dhe ne i jemi mirenjohes per kete EP te tyrin ne 1992. 
















    And any fool would know
    That smashing people's hearts
    Can be so much more fun
    Than breaking people's bones...  

    /ne shqip

    se cdo i marre duhet ta di
    se t'i thyesh zemren njerezve
    eshte me gallate
    sesa t'i thyesh kockat...

    21 September, 2011

    BUFFALO '66 - A FILM BY VINCENT GALLO

    Billy Brown: I'm asking you to come there and make me look good. Alright? And if you make a fool out of me, I swear to God, I'll kill you right there. Boom! Right in front of Mommy and Daddy. And I'll tell you something else, you make me look bad... I will never ever talk to you again, ever. But if you do a good job, well, then you can be my best friend. My best friend that I've ever had. You hear me...




















    //ne shqip
    Billy Brown: Po te kerkoj te vish ketu e te me besh mua te dukem mire. Ne rregull? Dhe nese tallesh me mua, te betohem qe do te te vras ne vend. Bum! Mu perpara mamit dhe babit. Dhe te them edhe kete tjetren, nese me ben te dukem keq: nuk do te te flas me kurre me goje, kurre me. Por nese sillesh mire, ti mund te behesh mikja ime me e ngushte. Mikja ime me e ngushte pergjithmone. Me degjove...

    Directed by Vincent Gallo
    Screenplay by Vincent Gallo, Alison Bagnall
    Story by Vincent Gallo
    Starring Vincent Gallo, Christina Ricci, Anjelica Huston, Ben Gazzara
    Music by Vincent Gallo

    20 September, 2011

    EINSTURZENDE NEUBAUTEN - INSTALLATION NO. 1

    Ndertesa te reja qe shemben:
    Formacioni avangarde gjerman themelues i levizjes Geniale Dilettanten gjate viteve '80. Do te perfaqesoje grupin me novator dhe sugjestional per me shume se dy dekada, me nje karriere brilante derime ne ditet tona. Derivuar nga karikimi tipik provokues dhe shkaterrues i post-punk-ut, do te formohen fale "nihilizmit pozitiv" te liderit Blixa Bargeld do te luajne nje "terapi te zhurmshme" (noise-therapy). Ky i fundit do te mbroje idene e ekstraktimit elementar te zhurmes/noise ne muziken rock/industrial dhe i gjithe projekti do te vazhdoje ne vijen e nje minimalizmi qe do te ekzekutohej nga artiste jo-muzikante.





















    Blixa (do te thote "te holla" duke iu referuar parave, ne fakt ketu flitet per emra fallso sepse jane qe te gjithe pjelle e mendjeve "te semura" te artisteve) shkruan tekste kryesisht ne nje tapet ekzistencialist dhe kampjonon zerin e tij me modele kafsherore dhe te fantastikuara (ndersa mezi pickon kitaren). N.U Unruh (emri ne gjendjen civile Andrew Cludy) nderhyn ne formacion me happening (forme teatri bazuar ne ngjarje dhe jo protagoniste) zhurmash dhuke u mbeshtetur ne ritmet tribale te Mufti F.M Einheit dhe nga basisti Marc Chung.

    Instrumentet jane plotesisht free, dmth ato ne dispozicion te grupit, ("demokratike" me kuptimin te mases) pothuajse te gjithe primitive: hekurishte, llamarina, xhama, uje, gjilpera e cdo mbetje industriale qe riprodhon zhurme te vecante, por te vertete. Ne thelb zgjidheshin posacerisht si instrumente tipik te degradimit urban te shoqerise. Nje lloj primitivizmi muzikor ose me mire zhurmues. E gjithe idea perforcohej nga format e teatrit (Blixa do te mbetet gjithmone i pasionuar), happenings dhe shfaqje turbulluese dhe mjaft te veshtira per tu regjistruar ne nje shirit studioje. Ingredientet kryesore ishin vegla pune te industrise metalmekanike, mjaft zhurmuese dhe ciklike ne ekzekutim. Debutimi do te ndodhe ne show-n e (1980), nje vend i braktisur, shnderruar ne qendren e eksperimetimeve avangarde te kohes ne Berlinin Perendimor. Neubauten njihnin mire manifestin e futuristit Luigi Russoli, me titullin "Untergang Show", "L'arte dei rumori", 1913, njohuri qe e shfrytezojne ne manipulimin e zhurmes ne studio.

    Shkak i fshehur i zhanrit te vecante qe formacioni do te perpunonte ishte shperthimi elektro-pop ne mesvitet '70 ne Gjermani te asaj rryme qe njihet me emrin Neue Deutsche Welle (edhe pse mund te perjashtojme shembullin e mire te DAF). Deklarata e pare "zyrtare" e ritualeve anti-pop do te jete albumi i debut Kollaps (1981). Gjithsesi do te kishin me shume se nje vit pothuajse qe kishin materiale origjinale. Pasi reputacioni ekzagjerues dhe unik ketyre shfaqjeje perhapet ne artikujt e revistave te artit ne Gjermanine Perendimore, grupi regjistron edhe gjurmet e para me Mongam Records per te kaluar me pas ne etiketen big te Zick Zack, etiketa me e forte ne skenen indipendent gjermane. Do te jene kjo periudhe qe do te pararendi albumin Kollaps (1981), manifestim i ideve origjinale te grupit ("Tanz Debil" do te misheroje frymezimet industriale). Do te shfrytezohen parimisht cdo burim zhurme i jetes industriale te perditshme: nga rrjedhja e ujit ("Negativ Nein"), tek zhurmat e makinerive automatike, tek carjet e asfaltit ("Steh Auh Berlin").
    Nga nje pikeveshtrim artistik, Neubauten perfshijne cdo teme qe perbente rrymen industrial, te ekzekutuar nga nje formacion i ri. Ndikimet kalonin nga minimalizmi elektronik, progressive, tek free-jazz e deri tek krautrock. Fale performencave shkaterruese dhe katastrofike te Blixa-s & shoke, fama e Neubauten kalon kufijte e Gjermanise (gjate nje shfaqjeje ne Kaliforni do t'i jape flake tastierave).















    Gjate turnese se pare londineze, mblidhet material per albumin fortesisht noise-industrial te Zeichnungen Des Patienten O.T. (1983) me gjurmet polemike, gati filmike te "Armeni" ndersa punohet njekohesisht edhe per 80-83 Strategien Gegen & Architekturen, antologji e veprave te para (permban "Kalte Sterne", "Schwarz"). Ne Zeichnungen Das Patienten O.T. vihet re teknikat e forta kitareske te Alexander Hacke (shpesh firmos edhe nen emrin Von Borsig). Vepra nuk mjaftohet vetem nga eksperimentet origjinale sonore te grupit ne ato vite, por do te jete edhe nje concept industrial me permbajtje dramatike dhe fije psikologjike. Duke u nisur qe nga titulli (vizatimet e pacientit O.T'), i cili i referohet Oswald Tschirtner, nje artisti skicofrenik austriak. Fragmentet zhurmues ilustrohen nga uleritje vuajtese (kryevepra "Armenia", "Abfackeln!"), gervishje mendore, djegie te mishit te njeriu, rrahje metalike periodike e shperthime zerash histerike. E para do te risjelle me mjeshteri tingujt tradicionale te Kaukazit brenda nje laboratori me inxhiniere terroriste qe cirren ndersa "permendin" torturat e nje genocidi te harruar nga shoqerite e huaja. Realizohet mrekullisht nga Neubauten duke u konsideruar si nje nga denoncimet me rrenqethese e te dhimbshme. Imagjinohen lehtesisht kufomat armene te hedhura ne varre te perbashketa poshte mbetjeve industriale te shkaterrimeve. "Styropor" ndjell shpirtra tribale me muziken gati ekzotike (flaut e perkusione) dhe te kenduarit ritual.
    Blixa perzien keshtu artet vizive (mjaft provokuese imagjinata qe buron nga tingujt qe degjohen), muziken dhe hetimet psiqike ne nje album qe tingellon akoma aktual.

    Projektet e fundit do te vazhdojne (sic pranojne edhe vete Neubauten nga website i tyre zyrtar) te analizojne marredheniet mes zhurmesh dhe qetesise ne muzike. Blixa do te vazhdoje te jete nje artist krijues, vegjetarian, te punoje ne projekte ambicioze e "te cuditshme" (si psh te beje nje album me fotot e te gjitha tualeteve te hoteleve ku ka fjetur vitet e fundit) e te shkruaje libra. Ndikimet e tij muzikore shkojne nga Can, Neu, Kraftwerk dhe Velvet Underground.

    I pyetur se perse Einstürzende Neubauten nuk perdorin me cekice pneumatike ne skene, Blixa pergjigjet:
    "Epo mire, ka qene gjithnje e kote te prisje nga ne dicka te tille.Kur me pyesin se perse tani nuk me pelqen te shkaterroj gjerat materiale, u them se ne ne fakt nuk kemi shkaterruar kurre asgje. Ajo qe ne shkaterronim ishin pre-konceptet e publikut, ne menyre qe te mos vinte ne koncert me paramendime. Nuk e kam menduar se ne jete do te shkaterroja skena, besoj qe keto ngjarje kane qene me teper raste/koincidence sesa veprime provokuese... si nje shenje qe ishim te gjalle".














    Ka akoma shume per te shkruar/diskutuar mbi kete formacion modern dhe eksperimental.
    Tekstet ekspresioniste te Blixa jane pothuajse te gjithe ne gjuhen gjermane, me pak perjashtime. Eshte nje kusht per te krijuar poezi origjinale, te cilat shpesh perkthehen me kujdes ne anglisht, por jane te pamundura t'i adaptosh ne te kenduar. Vemendje te vecante meriton logo simbolizuese e kulturave pre-kolumbiane/azteke, me nje skice njeriu me dy krahe e dy kembe (njera gjymtyre me e shkurter se tjetra). Ose derivimi i emrit si denoncues i ndertesave moderne te themeluara ne Berlinin e pas-Luftes se Dyte Boterore (nga 1945 e me pas).

    Formacioni do te jete ne krye te listes se emrave me iniciatore ne skenen industrial/indie duke eksperimentuar formulen e tyre origjinale qe konsiston ne perdorimit e (jo)instrumentave per te qendruar ne mes te tingullit dhe zhurmes.

    19 September, 2011

    SOLEX - CUT & PASTE NGA DYQANI I DISQEVE NE AMSTERDAM

    Solex is de naam van de Amsterdamse solo-artiest Elisabeth Esselink. Haar muziek is een combinatie van popmuziek, elektronica en geluidssamples.
    (Solex eshte projekti i solistes nga Amsterdami: Elisabeth Esselink. Muzika e saj eshte nje kombinim i pop-it, elektronikes dhe kampjonimit)

















    E vuri re vone qe dyqani i disqeve ku punonte, perfaqesonte nje miniere tingujsh dhe keshtu vendos te perpunoje vete nje numer te pafundme kampjonesh muzike te dores se dyte. Rezultati ishte ky album Low Kick And Hard Bop (Matador, 2001) i cili i tejkaloi shpresat e te gjitheve: nje kryeveper pop-i te lehte, plot fantazi e melodi.
    Ne sapo e degjuam, e bleme dhe i dhame voten 9/10.

    18 September, 2011

    ART OF NOISE - ARTI I ZHURMES

    Arti i Zhurmes:
    Ndonjehere artisti ka nevoje per ate te shkrete "fame" te perkohshme apo sukses te menjehershem, te pakten per te vetmin motivacion te vlefshem: leshimin e asaj muzike te brendshme, unike si menyre shprehjeje. E njejta gje do te ndodhte me Trevor Horn, liderin-ideator te mevonshem ne formacionin elektro-ambient te 'Artit te Zhurmes'.
















    Novacione me sfond ambjenti elektronik, pioniere te break-dance, pop-it eksperimental e ndikime nga Claude Debussy dhe rrenjet e futurizmit. Ja tek eshte prezantimi/historia i/e grupit eksperimental Art Of Noise dhe albumeve te tyre me kopertina vizatimesh teatrale:

    "This limited circle of pure sounds must be broken, and the infinite variety of “noise-sound” conquered".
    (rrethi i kufizuar i tingujve te mirefillte duhet te thyhet, keshtuqe varieteti i pafundme i "tingujve-zhurme" te mund te mposhtet)
    ... nga futuristi Luigi Russolo

    Projekti Art Of Noise merr forme ne Londer, ne rrethin e artisteve si Trevor Horn (pasi kishte shperthyer me suksesin e 'Video Killed The Radio Star' te Buggles e njekohesisht vokalisti i Yes) dhe ideve te reja qe perpunoheshin akoma ne mendjen 'elektronike'. Eshte fillimi i viteve '80 dhe tekniket e zerit ishin personazhet me te kerkuar nga grupet qe guxonin dhe qe tentonin te publikonin albume novatore. Te kshilluar nga gazetari muzikor, nje lloj anetari jo-muzikant i te rinjve Art Of Nose, Paul Morley, emrat e Anne Dudley, J.J Jeczalik dhe Gary Langan do te ndihmonin Horn te hidhte ne nota e eksperimente sonore idete 'e cuditshme' qe kishte per qellim. Nga ky sfond paraprak formohen Art Of Noise, ne vitin 1983 ne Londer. Fillimisht mbrohen nga etiketa e re e te njejtit Horn me emrin ZZT (Zang Tuum Tumb), e cila perurohet me extendet playing Into Battle With The Art Of Nosie. Fale ritmeve sintetike elektronike te 'Beat Box', e cila te ben per vehte me nxitje te parezistueshme kercimi ne drejtime dada. Gjurma, ose me mire suita me fantastike qe nuk kishte kurrsesi rivale ne ate periudhe, do te ishte 'Moments Of Love', xhiro ciklike melodike dhe te riiteruara mrekullisht nga tastiera prezantuese. Do te shnderrohet ne nje 'torture' instrumentale, e destinuar per te duruar ne kohe dhe per tu degjuar ne momente delikate te interaksionit human.

    Momente dashurie:
    Art Of Noise (emrin nga futuristi italian Luigi Russolo dhe manifesto i tij) do te perfaqesojne projektin me origjinal, fantsatik qe qarkullonte ne rrymen ambient dhe ne kohen kur te gjithe dukeshin se mund te riprodhonin muzike me baze synth-i, edhe pa asnje ide ne koke. Gjurma 'Momente Dashurie' eshte impresionuese, e mprehte dhe delikate si nje veper surrealizmi, frymezuese per imagjinate romantike apo episode flirtues. Suksesi i "turpshem" kalon me publikimin e albumit e shkelqyer debut Whos' Afraid Of The Art Of Noise? (ZZT, 1984), ne te cilin propozohen gjurme te njejta dhe kompozime te reja (kush ka frike nga arti i zhurmes?). Nje nga keto gjurme me fat eshte dhe 'Close (To The Edit)'. 'Beat Box (Diversion One)' do te ishte gjurma qe do te vihej me shume nga dj neper diskoteka. Eshte triumfi i tingullit artificial, atij krijuar me kompjuter, ku elektronika minimaliste dhe dukshem e thjeshte nuk ishte bajate, mbarte koncepte dhe kalime muzikore interesante. Tingujt ishin vetem ne aparence te ftohte sepse elementi kryesor ishte komplikimi spiral i zhanreve, cikli gjithnje i ndryshem. Ne fakt Horn ishte shume perpara me perzierjen e vecante te funk-ut, pop-it, jazz-it dhe dance music. Ishte paraardhesi i pop-it eksperimental. Gjurma eshte melodike, delikate si asgje tjeter dhe intime ne te njejten kohe (do te pefshihet ne mjaft compilation chill out).
    Ne fakt marifeti i pothuajse te gjithe diskografise se grupit ishte te kombinonte te gjithe pikat e manifesto-s te futurizmit dhe te kishe fantazi kampjonimi te rralle (kjo e fundit nuk i mungonte aspak katershes se Art Of Noise!). Asnje nuk do besonte se synth-pop-i mund te ishte kaq i "cuditshem" dhe me nivel sonor kaq abstrakt. Albumi ne fjale eshte padyshim nje pjese e rendesishme e historise se muzikes.

    16 September, 2011

    STELLA - FILMI FRANCEZ QE PASHE MBREME






    "Stella eshte nje nga ato filmat qe po t'i tregosh duket sikur po tradheton te verteten..."












    Regjia: Sylvie Verheyde
    Aktore: Karole Rocher, Benjamin Biolay, Guillaume Depardieu
    Viti: 2008, France

    PENTAX SHKREPI PER MUA - MY PENTAX SHOT FOR ME

    Blue Pattern (motiv blu) / Water, Glass and Lights (uje, xham dhe drita) / Moving (ne levizje) / Letters In Blue (shkronja ne blu)




































    13 September, 2011

    BISHTI I BARDHE

    Bishti i Bardhe
    Zogj metalike
    siper ne lartesi
    fluturojne
    ne pemet pa gjymtyre
    Jehonat e tyre
    neper kutite e vogla
    atmosferen unazojne
    Mrekulli krijojne
    pa na lajmeruar
    Me cizme mes
    mbeturinave te tregut
    Symbyllash
    vetmine tone ndjejme
    Te ulet
    Vullneti i vertete
    tregoi fytyren e tij
    Por vetem per nje çast
    fatkeqesisht
    Valet e huaja
    diten flakin tutje
    Nga drure te vdekshem
    ngrohemi cdo mbremje
    Lule blejme
    Nuk besojme as tek magjite
    Shpirtrat tane
    kycur ne kafaze te ndryshkur
    si kanarina veprojne

    [ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', dhjetor '10 ]

    08 September, 2011

    FISH TANK - TE MARRESH ME TE MIREN NGA JETA




















    Fillimisht, sa per te terhequr vemendjen: ka marre Cmimin e Jurise ne Kane ne 2009.
    Drame sociale qe konsumohet ne periferine e Londres, ku ne qender eshte lidhja eme-e-bije. Evidente zgjedhja e regjizorit per te xhiruar me kamera ne dore dhe vendosje naturalistike e gjithe filmit.
    Adoleshence e veshtire ajo e Mia-s, me nje karakter te forte, perplases, antikonformiste, e cila jeton ne nje ambjent te zhurmshem (me festat e se emes nate-per-nate ne shtepi!), e qe nuk hapet me askend per arsye injorimi. Loach, e ema (aktorja Kierston Wareing), e kalon jeten e saj te shoqeruar me burra te rastit ne shtepi, mes dyzina shishesh me alkol dhe pa asnje shoqe te vertete. Ekonomia e varfer qe karakterizon zonen (Essex) ben qe te mos kete shume gjera per te kaluar pasditen per Mia-n. Kjo e fundit, detyrohet nga mosdegjimi te shfryhet ne veprime te dhunshme (goditje me koke shoqes duke i thyer hunden!) e te akumuloje inat e urrejtje kundrejt te gjitheve atyre qe e rrethojne, perfshire te emen.

    Ndodh qe njihet me nje burre (Connor), te cilin e ema e pranon ne shtepi dhe fale ndjeshmerise se ketij konsolidohet njefare konfidence, duke i rrefyer keshtu edhe pasionin e saj me te fshehte: kercimin (ah, kolona sonore shpalos nga rock'n roll i James Brown e deri tek rap-i i Eric B & Rakim). Te bashkejetosh perdite brenda kater mureve ben qe mes Mia-s dhe Loach te ndizet xhelozia tipike qe shperthen me nje konsumim raporti seksual midis Connor dhe Mias. Arritja personale e Mia-s, te beje per vete Connor, ka me shume rendesi se cdo gje tjeter. Eshte zevendesimi i figures patriarke, bindja se nena eshte e papjekur dhe e pazonja te jape nje edukim te mirefillte.
















    Mes shqetesimit psikologjik dhe turpit, Mia deshiron te zbuloje se kush eshte ne te vertete ‘ky’ Connor dhe fshehtazi meson se eshte i martuar e me femije.
    Hakmarrja eshte automatike (marrja peng e vogelushes se Connor-it) dhe ndoshta ne kesisoj situatash eshte me mire sepse te con drejt e tek zgjidhja: nje rifillim te ri dhe hapje horizontesh, aq shume te domosdoshem per adoleshenten Mia. Deshira e Mia-s per tu aratisur me nje kale te lduhur me zinxhire personalizon nje mikrokomos te ikjes nga realiteti i perditshem (uji), i cili nuk ofron shume per kete ‘peshk’.

    Regjizorja Andrea Arnold ka preferuar te luaje rolin aktorja debutante (Mia eshte e adhurueshmja Katie Jarvis ne filmin e saj te pare!) dhe nuk bie asnjehere ne narracione makininesh, ruan progresin dramaturgjik, megjithese humb pak nga liria dhe estetika ne minutat e para te filmit, por le te flase vete telekameren (kemi pershtypjen se telekamera i ndjek hap pas hapi aktoret), pershkruan e njeh mjaft mire personazhet, vendet dhe na fal momente mrekullisht te bukura kur ngadaleson skenat (kercimin e Mia-s me ‘California Dreaming‘ perpara Connor-it, psh). Filmi nuk i frikesohet thjeshtezimeve dhe trasmeton gjithmone cdo detaj ne marredheniet e tre protagonisteve. Per ata qe do ta shohin ne gjuhen origjinale (nje british te forte!) do te verejne sesa shume zhargone perdoren, pikerisht per te dhene impaktin e vertete e jetes ne ato lagje.
    Dinamikat e ketij akuariumi (fish tank) jane unike dhe perfaqesojne proven sesi mund te behet nje film me nje teme kaq te veshtire e me aktore jo-profesionale (pa llogaritur Michael Fassbender qe luan Connor).
    Fish Tank eshte nje denoncim social dhe lutet per nje vezhgim me te perpikte realiteteve urbane.

    07 September, 2011

    I FEEL LOVE - NE PISTEN E KERCIMIT

    Nje nga kenget me revolucionare te viteve te fundit (viti i publikimit: 1977). Sic ka thene guru Brian Eno (se per ne eshte guru) 'do te ndryshoje pergjithmone boten e muzikes, mbi dhe nen pisten e kercimit'. Zhanri elektro alla-Kraftwerk (ka dore edhe Moroder ketu!) ben qe dansit, houzit e teknove te ardhshmet do t'i hapeshin rruget kollaj per t'i bere njerezit te kercenin (me klas mos harrojme!).



    Kjo cover nga Black Strobes (jane ata te kolones sonore te filmit RockeNRolla) e 'I Feel Love' (fale dives Donna Summer) risjell edhe njehere disco-music ne nivele te larta.
    Aristokracia e pistes se kercimit po therret!

    06 September, 2011

    NINA DHE POEMA ELEKTRIKE

    Vere spinen
    I rrotullohem vrimes (...)
    si shamani per shi
    qiellit i lutet
    Kokrrizat e pluhurit
    me corapet e hirta
    u puthen
    Muzika
    vdekjen e veshit
    paralajmeroi
    Si tanku
    kur pas bombardimit
    kalon
    Shtypen e ringjall
    Ecen ne trotuarin me gropa
    Duhet ta dish:
    'I dashuri yt, vrasesi yt'
    E te mendosh
    se te njejten gjuhe
    keni folur...
    Dua fqinjen tim - Dua edhe pushken time
    Flokekuqja
    ne te djathte ulej
    Duarkryq rrinte Nina
    Ere lengjesh organike...
    Fatale
    poeme elektrike!

    [ marre nga vellimi 'Porta e Qilarit', dhjetor '10 ]

    TOO DRUNK TO FUCK

    E kush nuk e ka provar te pakten njehere?
    Sigurisht qe preferojme versionin origjinal, po vendosem kete te Nouvelle Vague, thjesht (ose gabimisht!) per te afruar me shpejt me muziken punk ato 'kukullat' qe ne dhomen e gjumit vishen gjithnje me muzike ne sfond.
    'Mjaft i/e pire per te palluar': nuk ka nevoje per prezantime, jane Dead Kennedys, ndoshta grupi me i madh hardcore-punk ne Sh.B.A.
















    Jello Biafra's (ish liderit) do t'i pelqente besoj. Gjurma perfaqeson piken ku bossa-nova takon punk-un, jo keq, eh, si kombinim? Atehere cfare prisni, nxirrni corapet dhe alkolin e fshehur! Sonte do dalim.

    DALEK: HIP-HOP ASHTU SIC NUK E KENI DEGJUAR KURRE

    'Ne pergjithesi te gjithe kane tendencen per te harruar. Ne fillimet e tij hip-hop-i ishte forma e artit me avangarde qe ekzistonte ne kontinentin amerikan. Sot kushdo mund te beje dj, por ne ate kohe asnje nuk e dinte se c'do te thoshte fjala... Nje dj, shtoi dhe nje poet (master of ceremony) dhe do te perftosh nje forme muzikore qe rilidh jazz-in e pare spoken-word (vetem me te folur). Hip-hop-i ka perfaqesuar gjithnje nje gjuhe qe gllaberonte gjithcka qe e rrethonte ate. Hiphopper-at e pare nuk kishin frike nga asgje, provonin gjithnje dicka te re, luanin muziken qe preferonin (...)'.
    (nga nje interviste me Dälek, 1998)
















    Degjonin grupe si Faust, Velvet Undeground, Can apo te tjera me prejardhje nga krautrock-u gjerman. Ne fakt keto nuk kane te bejne aspak e ntyren e piset te muzikes se Dalek, por ndikimet jane te paevitueshme dhe te pajustifikueshme (sikur te mos ishin dashur kaq shume nga grupi keta supergrupe!). Efektet, ndotjet dhe te reajt jan te panumerta.
    Me albumin debut Negro, Necro, Nekros (1998), nje kryeveper absolute ne artin e rapper-ave dhe te te berit muzike hip-hop (megjithe degjenerimet dhe gjurmet bajate qe degjoheshin neper tv muzikore).  Bashkepunojne vetem me etiketa te vogla, te panjohura ne kohe (si psh Gern Blansten) dhe perfshijne ne repertor suite te gjata (mendoni se nje pjese ne album titullohet 'Three Rocks Blessed', zgjat me shume se shtate minuta dhe perfundon me improvizime dhe nxitime te tablas indiane!), zhurme me sfonde ritmike. Rapping serioz, nese mund ta quajme















    Nje arritje spektakolare (me kuptimin e vertete te fjales! ketu levdatat nuk aspak te tepruara!) jane pothuajse 11-minutat e 'Images of .44 Casings': cikel pafundesisht i hekurt, leviz ne sfond si nje sharre/disk elektrik/e qe mbaron rrotullimin e rikthehet serisht, fjalet jane rrefyese, te qarta, aq sa nevojiten per te krijuar nje nga gjurmet me novatore ne hip-hop (nese e ruan akoma kete terminologji!).
    'Imazhe, miliona imazhe, ja me cfare ushqehem une...'. Gigante te llojin e vet, ne te pakten i kemi shume borxh!
    http://www.myspace.com/dalek

    05 September, 2011

    RETROMANIA E SIMON REYNOLDS

    Arsyetim i gjate i Simon Reynolds (lindur ne Londer ne 1963), njeriut qe te gjithe e njohin si 'ai qe shpiku termin post-rock' me librin e tij te fundit: 'Retromania'.















    Tema kryesore eshte 'fundi i muzikes' (vdekja e veshit meqe ra fjala!): debat qe kalon mespermes nostalgjikeve te rockut, dubstepit, Botes se Trete, hipnagogjikeve, mediave te reja, web-it, free-license, open-source apo une-shkarkoj-me-emule-ne-mp3...
    Kapaciteti narrativ dhe metodika bejne qe Reynolds (tashme i njohur per ne qe kemi ne librarine e dhomes kryevepren 'Post-Punk Rip It Up') te shquhet si me moderni dhe si superkritiku me aktual ne muziken e sotme dhe e asaj qe do te degjojme ne te ardhmen.
    Nje parashikim i perpikte dhe i plote. Me kusht qe dikush te ulet e ta lexoje!

    02 September, 2011

    HIPNAGOGJIK - NEON INDIAN ME DEADBEAT SUMMER

    Iluzioni hipnagogjik i ka rrenjet heret ne vitet '80, fale agjerimeve te gjata dhe ushqimit me kokrra halucinagjene. Artiste te shumte i kane dedikuar karrieren dhe krijimtarine (artificiale?). Mund ta pershkruajme si esenca e tepert e frymezimit. Rrok larg, atje ku fantazia merr nuanca te huaja, te alienizuara dhe realiteti jo vetem humb, por nuk merret parasysh as si mundesi.















     
    Gjendja hipnagogjike njihet nga mjeket dhe eshte hapi i ndermjetshem/tranzicion mes gjumit dhe te qenit zgjuar. Eksperience e trupit dhe e mendjes. Merr nga endrrat dhe i shton ketyre ndjesite paralizuese te shqisave: te parit, te degjuarit dhe prekjen, por ne mungese te ndonje stimulit real. Per tu provuar!

    Duke e perkthyer ne tinguj: nje seri muzikantesh amerikane, te dashuruar me teknikat analoge te viteve '80, italo-disko (e mbani mend Moroder?), kitsch, synth-pop, videogame dhe muzika nga videokasetat e blockbuster-ave (filmi Be Kind Rewind me Jack Black!). Tradita do qe cilesia te jete ajo lo-fi.
    Nje nga emrat e shumte qe kemi me perzemer, brenda kesaj kusie qe zien akoma, jane Neon Indian: endrra me sy hapur! Perfytyroni adoleshentin qe e ze gjumi para tv (natyrisht plot ngjyra te forta!) me joystick-un ne dore dhe polaroid te varur ne mure...

    Titujt ne albumin Psychic Chasms (2009) te japin shpejt idene e nje udhetimi ngarkuar me kokrra me ngjyra ('Should Have Taken Acid With You '), shirita kasetash te ngjitura me ngjitese te tejdukshme, diell te forte veror ('Deadbeat Summer') siper terracave dhe neonet qe ndricojne naten jashte lokaleve. Mendja fluturon, pulsacionet udheheqin, danca hipnotike fton, elektronika/power-pop luhet kthyer mbrapsht ne stereo ('6669 (I Don't Know If You Know)'), melodi te buta qe mposhtin makthe nokturne.

    Ka per te gjithe me keto perbindesha te rinj. Gati per te luajtur?

    01 September, 2011

    I LOVE LOMO - MOS MENDO, SHKREP!

    Ka nje 'mode' kohet e fundit qe po luan mendsh te apasionuarit dhe nostalgjiket (perfshire mua!) e filmave te vjeter ne boten e fotografise: quhet Lomografia.


    Stili nenkupton foto te shkrepura ne menyre te menjehershme, jo te persosura, ndoshta te djegura, me hije e drita te mbiekspozuara. Jo me kot i binden urdherit 'shkrep dhe mos mendo!'. Ne kete menyre perjetesojme ato momente intime, spontane dhe personale qe aq shume i kerkojme ne fotografine dixhitale.
    Protagoniste e kesaj levizje, nisur ne fillim te viteve '90 e qe vazhdon te perhapet edhe sot, eshte nje aparat fotografik me film 35mm te quajtuar LOMO (LC-A).
    Karakteristika me e vecante e saj eshte trupi plotesisht plastik ('plastic power'), nje fokale prej 32mm dhe me shndritshmeri relativisht te vogel. Projektuar nga nje inxhinier sovjetik (ja pse edhe kosto e arsyeshme!) paraqet perreth fotos nje 'efekt tuneli', dallues per kedo qe i njeh.
    Nuk eshte e vetmja lomo (Diana F+, Holga 35mm, Sprocket etj etj...).

    Moda e vonshme eshte kthyer ne nje lloj feticizmi super cool, fale dy studenteve austriake nga Viena te cilet i dhane emrin ketij fenomeni: Lomografia.
     
    Te shkrepesh spontanisht, te improvizosh ne cdo moment, ne cdo pjese te dites, nga afer dhe me autoshkrepje manuale, dy-a-me-shume-mbivendosje, me efektin fisheye, pa pare fare ne objektiv. Pa u shqetesuar per kurrfare rregulli qe permendet neper manualet e fotografise se sotme. Underground dhe unike!
    Rezultati i ketij pasioni jane grupet e shumte ne rrjetin flickr, facebook, web-magazine, global community, aplikacione simuluese per smartphone, te cilet ndajne imazhe dhe ballafaqohen mbi design, stile dhe nenkulturen analoge.




















    Toy camera sepse ngjasojne me nje aparat kalamajsh, ngjyra-mgjyra dhe funksonojne me filmat tradicionale. Retro-chic perfaqesojne nje shije jo-komerciale te te berit foto!
    Ajo qe duhet ne kohen ku cmimet e larta percaktojne (gabimisht) cilesine ne modernizem.
    Ne padyshim, jemi te dashuruar qe me shikimin e pare! Cilin e ka marre malli te shkoje e te laje filmin tek fotografi?














    E detyrueshme (dhe kenaqesi!) t'i hedhesh nje sy faqes zyrtare, nga ku kemi marre hua edhe imazhet ilustruese: http://www.lomography.com/